E Diel, 1 Nëntor 2026

Shteti ku po vdesin institucionet

Nje nga karakteristikat e profilit te nje shoqerie demokratike eshte prania e institucioneve dhe enteve te pavarura qe promovojne dhe mbeshtesin ekzistencen dhe aktivitetin e komuniteteve te caktuara. Te flasesh per institucione dhe ente te pavarura ne Shqiperi eshte bere disi e veshtire. Nje model te keq te ketyre institucioneve qe do te duhej te ishin te pavarura po paraqesin sot dhomat e tregtise dhe te industrise.


Keto te fundit nga viti ne vit kane humbur nje pjese te madhe te funksioneve natyrale dhe te autoritetit duke u shnderruar ne shtojca te mentalitetit qeverises. Ne keto vite te krijimit dhe te veprimtarise se tyre ne kushtet e ekonomise se tregut dhomat e tregtise dhe te industrise jane trajtuar dhe vleresuar me hope ato vete kane lejuar shtetin ti neperkembe ti vdese.


Mund te thuhet se jane shume te pakta rastet dhe episodet kur keto institucione mund te jene ngritur per te kerkuar te drejtat e sipermarrjes vendase.
Perpara viteve 90-te Dhoma e Tregtise ishte nje instrument ne duart e shtetit dhe perpiqej te promovonte ate pak ekonomi qe sa vinte gremisej vete dhoma i kishte gjithnje e me te pamundura raportet me subjekte analoge ne vende te ndryshme te rajonit.


Ne fillim te viteve 90-te u duk se edhe ne kete fushe po lindte nje lloj i ri institucioni qe i kishte munguar vendit dhomat e tregtise per nje kohe u bene mbeshtetje per biznesin privat krijuan nje rrjet ne te gjithe vendin zbatuan programe qe kryesisht vinin nga BE ndertuan nje raport te caktuar me shtetin dhe benin perpjekje reale per te mbrojtur biznesin e ri qe po lindte.


Puna arriti deri aty sa ne mesin e viteve 2000 pothuaj 60 per qind e propozimeve te biznesit e te dhomave te tregtise per paketen fiskale u moren ne konsiderate nga qeveria. Dhe nga mjedisi i shqetesuar i dhomave u hodhen ne ligj.


Drejtues te kesaj kohe te dhomave diskutonin me ministrat dhe shefat e tjere te qeverise si te barabarte. Ne ditet tona duket se kjo skeme nuk po funksionon me. Dhomat e tregtise dita-dites e kufizuan aktivitetin e tyre hapesira ne te cilat ato vepronin u ngushtuan perhere e me shume.


Te gjitha funksionet e deshiruara prej dhomave dhe qe normalisht i kryejne homologet e tyre ne bote nuk iu takojne me as me ligj as edhe ne praktike. i ashtuquajturi regjistri tregtar per te cili dhomat e tregtise luftuan shume ne fillim te viteve 2000 pasi iu hoq gjykates i kaloi QKR-ve keshtu ndodhi me pas edhe me dhenien e licencave QKL-ve keto jane institucione shteterore dhe totalisht nen tutelen e shtetit.


Dhomat e tregtise filluan te kerkonin terren ne fushen e standardizimeve dhe te kualifikimit te biznesit. Mirepo edhe keto episode jane te lidhura me njemije fije nderkohe qe keso veprimtari jane ne te njejten kohe njelloj hobi per cdo individ apo subjekt privat qe kuturis e merr nje licence ne kete fushe.


Dhomat e tregtise kane mbetur si fosile te nje kohe te shkuar dhe te nje endrre qe shteti vete e shkaterroi. Sot dhomat e tregtise ne rrethe - edhe atje ku ato dikur kane pasur mjaft arritje si ne Durres Shkoder Vlore e gjetke - kane aktualisht nga dy ose tre punonjes duke perfshire kryetaret dhomat e sotme jane ne hall per rrogat dhe gjithnje debitore nuk mundin te organizojne dot asnje aktivitet mbeten ne pritje te ndonje bashkepunimi apo thjesht iu qasen strukturave shteterore per ndonje leshim sidomos zyrave te taksave dhe tatimeve dhe keshtu nje histori e filluar per se mbari ne nisje te pluralizmit eshte deheroizuar sakaq.


Pothuaj asnje prej ketyre dhomave nuk boton me si dikur ndonje gazete apo buletin kurse faqet zyrtare nuk i kane fare apo i kane te paperdorshme ato nuk i viziton askush. Nje rast i fundit i ilegjimitetit te dhomave te tregtise eshte edhe ai i ligjit per investimet e huaja. Pothuaj askush nuk ben ze edhe nese preken interesat e investitoreve vendas.


Dhoma e Tiranes ka bere nje deklarate gjysmake ne te cilen thote se bizneset shqiptare ndihen te perjashtuara nga te ashtuquajturat politikat favorizuese te qeverise per biznesin. Si ne cdo fushe tjeter te jetes ne Shqiperi edhe biznesi dhe institucionet qe duhej ta dirigjonin ate jane te hallakatura dhe kendojne sekush me vete.


Kjo eshte pare edhe ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve ku gjate nje seance degjimore me perfaqesues te grupeve te biznesit pikerisht per ligjin per investimet e huaja kemi pare edhe njehere se si politika dhe pushteti i kane ndare e depersonalizuar institucionet qe promovojne biznesin perfshi dhomat e tregtise.


Sic do te cilesonin deputete te opozites ligji i cili miratohet me shumice te thjeshte nderhyn ne procedurat gjyqesore duke ndaluar gjykaten te perdore mjetet e saj ligjore per nje gjykim te drejte mjete keto qe sanksionohen nga nje ligj qe kerkon shumice te cilesuar.


Ligji pretendon me tej opozita sanksionon qe edhe vendimi per dhenien e statusit special nje investitori te huaj merret nga qeveria jo per kedo dhe ne menyre te fshehte duke ia lene kete ne cmim te interesave subjektive.


Po kush ka ze te flase Duke kaluar ne heshtje nje sere probleme te sipermarrjes perfshi anarkine e pronave arbitraritetin e ndryshimit pese-gjashte here ne vit te taksave tani edhe orientimin ne klan te investimeve te huaja dhomat e tregtise vulosin fundin e tyre. Kjo ndodh ne nje kohe qe Shqiperia po perpiqet te afrohet ne BE si e barabarte plot premtime e genjeshtra per institucione te pavarura dhe vendime qe respektojne komunitetet.


Vete sipermarrja nuk duhet ta lejoje kete gjendje qesharake kur per gjithcka vendos qeveria dhe klanet brenda e jashte saj kurse institucionet e ligjshme perfshi edhe te mjerat dhoma te tregtise pothuaj jane jashte ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›