E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Leter Zotit” Nga Frrok Cupi

Para dy ditesh, dikush prej nesh (dmth., nje bashkeqytetar me ne), i ka shkruar leter Zotit. As dihet ku eshte letra, as pranon “Zoti” se eshte Zot. Nga Europa thane se as kane marre leter dhe as jane keta ne Akropol; askush nuk eshte ne Akropol tani. Mirepo njeriu ketu poshte po kerkon te njohe Zotin si person
Ngjarja ndodhi para dy a tre ditesh. Nje njeri me formim e kocke a-Teiste, kryetar i Partise ish-Komuniste (sot Socialiste) shkroi nje leter per atje Lart. Letra i iu drejtohet disa personaliteteve te Bashkimit Europian, Keshillit te Europes, Parlamentit Europian dhe grupimeve politike ne Europe. Thelbi i letres ishin “punet e veta”, por mbeshtillej me nje zarf sikur po shkruante duke u lutur per grigjen popull. “Faleni o perendi kete tufe njerezore, lereni te hyje ne Europe, lereni te shkreten tufe, se une po shikoj kendej nga Lart”- dukej se thoshte letra. Por edhe ne realitet keshtu shkruante kryetari i PS (ish-komuniste), fjale per fjale “ju lutem leni viza te lira”. Me te tijet, humane, ben punen e djallit ne toke.
Nje paradoks dhe nje kompleks i shumefishte mes vetes dhe Zotit: Here njeriu kryetar shfaqet si njeriu Zot, here ngaterron Panteonin, here fronin e Zotave, here barazohet me zotin. Ja keshtu ka reflektuar Letra e fundit e shefit te Socialisteve (ish- komuniste) drejtuar perendive ne Bruksel dhe Strasburg. Askush ne demokracine liberale nuk shkruan letra ne zyrat e larta te Evropes per ceshtje te hapeta te demokracise dhe shtetit. Kompleksi i inferioritetit i ish-komunisteve te Lindjes ne raport me Zotin nuk eshte hera e pare qe ndodh: nje pjese e byroisteve komuniste, nga ateiste u kthyen ne besimtare, madje deri prifterinj ose punetore kishe. Edhe ngaterrimi i fronit te Zotit me fronin e politikaneve me te larte, ka ndodhur; sepse keshtu ishte vete struktura komuniste: ne vend te Zotit ndodhej Komiteti Qendror, dhe e kunderta. Por qe nje shef partie ardhur nga regjimi i vjeter, te drejtoje gishtin nga Zotat dhe te urdheroje “beni keshtu e ashtu me grigjen time poshte”; kjo nuk ka ndodhur kurre.
A mund te barazohesh me Zotin ose edhe ta njohesh Zotin si person?
Njeriu nuk e paska te pamundur ta beje edhe kete, njeriu ben gjithcka. Drejt “Zotit si person” shkohet hap pas hapi; dhe ai qe e ben kete, ne fund nuk kupton pse qeshin rrotull, nuk kupton as se c’marrezi po ben. Te pakten kur ndjek me vemendje cfare po thuhet e cfare po ndodh pas qershorit te vitit 2009, kur mbaruan zgjedhjet parlamentare, atehere kupton absurdin. Ne fillim pranuan si “zgjedhje shume te mira”, pastaj thane “jo”, me vone kerkuan kutite, pastaj kerkuan qeverine, kerkuan fronin e larte por pa vote. Pastaj e njejta gje ndodh me te quajturit analiste, me politikanet pa cipe, me servilet e shkrete, etj. Te gjithe kerkojne te njejten gje...
Ne thelb eshte vene ceshtja “duam te pamunduren, ta njohim Zotin si person”.
Dikush thote se eshte i mire, dikush jo; atehere ta gjejme. Dikush thote se eshte bujar e dikush jo; atehere ta zbulojme... Ja kjo eshte, ne thelb. Partite e opozites qe mbeten pa pushtet ne zgjedhjet e qershorit 2009, kerkojne “Zotin” ta shikojne dhe ta peshojne. Politika e mbetur pa pushtetin kryesor kerkon te hapen te gjitha kutite e votimit, por edhe Europa te vije te kontrolloje “gjilperen”. Sipas eksperteve te procedurave te votimeve, per te bere kete pune duhen te pakten kater vjet. Vetem per t’iu hedhur nje sy materialeve te votimit (qe eshte procedura me e thjeshte me te cilen opozita nuk eshte kenaqur) nevojitet nje kohe prej dy vjetesh. Per te kerkuar “Zotin si person” brenda kutive duhen syte dhe angazhimi i dy milione votuesve dhe i dy milione te tjereve qe jane kureshtare.
Pa mendojeni sikur shumica e njerezve te hynin papritur ne psikozen e semure te kerkimit te “Zotit si person”?! Cfare kaosi, cfare tmerri!... Studentet dhe anetaret e konferencave do te detyroheshin te ngriheshin sa here hyjne profesori apo ministri dhe ky iu kerkon: “nxirrni xhepat se me ka humbur portofoli”. Ne krevatet bashkeshortore do te kerkohej nga mbremja ne mengjes cila fije e dyshekut eshte ters. Ne varrezat e qytetit do te hapeshin gjithe qefinet per te gjetur varesen qe i ka humbur mbretereshes para gjashtedhjete vjetesh. Violinistja e shquar qe dje luante Vivaldin ne “Primavera” do te persekutohej ku e ka harruar “Vjeshten”. Shkrimtaret me te lexuar do te ndiqeshin skute me skute per te deshmuar cili eshte dashnori i asaj gruas sipas skenes qe ka pershkruar ne roman...
Cfare kaosi do te perplasej maleve e fushave duke kerkuar “Zotin si person”.
Po sikur te kerkojne neper rafte, ata qe kane libra, si eshte shkrimtari i preferuar, c’femije ka, a i ka ilegale, a e ka rrahur gruan, po alkool pi?... A nuk u moren me Kadarene nja dy vjet, apo dhjete vjet?...A nuk mund te merren me Tolstoin, psh.?!
- Kur lexon nje roman, per shembull “Ana Karenina”, a mendon per shkrimtarin?
- E kam lexuar
- A merr disa te dhena per shkrimtarin kur lexon librin?... Per shembull sa vjec ishte kur e shkroi? Cilen dashuronte? Cfare mendonte per prinderit?
- Sigurisht jo, nuk mund te behet keshtu me shkrimtaret- eshte pergjigjur filozofi bashkekohor Jostein Gaarder.- Biografia si person eshte tjeter gje nga romani i shkrimtarit.
Se atehere, sipas “Zotit si person” apo sipas idese se “Zotit i shkruajme leter dhe ai zbret te grigja, do te dilte qe Leon Tolstoi ka dyshime; ai here eshte quajtur edhe Leo, edhe Lev. Pse valle? Pastaj, babai quhej Nikolayevic apo Nikola? Pse adhuronte rezistencen paqesore, dhe jo luften? Pse shkroi librin “Mbreteria e Zotit eshte mes jush”, apo pse kishte interesa me Mohatma Ghandin? Ohu, c’pyetje..., sidomos pas greves socialiste qe e shpalli heretik Mohatma Ghandin dhe paqen!....
Keshtu ndodh edhe me Zotin. Disa e njohin permes Bibles, por ka edhe nga ata qe e njohin natyralisht. Edhe vete Aristoteli e pranoi ekzistencen e Zotit, por nuk hyri te germoje biografine e Zotit dhe as merret me pershkrime te tjera rreth Zotit. Mjaftoi vetem Bibla dhe mesimet e Jezusit. Sikur ta kerkonte me rrenje dhe “si person”, as vete Aristoteli nuk do te ishte Aristoteli qe eshte. Ose boten do ta kishte bere lemsh duke kerkuar “Zotin si person”.
Para dy ditesh, dikush prej nesh (dmth., nje bashkeqytetar me ne), i ka shkruar leter Zotit. As dihet ku eshte letra, as pranon “Zoti” se eshte Zot. Nga Europa thane se as kane marre leter dhe as jane keta ne Akropol; askush nuk eshte ne Akropol tani. Mirepo njeriu ketu poshte po kerkon te njohe Zotin si person.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›