E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata, presidenti Topi takon ambasadorët

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka pritur në një takim ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, atë të BE-së. Etore Sekui dhe atë të OSBE-së, Eugen Volfarth.

Takimi është zhvillohuar në Presidencë. Motivi i këtij takimi ka qenë situata politike në vend, pas vendimit të KQZ-së për ti dhënë në tavolinë fitoren kandidatit të mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.

Procesi zgjedhor ende nuk ka mbaruar, prandaj palët politike të përfshira duhet të vetëpërmbahen nga shpallja e parakohshme e rezultatit! Kolegji Zgjedhor gëzon mbështetjen e plotë institucionale të Institucionit të Presidentit të Republikës për një proces të pavarur, transparent, me integritet të lartë moral e profesional, të drejtë dhe të lirë nga ndikimet dhe ndërhyrjet politike. Është koha që të funksionojë ligji dhe shteti i së drejtës dhe të mbizotërojnë vetëm vlerat e kulluara dhe standardet e vërteta të drejtësisë dhe të dëgjohet vetëm zëri i institucioneve kompetente ligjore kushtetuese e demokratike, sepse kjo do ti shërbente më së miri interesave madhore dhe stabilitetit afatgjatë të Shqipërisë dhe do të përmbushte aspiratat integruese të shumëpritura e të merituara të popullit shqiptar!, ka thënë Topi gjatë takimit me ambasadorët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›