E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hilary Clinton e pakënaqur nga takimi me Tadic

NEW YORK- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është “shumë e pakënaqur” me takimin që kishte zhvilluar me presidentin e Serbisë Boris Tadiç, gjatë javës së kaluar në hapjë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, bën të ditur gazeta Danas, duke u cituar në burimet e veta diplomatike.

Siç raporton kjo gazetë, sekretarja Clinton konsideron se takimi me Tadiçin ishte ‘bosh’, pa përmbajtje, respektivisht, “nuk kishte dëgjuar asgjë të re nga presidenti serb që do ta kishte bindur atë se Beogradi nuk është duke luajtur edhe më tutje në letrën për ndarjen e Kosovës”.

Takimi Clinton-Tadiç, i mbajtur më 23 shtator, para se presidenti serb t’i drejtohej Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, temë kryesore të diskutimit kishte situatën në veri të Kosovës dhe perspektivën evropiane të Serbisë, bën të ditur kjo gazetë.

Clinton, siç theksohet më tej në tekst ka pritur nga Tadiç ndonjë plan të ri ose iniciativë lidhur me Kosovën, ndërsa, kishte dëgjuar ato që i kishte ditur edhe më parë, përfshirë këtu refrenin e njohur për angazhimin e Serbisë për integrimin evropian dhe marrëdhëniet sa më të mira me SHBA-të, krahas ‘vijave të ku’, rreth Kosovës, të cilat Beogradi nuk mund t’i kalojë, bëjnë të ditur këto burime diplomatike.

Vlerësimi se ky takim ishte bosh, dëshmohet edhe me faktin se pas tij nuk është lëshuar asnjë komunikatë ose njoftim më i detajuar për opinion, konstaton kjo gazetë.

Të rikujtojmë se presidenti serb Tadiç, para takimit me sekretaren Clinton kishte deklaruar se, pret një “bisedë të vështirë”, por se ai është i gatshëm për një takim të tillë.
(e.m/NEWS/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›