E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD për zgjedhjet: Qeveria po manipulon procesin

Partia Socialdemokrate është shprehur sot e alarmuar se qeveria po përgatit manipulimin masiv të zgjedhjeve të 28 qershorit. Përfaqësues të kësaj partie thanë se qeveria po injoron thirrjet e vazhdueshme të ndërkombëtarëve. 

TIRANE- Partia Socialdemokrate ka shprehur sot shqetësimin e saj lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme elektorale në vend, duke akuzuar kështu kryeministrin e vendit Sali Berisha, se po përgatit skenarë të radhës për manipulimin e rezultateve.
Gjatë një konference për shtyp përfaqësues të kësaj force politike u shprehën se “në funksion të kësaj, Berisha po saboton procesin e prodhimit e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike me qëllim që ta bëjë të pamundur pajisjen e shtetasve në kohë me këto dokumente të nevojshëm”.
Gjithashtu PSD-ja i ka bërë thirrje qeverisë të mos injorojë thirrjet e ndërkombëtarëve.
“Kjo qeveri duhet ti kuptojë qartë mesazhet dhe paralajmërimet e bashkësisë ndërkombëtare. Berisha të qëndrojë larg skenarëve të manipulimit të votës. Do apo nuk do Berisha më 28 qershorë shqiptarët do të votojnë të lirë për të fituar një qeverisje të ndryshme dhe më të mirë” tha më tej përfaqësuesi i PSD-së në një konferencë për shtyp. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›