E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvin Kristaq Rama eshte koha te gjykohesh

21-11-2010 / Redaksionale

Brukseli zyrtar i tregoi me gisht deren Rames dil jashte Mundimi i nderkombetareve per te arsyetuar politiken shqiptare ka qene i kote. E gjithe loja e kreut te opozites se bashkuar e socialiste ka qene nje mashtrim i paprecedente. Refuzimi per te zgjidhur ngercin me pare ka qene vetem nje fitim kohe sa per tu forcuar brenda partise. Oferta per djegien e fleteve te votimit nuk eshte oferte per konsensus sepse kete ceshtje e zgjidhte zbatimi i nenit 178 pika 6 e kodit zgjedhor prandaj cdo arsyetim tjeter eshte bajat. Terheqja me turp nga kauza e kutise erdhi direkt pas progres-raportit te BE-se e cila do te vendoste mbi statusin kandidat te Shqiperise. Sa e cuditshme po aq e kalkuluar veprimi i ri politik i kryesocialistit te le pa mend dhe pa rend. 6 muaj bojkot kuvendit per te hapur kutite e votimit jane konsideruar si nje gje pa vlere nga ana e tij. Me nje non-chalance vandale ai hedh poshte kultin e pergjegjshmerise per ate qe ben dhe per ate qe sben. Terheqja nga kauza e kutise pas heqjes se vizave le shije te hidhur sidomos nder qytetaret te cilet vuajne ende pasojat traumatike te bllokimit te bulevardit kryesor te kryeqytetit vetem sepse sutaku i Edvin Kristaq Rames vendosi per greve urie 20-ditore.
Mirepo sic cdo terheqje e vonuar prapa saj ka mbetur shume dem material dhe moral. Vendi sikur eshte shkelur me kepuce ushtarake nga nje opozite e papergjegjshme tejet ordinere e cila per hir te kutise desh shkrumboi demokracine parlamentare me greva urie bllokime rrugesh anekend vendit dhe bojkotime te kushtezuara ndaj odes se demokracise. Fushata per te marre keshtjellen kryeministrore deshtoi ashtu sic ishte paralajmeruar pasi forca morale e kesaj fushate skishte atributet e nevojshme per ta permbysur pushtetin.
Per rrjedhoje te ketyre ngjarjeve pas 15 muajsh varavingo protestash ultimatume kercenime me frymezime talebane dhe krejt irracionale Edi Rama leshon strategjine e vjeter per strategjine e radhes. Ende pa u deftuar te verteten socialisteve dhe militanteve opozitare qe i mblodhi ne sheshe per greva se perse hoqi dore nga hetimi per fletet e votimit. Pse nuk e dergoi ceshtjen e fleteve ne Gjykaten Kushtetuese e mandej ne Komisionin e Venecias Domethene pse hoqi dore I Papranueshmi dy dite me pare per fletet dhe jo para se te merreshin 2 vendimet e rendesishme ne BE vizat dhe statusit kandidat as 2 muaj me pare por hoqi dore fiks 2 dite pas vendimit Pyetje qe mbesin pa pergjigje pasi Egokrati shpresonte qe vizat mund te sekuestroheshin nga radikalizmi. Gjithsesi pengimi i madh sndodhi. Vizat u liberalizuan per merite te qeverise Berisha dhe jo inat te Rames.
Strategjia e radhes qe eshte tash strategjia me e re nis me dasmen fiktive per te dhene idene se ka ndryshuar i kane ardhur mendte thote populli duke u martuar me Linden i jep opinionit publik imazhin se edhe Une-Rama jam si Ju familjar. Ai u ul dy here ne tryeze me Berishen per ta sfiduar ne debat si dhe premtoi me shume demokraci brenda partise ne mbledhjen e fundit te Asamblese. Te gjitha keto levizje kane si synim per te dhene idene e rrejshme se Egoarku ka ndryshuar. Angazhimi i baterise se tij mediatike per ti fryre kesaj ere eshte qesharake pasi cdo pune qe mund te bejne panegjiriket e politikes se tij jane te destinuar te deshtojne pasi Rama mund ti pergenjeshtroje ne momentin kur do te ndjehet i rrezikuar ne pushtetin e tij. Transformimet e tij jane te ditura ne mjedisin e opinionit publik. Sakaq mban fare mire mend kur gjezdiste ne mes te Tiranes me brekushe ylberiste packa se sot eshte burokrati me kostumin gri. Dje piktori ekzibicionist e provokativ me vath ne vesh sot ai shfaqet ne ekrane televizive me kravate dhe kemishe te bardhe. Ai sot ka lene pas shpine kur gjezdiste nudo neper bregdetet publike te Normandise sepse strategjia e radhes kerkon te kete nje imazh sa me normal te pranueshem ne konformizmin dogmatik. Publicisti i djeshem qe cimbiste Spartak Ngjelen si nje njeri sharlatan e amoral sot e ka shokun me te mire ne opozite. Shnderrimi i shpeshte i Rames sipas konjukturave te strategjise e ka bere te duket sikur brenda te njejtit njeri sundon nje personalitet bi-polar. Fiks si lemuri sifaka i Madagaskarit qe per te mbijetuar shnderrohet ne nje ekzibicionist te paharrueshem. Kjo kafshe si kameleonet naten ne fushat publike te Madagaskarit jep spektakel me varietete te ndryshme personaliteti. Po keshtu Rama me variantet e varietetet e politikes se tij per kutite me flete apo pa flete jep shfaqen e perhershme te njeriut qe brenda vetes lufton te gjeje ekuilibrin e seriozitetit dhe te personalitetit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›