E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati, si alternative e fshehjes se krizes

Mimi Kodheli, Nenkryetare e Komisionit te Ekonomise
Sot ekonomia shqiptare eshte ne veshtiresi te medha pavaresisht nga retorika qeveritare, veshtiresi qe madje perkeqesohen si pasoje e kesaj retorike e cila nuk merr parasysh realitetin e krizes, por vetem nje qendrim politiko-elektoral pertej cdo te vertete.
Opozita shqiptare nuk eshte e interesuar te perkeqesoje krizen ekonomike sic thote lart e poshte kryeministri i vendit. Perkundrazi, si alternative e vertete qeverisjeje, ajo eshte tejet e shqetesuar per drejtimin qe ka marre ekonomia sidomos ne dy vitet e fundit, si pasoje e keq-qeverisjes dhe papergjegjshmerise me financat publike e shifrat ekonomike. Nuk eshte opozita shqiptare qe e ka renditur Shqiperine te fundit ne imagjinaten e saj, perkundrazi eshte papergjegjshmeria e Sali Berishes qe e ka degdisur Shqiperine te fundit ne pothuaj te gjithe treguesit ne krahasim me rajonin. Nderkohe qe biznese e te punesuar vuajne renien e te ardhurave te tyre, mungesen e politikave mbeshtetese nga ana e qeverise, dhe perkeqesimin e standardeve te jeteses, sic tregon edhe studimi i ACIT.
Banka Boterore, Fondi Monetar Nderkombetar, BERZH, Eurostat e shume aktore e faktore te tjere te rendesishem, kane treguar ne me shume se nje rast, shqetesimin e tyre ne lidhje me krizen. Partia Socialiste i ka ngritur keto shqetesime ne emer te te gjithe shqiptareve, te majte e te djathte, qe vuajne sot keto pasoja te keqmenaxhimit e abuzimit me financat publike.
Por ne vend qe qeveria te hapte nje debat te gjere me eksperte vendas e te huaj mbi zgjidhjet per krizen, ajo ka zgjedhur te perfshihet ne betejen e turpshme te fshehjes se te vertetes ekonomike te vendit.
Nuk jane vetem raportet e huaja dhe vendase qe e tregojne Shqiperine ne krize dhe te fundit ne rajon per: investime te huaja, te ardhura per fryme, korrupsion, shtet ligjor etj.
Vete veprimet e qeverise sot flasin shume qarte per krizen qe kryeministri nuk do ta pranoje. Ndryshimet e perseritura ne legjislacionin tatimor, debati ne lidhje me skemen e pensioneve, borxhet e njepasnjeshme qe qeveria detyrohet te marre per te shtyre edhe disa muaj, mos plotesimi i te ardhurave tatimore dhe ndryshimet ne buxhetin e shtetit, rritja e cmimeve dhe zhvleresimi i monedhes vendase flasin me qarte se cdo apologji e munguar nga qeveria, mbi veshtiresite ne te cilat ndodhet sot ekonomia shqiptare e bashke me te edhe ekonomite e shumices se familjeve te shqiptareve.
Ne emer te te gjithe ketyre shqiptareve, atyre qe nuk e kane te tashmen te tyre ekonomike te lidhur me mireqenien e oborrit te pushtetit, Partia Socialiste i ben edhe njehere thirrje Sali Berishes per transparence me shifrat e ekonomise dhe politika te pergjegjshme ne sherbim te ekonomise, e jo ekonomi ne sherbim te politikes. Cdo shqiptar kerkon sot te dije se cfare do te ndodhe me te ardhmen e tyre e te femijeve te tyre. Kriza aktuale nuk mund te shtyhet apo te fshihet, ajo duhet te luftohet me te gjitha menyrat perpara se te gjithe shqiptaret te varferohen edhe me tej, dhe fillimi i ketij procesi eshte pranimi i realitetit dhe ndryshimi i kesaj qeverie qe na solli ne kete pike.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›