Pacientet e QSUT-se do firmosin ne kartelen e tyre klinike per barnat
Pacientët që do të marrin shërbimin shëndetësor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të firmosin për kartelën e tyre klinike për barnat që kanë marrë në spital dhe ato që kanë blerë jashtë tij.
Me këtë mënyrë, drejtoria e QSUT-së do të ketë nën mbikëqyrje shpërndarjen e medikamenteve dhe materialeve për përdorim të brendshëm nga farmacia qendrore e spitalit në 10 farmacitë dytësore deri tek i sëmuri.
Kjo është një ndër masat që QSUT merr për të siguruar një shërbim më të mire ndaj pacientit në kuadër të të cilit drejtori Saimir Ivziku urdhëroi një ditë më parë dhe lirimin nga detyra të 86 kryeinfermiereve dhe 11 kryelaborantëve të cilët nëse e aspirojnë ende këtë vend pune mund t’i nënshtrohen konkursit.
Këto propozime shefat e shërbimit duhet t’i paraqesin në drejtori brenda datës 5.10.2011.
Ndërkohë që personat e interesuar për të konkurruar duhet të dorëzojnë dokumentacionin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Edukimit në Vazhdim brenda datës 17.10.2011.