E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter Papes Ende pedofile mes nesh

Një letër jo e zakontë i ka mbërritur Papa Benediktit të XVI. Vjen nga Malta, e shkruar nga viktimat e priftërinjve pedofilë me një mesazh shumë të qartë:

“Jemi te shqetësuar sepse ata priftërinj shihen ende nëpër rrugë, me po atë veshje”.

Viktimat kujtojnë takimin që patën me Papa Benediktin e XVI në prill të vitit të shkuar në Maltë, përlotjen e tij, përballë rrëfimeve të tyre dhe jetëve të damkosura në emër të Zotit.

“Çdo gjë ka mbetur si më përpara”, thonë ish-djemtë e jetimores në Santa Venere në Maltë, të detyruar të vishen si gra apo të durojnë netëve, perversitetet seksuale të priftërinjve.

Në Maltë proçesi kundër tyre, pas shtatë vjetësh, nuk ka përfunduar ende.

Këto ditë, avokati i disa priftërinjve i ka paraqitur një kërkesë Gjykatës Kushtetuese në Maltë, duke kundërshtuar ekspozimin e tepërt mediatik të klientëve të tij, të cilët nuk janë gjykuar ende.

Kjo është cilësuar si një artificë ligjore, për të marrë kohë përpara proçesit ligjor.

Pas vizitës së Papës, priftërinjtë vazhduan të vetëshpallen të pafajshëm, megjithëse kur janë marrë në pyetje nga policia kanë pranuar gjithçka.

Ende nuk ka nisur gjyqi kishtar, ndaj misionarëve të Shën Palit, urdhrit të cilit i përkasin priftërinjtë e akuzuar, Carls Pulis, Konrad Skiberras dhe Xho Bonet.

Viktimat e abuzimeve nuk kritikojnë Papën, përkundrazi e falendërojnë për kohën që ai u dedikoi gjatë vizitës në Maltë:

“Në Maltë, kisha, pushteti politik dhe gjykata janë një gjë e vetme, për këtë na ndihmoni ju”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›