E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohen me e-mail

Askush se kishte menduar se kompania do t’i flakte kaq thjeshtë përmes një email-i, aq më tepër në Ditën e Falenderimeve. Këtë zgjidhje përdori kompania franceze e prodhimit të ilaçeve “Sanofi Aventis” që operon në Shtetet e Bashkuara.

Lajmi është publikuar ditë më parë nga “Hafington Post”. E gjitha nisi më 25 nëntor.

Në postën elektronike të qindra nëpunësve mbërriti një e-mail që niste: “Gwzuar Ditën e Falenderimeve! Jeni të lutur të merrni këtë numër më 2 dhjetor dhe jo më përpara. Disa mund të telefonojnë në orën 8 të tjerë në orën 8:30 minuta”.

Shumë prej nëpunësve menduan se ndoshta bëhej fjalë për një spostim brenda kompanisë, një mënyrë jo fort e këndshme, por për amerikanët që janë mësuar me lëvizjet, nuk përbën problem.

Shkoi më keq për të gjithë ata që telefonuan. Një zë i prerë u thoshte që ishin të shkarkuar dhe të largoheshin menjëherë nga puna. Të gjithëve, së paku, ju garantua paga në fund të dhjetorit.

Fill pas kësaj një kompani tjetër, e ngarkuar nga “Sanofi” u mor me dorëzimin e makinave, kompjuterave, celularëve apo të dhënave të tjera të ndërmarrjes.

“Sanofi” u mundua ta shpjegojë këtë duke thënë se ishte i nevojshëm një organizim i shpejtë i filialit dhe e-maili ishte zgjidhja e vetme.

Por në qendër të kritikave ishin marrëdhëniet publike të kompanisë dhe u ngrit pikëpytja: Përse “Sanofi” që zgjedh një staf të arsimuar dhe specializuar duhet të marrë këtë masë kundër tij, e aq më shumë në një ditë pushimi?

Një prej punonjësve, e marrë në punë një vit e gjysmë përpara shkarkimit, nuk mund të vërë gjumë në sy, pas asaj që i ndodhi, por për fat të keq - siç ironizojnë mediat – “Sanofi” nuk ofron dot shërbim të automatizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›