Leter drejtuar kryeredaktorit
Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane ka qene dhe vazhdon te jete transparente dhe e hapur lidhur me veprimtarine e punes se saj per informimin e mediave apo subjekteve te tjera te interesuara.
Ne lidhje me artikullin e dates 10.12.2010 me titull Krimet ne Kryeqytet mashtrim me shifrat sqarojme se Policia e Tiranes gjate zhvillimit te analizes se punes se saj nuk ka mashtruar me situaten kriminale dhe nuk ka fshehur krimet apo te kete rritur ne menyre fiktive zbulueshmerine e tyre.
Gjate zhvillimit te analizes eshte evidentuar fakti se ka nje rritje te evidentimit dhe te referimit te veprave penale ne Prokurori si dhe nje rritje e pergjithshme e fuqise zbuluese ne krahasim me vitin 2009 me rreth 1 . Sipas drejtimeve qe ndjekin strukturat e policise ato u analizuan ne menyre te vecante dhe si e tille u analizua edhe fusha e Krimeve te Renda Vrasjet Tentative vrasje Vjedhje me pasoje vdekjen Vjedhje me arme Vjedhje me dhune etj.
Rritja e numrit te vepra penale ne shkalle Qarku ne masen e 438 vepra ne krahasim me nje njejten periudhe te vitit 2009 tregon rritjen e performances se policise ne evidentimin e plote te veprave penale qe ndodhin ne Qarkun e Tiranes si dhe ne luften e vazhdueshme ndaj kriminalitetit.
Keshtu ne fushen Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve jane evidentuar 75 vepra penale me shume dhe ne fushen e Kunder Krimeve Financiare jane evidentuar 33 vepra penale me shume gje e cila tregon per nje angazhim ne rritje te strukturave te policise ne keto fusha.
Per krimet me vendngjarje edhe ne analize kemi evidentuar dhe paraqitur nje rritje te kriminalitetit me 330 vepra penale rritje e cila meriton te analizohet ne menyre et posacme si nga strukturat e policise nga agjencite te tjera ligj zbatuese nga grupet e interesit ashtu edhe nga media e shkruar e elektronike. Ne kete kuader ne si Drejtori Policie jemi te gatshem qe te bashkepunojme me median per nje analize sa me reale dhe efektive per kete fenomen.
Gjate analizimit te krimeve te renda eshte theksuar se ne Qarkun e Tiranes gjate periudhes analizuese 11ndashmujore jane evidentuar 23 zbuluar 17 ose 74 e tyre nga keto 20 vrasje kane ndodhur ne qytetin e Tiranes dhe 3 vrasje ne Kavaje. Theksojme se nuk eshte fshehur fakti por eshte deklaruar gjate analizes se ne krahasim me vitin e kaluar ne Qarkun e Tiranes eshte evidentuar 1 nje vrasje me shume.
Vrasje me dashje neni 76 ndodhur 12 zbuluar 11 ose 91
Vrasje me paramendim neni 78 ndodhur 10 zbuluar 5 ose 50
Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese neni 79 ndodhur 1 zbuluar 1 ose 100
Ngjarja e ndodhur me date 20.02.2010 ku jane tentuar te vriten me arme zjarri punonjesit e policise efektiv te Komisariatit Nr.5 ku pas shkembimit te zjarrit njeri nga autoret Ahmet Bardhoshin ka gjetur vdekjen dhe nje tjeter ka mundur te largohet eshte ndjekur dhe klasifikuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda si veper penale e Vrasjes se mbetur ne tentative ndaj punonjesve te policise e parashikuar nga neni 79/c te Kodit Penal veper penale e cila ndiqet dhe eshte raportuar ne shifrat e Seksionit Kunder Akteve Terroriste gjate zhvillimit te analizes se Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane.
Ndersa ngjarja e ndodhur me date 13.10.2010 ku eshte gjetur i vrare ne qytetin e Kavajes shtetasi Urim Begu me profesion taksist ngjarja e cila nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kavaje eshte cilesuar vjedhje me arme me pasoje vdekjen e cila nuk eshte fshehur por eshte evidentuar ne shifrat e Seksionit Kunder Vjedhjeve me Dhune dhe Arme gjate zhvillimit te analizes se Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane.
Lidhur me vrasjen e shtetasit Hasan Rakipi e ndodhur me date 07.02.2010 ne Kamze eshte arrestuar si autor i dyshuar shtetasi Avni Gasa per vepren penale te Vrasjes me dashje dhe Armembajtje pa leje ceshtja eshte ne hetim.
Ne jemi te prirur te besojme se ky shkrim eshte keqinterpretim i fakteve nga ana e autorit te shkrimit keqinterpretim i ardhur me shume si pasoje e paaftesise se tij profesionale sesa nje perpjekje per denigrimin e punes se Policise se Tiranes nga gazeta Juaj.
Pavaresisht nga ky shkrim Ju garantojme se gazetaret Tuaj do te vazhdojne te kene te gjithe aksesin e nevojshem per tu informuar ne lidhje me ngjarjet dhe me veprimet e policise se Tiranes.
Shpresoj shume ne mirekuptimin Tuaj
DREJTORI
Drejtues i Pare Tonin VOCAJ