Letër ambasadorëve
Të nderuar zotërinj, kane kaluar mbi 20 vjet qysh kur populli shqiptar doli nëpër rrugët e atdheut duke brohoritur E duam Shqipërinë si gjithë Evropa dhe, ende sot Shqipëria rezulton të jetë një kaos politik dhe social, shumë larg ëndrrës së asaj kohe. Duke iu larguar demagogjisë së politikaneve shqiptarë, për hir të së vërtetës, më duhet të them, se ajo çfarë e ka nxitur klithmën ëndërruese të popullit tonë, në radhë të parë, ka qenë shkëlqimi material i botës Perëndimore, dukshëm më e avancuar se pjesa tjetër e njerëzimit. Sa i përket parimeve të organizimit politik të shoqërisë perëndimore, shqiptarët kishin fare pak dijeni. Sjellja e tyre gjatë këtyre dy dekadave, në raport me ato parime, dëshmon qartë se dashuria e tyre lidhej më shumë me fytyrën e Evropës, sesa me mentalitetin e Saj. Ju e keni mësuar popullin shqiptar se zgjedhjet e drejta dhe të ndershme pluraliste janë çelësi i funksionimit politik të këtij sistemi.
Gjatë këtyre 20 viteve, shoqëria shqiptare ka pësuar trauma politike dhe sociale me pasoja tragjike për të sotmen dhe të ardhmen e saj. Populli shqiptar, por edhe qeveritë tuaja, kanë qenë dëshmitare të faktit se këto trauma kanë ardhur, para së gjithash, nga rezistenca kriminale dhe antidemokratike e një pjese të klasës politike shqiptare për të realizuar dhe pranuar zgjedhje politike të standardeve moderne. Në Shqipëri, si në shumë vende të botës, ka pasur dhe ka politikanë, të djathtë e të majtë, që kërkojnë pushtet të përjetshëm. Por, ne, ashtu si edhe establishmenti politik i vendeve që ju përfaqësoni, jemi dëshmitarë të faktit se në qendër të të gjithë ciklonit antidemokratik shqiptar ndodhet një njeri me emrin Sali Berisha. Regjimin e tij të parë, si President i Shqipërisë, shtypi juaj e pati quajtur “Regjim Gangsterësh”. Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1996, ky regjim i pati dhunuar me metodat e grabitësve të bankave të Nju-Jorkut. Qeveritë tuaja, ashtu si shumica e popullit shqiptar, nuk i pranuan ato. Pas tyre, dhe si rrjedhojë e tyre, ndodhën ngjarjet tragjike të vitit 1997. I vetmi që e pagoi rëndë ishte populli shqiptar. Ideatori dhe regjisori i maskaradës kriminale, Sali Berisha mbeti i pandëshkuar, sa nga impotenca morale dhe politike e kundërshtarëve të tij politikë, aq edhe nga influenca e disa prej qeverive që ju përfaqësoni.
Në vitin 2009, po ky personazh, Sali Berisha, ideoi dhe realizoi falsifikimin e zgjedhjeve politike, por këtë radhë me metodat e krimeve te Jakave te Bardha. Qeveritë tuaja jo vetëm nuk e ndëshkuan, por, në një formë të rafinuar e ndihmuan të kalonte lumin. Kjo i kushtoi popullit shqiptar një krizë politike dhe ngadalësim të zhvillimit demokratik. Gjithashtu, i kushtoi popullit shqiptar edhe disa jetë të humbura dhe të dhunuara. Tani, në Maj 2011, në praninë tuaj dhe nën vëzhgimin e gjithë popullit shqiptar, i njëjti personazh po përpiqet të realizojë të njëjtin skenar. Para dy vitesh u shfaq si luftëtar i kushtetutshmërisë për të penguar verifikimin e votës së popullit të hedhur në kutitë e duhura, kurse tani hiqet si dashnor i zjarrtë i evidentimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara. Zotërinj ambasadorë, nuk duhen shumë mend për të kuptuar se Shqipëria ndodhet shumë afër një kaosi social e politik, të shkaktuar nga i njëjti autor.
Si qytetar i Shqipërisë, unë jam i bindur se cilësia e drejtimit te kryeqytetit të vendit tim do të kishte fare pak dallime nëse do të bëhet nga një i majtë apo i djathtë. Mirëpo, ju na keni mësuar se drejtimin e qeverisjes vendore apo të përgjithshme, duhet ta bëjnë ata që ua ka besuar populli. Ju e patë dhe e deklaruat edhe vetë se populli ia besoi këtë drejtim atij që e kishte për tre mandate paraardhëse. Tani, ju po shihni përsëri përpjekjet e të njëjtit autor, mjerisht të të njëjtit autor, për të transferuar pushtetin e votave me anë të marifeteve të bëra nga një organ i dominuar prej veglave të tij dhe të kryesuar nga një ish-i dënuar ordiner.
Ju e dini, ashtu si edhe unë, se populli shqiptar ka një afeksion të pafund për botën që ju përfaqësoni. Por, kjo histori e përsëritur 20 vjeçare, shumicës së shqiptarëve iu kujton fjalët e ish-priftit dhe ish-kryeministrit shqiptar Fan S.Noli, gjerësisht i pranuar si njeri me pikëpamje demokratike, se “Zgjedhjet e lira janë një komedi”. Ka shume rrezik që, nëse problemi nuk merr zgjidhje të shpejtë e të drejtë, shqiptarëve tiu kujtohen edhe fjalët e ish-diktatorit komunist E. Hoxha që thoshte se “Zgjedhjet demokratike në kapitalizëm janë një farsë, një mashtrim për popujt”. Lus Zotin të mos ndodhë kjo. Por, ju lutem edhe juve të na e hiqni mundësinë për të besuar në atë që nuk dëshirojmë. Nëse do të ndodhë, edhe dashuria e shqiptarëve me botën që ju përfaqësoni do të përfundojë si shumica e dashurive të mëdha në historinë e njerëzimit- në mënyrë tragjike. Tashmë, koha ka vërtetuar se tirada e deklaratave “as mish, as peshk” dhe diplomacia e restoranteve kanë dështuar, edhe kur në këto restorante ftohen të dy palët për t’i bindur të merren vesh, edhe kur ftohet vetëm njëra palë për t’i rrahur krahët për cilësinë e fushatave.
Të propagandosh parimet dhe të lejosh shkeljen e tyre nuk është konsekuencë demokratike. Ju e dini se historia na ka mësuar se popujt janë si fëmijët që, më shumë imitojnë ato çfarë shohin, sesa zbatojnë ato që dëgjojnë. Shqiptarët kanë një fjalë të vjetër që thotë se “Lum si unë për çfarë dëgjoj dhe mjerë si unë për ato që shoh. Të konsiderosh “lider rajonal” një njeri që populli i vet e ka zënë me duart në arkën e shtetit (respektivisht në paratë e popullit) apo të quash “burrë shteti” një njeri, dy ditë pasi ka vrarë katër shtetas të pafajshëm të vendit të vet, nuk besoj se është mësimi më i mirë që mund ti jepet një populli për të ecur përpara. Artikulli i gazetës franceze “Le Mond”, i kohëve të fundit, që publikon zbulimin e Wikileaks se kancelaritë tuaja dinin hollësisht manipulimet e zgjedhjeve te vitit 2009 dhe se kreu i trukimit të tyre ishte kryeministri aktual shqiptar, dhe, nga ana tjetër qëndrimet e mbajtura ndaj tij , këto dy vite, prej qeverive tuaja, janë dëshpëruese dhe trishtuese. Por, ka ende kohë për ta hequr trishtimin e shkaktuar. Nëse këto qëndrime jo parimore dhe jo të prera mbahen për hir të stabilitetit (gjë që unë pak i besoj), atëherë kjo do të thotë se për hir të një stabiliteti fals sakrifikohet e drejta, morali dhe demokracia. Në këtë rast, duke perifrazuar Winston Churchill-in, do të thosha me shumë bindje se nuk do t’i keni as stabilitetin dhe as drejtësinë. Nëse “i forti” mund të destabilizojë vendin me lehtësi, kjo nuk do të thotë se “i dobëti” nuk mund ta bëjë këtë. Prandaj, ka ardhur koha që ta ndihmoni realisht popullin shqiptar, jo vetëm të ndërtojë rrugë apo ndërtesa të bukura që i përkasin një grushti njerëzish, por që të ndërtojë shtet që ti shërbejë gjithë popullit. Ju duhet ta ndihmoni popullin shqiptar të dërgojë në shtëpi, të paktën në shtëpi, një njeri që në vendin tuaj do ta kishit dërguar në burg. Ky njeri me emrin Sali Berisha, është i pandreqshëm dhe nuk mund të largohet nga rruga kriminale, as me ndihmën e familjes së tij, të cilës i janë errur sytë nga privilegjet e pushtetit të pamerituar, as nga miqtë e tij, pasi ai nuk ka miq të sinqertë që t’i thonë “Mjaft më! Ka ardhur koha të shkosh në shtëpi. Ai ka vetëm sahanlëpirës pa fe e atdhe, si dhe një grumbull njerëzish të trembur përreth tij. Dallimi midis tij dhe ish-diktatorit komunist E. Hoxha qëndron në faktin se Hoxha zbatonte me fanatizëm disa ligje kriminale, kurse Berisha shkelë në mënyrë
