E Diel, 1 Nëntor 2026

Leter pa zarf dy deputeteve came

Data 16 shtator 2010 shenoi nje ngjarje te turpshme ne Kuvendin e Shqiperise deputetet. Ata te mbledhur ne sance plenare per rishqyrtimin e ligjit per Shtesa dhe Ndryshime ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e prones nuk pranuan verejtjet e Presidentit te Republikes Bamir Topi qe ligji per pronat te respektoje te drejten e prones dhe te perputhet me nenin 41 dhe 81 te Kushtatutes.


Gjate votimit te pare deputetet e Partise per Drejtesi dhe Unitet PDU Dashamir Tahiri dhe Shpetim Idrizi si dhe deputetet Paulin Sterkaj dhe Fatmir Mediu votuan kundra dhe perkrahen kerkesen e Presidentit te Republikes.


I cuditshem ishte manipulimi i pushimit te sances dhe perseritjes se votimit. Ishte i turpshem ndryshimi i drejtimit nga keta kater deputete . Ndofta keta deputete jane dorovitur me kusht qe te bejne ndryshimin e votes tyre por ndofta i kane komanduar te votojne ndryshe duke ju rikujtuar zullumet por kete e di vetem ndergjegja e tyre.


Rrezultati ishte se keto veprime rrezuan me 72 vota pro dekretin e Presidentit Bamir Topi per kthimin si antikushtetues te ndryshimeve ne ligjin per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave dhe ne te njejten kohe keta deputete te popullit na kerkojne qe ti japin te drejten kryetarit te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te shqyrtoje ankesat dhe dosjet e pronareve pa i percaktuar asnje afat kohor tejkalimi i te cilit te lere te lire rugen gjyqesore. Ate qe kerkon projektligji i deputetit Alibeaj eshte krejt e panevojshme pasi kete te drejte praktikisht e ka Kontrolli i Shtetit cdo prefekt dhe prokurori.


Turp per te gjithe politikanet qe ju kundervune kerkeses se drejte te Presidentit te Republices dhe mbrojne anarkine e prones turp per politikanet qe vazhdojne ta mbrojne ligjin antikombetar 7501 qe praktikisht i sherben helenizimit te Shqiperise se jugut por turp turp turp dhe shume here turp qe do ti shoqeroje per gjithe jeten dy deputeteve te PDU Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.


Ata jane betuar se do zbatojne Kushtetuten dhe te drejtat e njeriut si dhe kane premtuar se me mjete ligjore dhe diplomatike do kerkojne zgjidhjen e ceshtjes pronesore te shqiptareve ne Greqi. Por praktikisht kur erdhi momenti per te votuar ata mbrojten kete dopio standard per pronat e shtetasve ne Shqiperi. Vota tyre ishte thike pas shpine per demokracine.


Pronaret e shpronesuar kane 19 vjet qe presin kthimin e pronave te trasheguara. Deklaratat e kryeministrit te sotem jane bere si peme pa kokrra. Ato nuk mashtrojne dot me pronaret e shpronesuar. Por keto deklarata nuk duhet te mashtrojne me tej Komisioneret e KE aktualisht zotin Stefan Fyle ambasadoret e vendeve demokratike dhe ata te KE BE OSBE te cilet tashme duhet ta kene kuptuar se e vetmja zgjidhje mbetet kushtezimi qe Qeveria te kryej reformen e prones duke e percaktuar kete si detyrim emergjent te shtetit.


Duke qene se te dy krahet e politikes jane te interesuar per te mos bere zgjidhjen e ketij problemi zgjidhja kerkon vemendjen dhe asistencen e vecante te faktorit nderkombetar. Ne kemi kerkuar solidarizim dhe mbeshtetje nga faktori nderkombetar duke percaktuar dhe afatin kohor per perfundimin e kthimit fizik dhe shpalljes se pavlefshmerise per te gjitha tjetersimet e bera pas vitit 1991 per pronat ku shteti nuk disponon dokumenta pronesie ne perputhje me nenin 41 te Kushtetutes.


Ne kete zgjidhje perfaqesuesit e shtetit duhet te kene perballe Shoqaten Pronesi me Drejtesi dhe shoqaten Bregdeti qe perfaqesojme palen e demtuar te pronareve te ligjshem te shpronesuar nga komunizmi dhe te shpronesuar perseri ose te vjedhur nga postkomunizmi

Kryetar i Shoqates Kombetare te te Shpronesuarve Pronesi me Drejtesi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›