Leter per Nene Terezen Vjen te jesh drita jone
Nene Tereza te shoh tek capit udheve te njerezve ne nevoje megjithese kaloi me shume se nje dekade qe ke nderruar jete Por se sot do duhet te ndalesh nje hop e qetesisht te bisedojme sepse eshte 100-vjetori yt i lindjes Ju kurre nuk patet predispozite per ceremoni personale dhe per veneracion vetjak ndaj le tu rrefeje per ato ckane ndodhur pasi zemra jote pushoi se rrahuri Ne dhjetevjetorin e largimit tend per ne Providence doli ne qarkullim nje liber i titulluar Vjen te jesh drita ime Tronditi ky botim Mathiew Lamb kryetari i Departamentit te Teologjise ne Universitetin Konservator Ave Maria ne Florida te SHBA-se mendon se Vjen te jesh drita ime do te rreshtohet eventualisht me Rrefenjat e Shen Agustinit dhe me Mali shtatekatesh i Thomas Merton si nje biografi universale e ngritjes spirituale. Nje tjeter institucion shume me liberal dhe ky amerikan duke u fokusuar me se shumti ne aspektin njerezor te sherbimit tuaj terezian e quajti kete liber nje ministri e shkruar per jeten tende te brendshme Nene Tereza. Zoti Martin nga ky institucion thote Do te kujtohet pikerisht sa e rendesishme eshte ministria e saj per te varfrit. Ajo do te ishte nje ministri per popullin e cila pati provuar disa dyshime disa mungesa te Zotit ne jeten e tyre. Dhe ju e dini cilet jane ata cdokush ateistet dyshuesit kerkuesit besimtaret. Jam i sigurt qe ju vura ne mendime Nene TEREZA Fjalet mungesa e Zotit jane shnderruar per disa vjet dhe ne disa qarqe ne nje objekt diskutimi keqinterpretimesh dhe hije-dyshimesh sepse pabesisht jane botuar edhe disa letra tuajat te viteve 50-te te shekullit te kaluar megjithese ju kishit porositur qe ato te asgjesoheshin. Gjithsesi kjo na jep shkas dhe arsye qe te kryejme nje udhetim mes ngjarjesh dhe raportesh me institucionet fetare dhe ato laike pergjate jetes tende cka do te sherbente per te sqaruar shume momente dhe qendrime reflektime dhe deklarime. Une jua kerkoj kete leje ne emer te gjakut shqiptar qe na bashkon jua lyp si nje njeri qe ju adhuron dhe si nje studiues qe do te sjelle ne drite te diellit perballe dashakeqeve qe duan te denigrojne vepren tende sa humane po aq edhe te sakrifices sa te krishtere po aq gjithefrymezuese Eumlshte koha kur ju me pervojen dhe statusin qe keni mund ta veshtroni boten njerezore dhe kujdesin ndaj njeriut me aftesine per ta diagnostikuar dhe per ti dhene keshilla shpirtit njerezor. Ky vit ne Europe eshte shpallur si viti ne lufte kunder varferise U zhvillua para ndoca javesh edhe nje Konference Ekumenike vecse ju nuk ishit fizikisht prezente. Filozofia juaj se bota nuk eshte e rregullt e qete dhe ne paqe me njerez te varfer dhe ne nevoje ishte atje Nje kumt i tille antropo-moral nuk zhbehet. Rrenjet shkojne thelle ne kozmogonite fetare dhe filozofike te te gjitha koherave. Ka ne ate perunjesine dhe sakrificen tende edhe nga morali budist si nje sjellje e njeriut ne pergjerim per te mos u dorezuar pa vene ne vend drejtesine. Frymezimi yt per ti sherbyer pa dallim cdo njeriu del nga ajo grahma e fundit e shpirtit te Jezusit ne Kryq Kam etje Me lejen tuaj Nene Tereza po mundohem tu jap pergjigjen qe meritojne atyre shkruesve te llojit te dyshuesve dhe denigruesve pa moral dhe helmonjes Te ftoj perunjesisht te degjosh e te gjykosh te analizosh dhe te vleresosh se si kane rrjedhur kohet
Ishte 10 shtatori i vitit 1946 kur Ju moret trenin dhe udhetuat 645 km per ne Dargeeling megjithese e semure dhe e keshilluar te shkonit me pushime. Atje ne ate rrugetim Ai tu shfaq. Ju biseduat me Jezusin dhe e quajtet Ju jeni drita ime Ai te foli dhe te bindi si nje mesimdhenes per te punuar me me te varfrit e te varferve me te semuret me njerezit me ngjyre me lypsat dhe femijet e rruges Si iu drejtuat Hyut Nene Tereze Eja eja me ndihmo mua ne te gjitha skutat e te varferve ti ndihmojme ata te jetojne me dinjitet jeten e tyre Keshtu ata do te llogarisnin dashurine e pafundme te Zotit dhe duke njohur ate do ta duan dhe do ti sherbejne atij ne kthimin e tij. Ky eshte dialogu i asaj dite qe ndergjegjja dhe thellesia e Nene Terezes beri me Jezusin. Kjo do te ishte udha e saj prej se ciles ajo kurre nuk devijoi. Ky do te ishte frymezimi i saj qe asnjehere dhe ne asnje rrethane nuk u zbeh. Ky do te ishte botekuptimi i saj qe edhe ne momentet me te veshtira nuk u vu ne dyshim si edhe rreken disa te manipulojne pas vdekjes se saj Keto insinuata jane ose devijime paqendrueshmerie ne arsyetim ose paramendime dashakeqe jashte motiveve fetare. Pretendohet me fal Nene Tereza se i eshte zbuluar sekreti i jetes pra nje lloj ateizmi i fshehur apo bazuar tek eksperienca e saj nje lloj filozofi e vlerave te dyshimit. Ne keto arsyetime ka pasaktesi jo te vogla. Merren referenca nga disa letra te saj qe u bene publike keto tri vitet e fundit. Fillimisht me duhet te them se kur letrat i drejtohen dikujt pikerisht ne keto rrethana nuk ka kuptim te flitet per gjera te fshehura Shqetesimet e hedhura ne leter nuk ishin sekrete dhe ato iu derguan dikujt pa ndonje shenim special si krejt imtime apo te papublikueshme. Rimerren dy argumente ne komentin e librit te siperpermendur Rregullat e Kishes qe ne disa raste Nene Tereza i shikonte si pengese ne misionin e saj dhe gjendja e mjeruar ne Kalkuta e cila konvertohej prej saj si nje boshllek i mungeses se perendise ne kuptimin qe Zoti nuk ishte me ne zemrat mendjet dhe syte e njerezve te cilet do duhej te perfshiheshin ne nje veprim masiv per ta ndryshuar kete gjendje. Arsyetimi i saj eshte i qarte dhe pa ekuivoke. Nuk vihet ne dyshim ekzistenca e Zotit por shprehej shqetesimi per pranine e tij ne shpirtin njerezor sa dhe si filozofia dhe morali fetar ishte ne themel te formimit dhe te veprimit perball mizerjes ku jeta e njerezve nuk konsiderohej. Ne keto rrethana te zhberjes se njeriut lypsej fleksibilitet dhe konvertim i domosdoshem per te komunikuar per tu shprehur per te deshmuar Ata skrupulozet pa motive te thella qe kurre nuk kane realizuar nje humanizem te tille si ai terezian shtyhen te thone se Ajo hipokrizia rutine e buzeqeshjes qe thjesht mban nje komunikim jashte ndryshimit te gjendjes se njerezve ne nevoje ishte shqetesimi i trete qe pervuajti Nene Tereza. Ajo qartazi deklaroi se Buzeqeshja eshte nje maske ose nje mantel qe mbulon gjithcka. Me duhet te them se ketu nuk ka hipokrizi me vetveten si edhe rreken disa analiste keta heronj pa ide qe duan me ngulm te zbulojne dritehije mes misionit te Nene Terezes dhe te sjellurit te saj. Nene Tereza e ka shprehur hapur se ajo vuan qe eshte e detyruar te vere buzen ne gaz kur hyn ne kontakt me hipokrizine shteterore institucionale dhe ate antropologjike te pasurise dhe luksit sepse brenda saj ishte e vizatuar dhe kelthiste ajo pjese e njerezimit ne nevoje e braktisur se ciles ajo i dhuronte ndihme meshire njerezore. Maska ishte buzeqeshja ndaj atyre qe nuk jane pjese e ketij komuniteti por qe mbajne pergjegjesi per te. Kjo gjendje shpirterore e saj qe merr trajten e nje thatesire erresire vetmie e torture qe ajo po kalonte per asnje moment nuk pati forcen negative per ta ndaluar. Ne misionin e saj ajo do duhej te komunikonte me njerezit ne dhe me pushtet me institucionet me shtetin me organizatat nderkombetare si UNICEF Kryqi i Kuq por edhe me teresine e institucioneve hierarkike fetare deri ne Seline e Shenjte. Ne kete komunikim ajo nuk shperfaq jashte ate qe kishte brenda saj ate qe e vuante si nje pervuajtje me nje strukture te dyfishte. Edhe si vuajtje e njerezve ne nevoje te cileve iu kushtoi jeten dhe si vuajtje e saj kur evidentonte se vlerat e Jezusit ne sherbim te te tjereve nuk i gjente si dhe per faktin qe morali shteteror dhe udherrefimi laik institucional tregonin nje lloj ftohtesie dhe hipokrizie perball krizes ekzistenciale te vet jetes. Ajo shqetesonte madje edhe hierarkine papale me thjeshtesine e asketizmin e saj. Nene Tereza e pohon pranine e Zotit me tregues thelbesore. Ajo jetoi ne shekullin e XX-te si Jezusi ne thjeshtesi ne varferi dhe ne sherbim te te tjereve. Gjithashtu ajo si edhe Mesia kerkonte menjanimin e varferise semundjeve e vdekjes per njerezit ne toke. Tek Jezusi nuk gjejme propagande te parajses por vullnet per ndryshim te realitetit tokesor Po keshtu edhe tek veprimtaria e Nene Terezes boshlleku qe ajo ndjen dhe vuan per mungese te perendise tek njerezit ishte simetrike me perfundimin e Moisiut qe kur u kthye nga takimi me Perendine i gjeti njerezit ne kodren ku me pasurine po ndertonin Vicin e Arte e gjithe kjo e drejtuar nga vellai i tij. Moisiu shpertheu me fjalet Ju jeni te gjithe mekatare Nese Nene Tereza nuk qenkesh frymezuar nga Jezusi si edhe metojne nisur nga qellime te mbrapshta ata qe argumentojne alogjikisht disa nga letrat e saj atehere nje pyetje pezull kerkon pergjigje nga u frymezua ajo Nga interesi ekonomik Jo sepse ajo perbuzi pasurine dhe jetoi vete ne mjerim Nga shkenca Jo sepse veprimtaria e saj ishte thjesht njerezore si sherbese ndaj njerezve ne nevoje. Autorja Kathryn Spink ne librin e saj Mother Teresa - an Authorized Biography - shkruan Sa here qe fondet beheshin plotesisht gati Nene Tereza percaktonte me nje emfaze me te madhe rolin shpirteror te bashkepunetoreve duke insistuar se ato qene jo thjesht bashkepunetore te Nene Terezes por bashkepunetore te Krishtit. libri i permendur faqe 137. Veprimtarine e te sherbyerit si MISIONARE te MEumlSHIREumlS Nene Tereza nuk e shihte thjesht si nje sakrifice vuajtjeje per te sherbyer ndaj njerezve ne nevoje por e konsideronte njeheresh edhe si nje veprimtari spirituale. Kur misionaret e meshires kishin filluar te rriteshin ne numer vizioni i Nene Terezes per te semuret dhe ata qe vuanin si jete te cilat do te duhej te normezonin nje drite qe digjej e konsumohej per shpirtrat po rritej ne perputhje me to. Ne janar te vitit 1953 Nene Tereza draftoi bazat e lidhjes se bashkepunetoreve per te semuret dhe ata qe vuanin. Ne nje vend tjeter ajo shprehet Cdokush dhe cilido qe deshiron te behet misionar i meshires si nje bartes i dashurise se Zotit eshte i mirepritur por une dua ne menyre te vecante te paralizuarit te gjymtuarit te pasherueshmit te bashkohen me ne sepse une e di se ata sjellin tek kembet e Jezusit shume shpirtra. Ju e shikoni motrat e mia te dashura puna jone eshte nje pune mjaft e veshtire. Nese ju jeni me ne lutuni dhe vuani per ne dhe punen ne do te jemi ne gjendje te bejme gjera te medha per dashurine ndaj tij. Ne saje tuaj une ndjehem shume e lumtur dhe nje force e re ka ardhur ne shpirtin tim nga mendimi se ju dhe te tjere do te punojne me ne. Ne nuk do te bejme vetem ate qe nuk ka te beje me Jezusin. Keto fjale Nene Tereza i shkruante ne 12 prill 1953. Ishte koha kur 10 motrat e para kishin shfaqur kenaqesine per kete mision human. Ne nje leter tjeter ne tetor 1954 ajo shkruante Cfare vokacioni i bukur ky juaji nje misionar i meshires nje bartes i dashurise se Zotit - ne mbajme ne trupat tane dhe ne shpirtrat tane dashurine e nje etje te pafund te Zotit dhe ne ju dhe une dhe te gjitha motrat e dashura te semuret dhe ata qe vuajne do ta shuajne etjen perveluese ju me vuajtjen tuaj te patreguar ne me punen e rende. Por a nuk jeni ju te gjithe te ngjashem ne nje si Ati juaj brenda meje dhe une brenda jush - si thoshte Jezusi Te gjithe jeten e saj Nene Tereza e sheh si nje pelegrinazh per tek Jezusi si nje detyrim ekzistencial ne emer te tij dhe misionit te tij udherrefyes e te pashtershem si nje universalitet gjithe-epokal. Ajo vete besonte se kur oret e fundit do kishin ardhur per te per te shkuar ne Shtepine e Zotit ajo do te gjykohej per veprimet e saj dhe per dashurine qe ajo pat vene brenda tyre. Ja si shkruante Nene Tereza Sot te varfrit jane te uritur per buke dhe oriz per dashuri dhe per te jetuar me fjalen e Zotit te varfrit jane te etur per uje dhe per paqe jane te etur per te verteten dhe drejtesine te varfrit jane lakuriq pa rroba jane pa dinjitet njerezor dhe pa dhembshurine per gjynahqaret e lakuriqte. Te varfrit jane pa banese pa nje strehez te bere me tulla dhe pa nje zemer gezimplote qe kupton mbulon dhe dashuron. Mbyllja e deres mosdashja padashuria dhe te alkoolizuarit njerezit e skamur me ngjyre te braktisurit dhe te vetmuarit ata pa plang dhe ata qe nuk prehen se vuajne nga lebroza te gjithe ata qe jane nje barre per shoqerine njerezore - ndaj atyre qe kane humbur ndjeshmerine ndaj dashurise e miqesise ndaj prekjes se dores se ngrohte te gjithe ata shohin tek ne per mbeshtetje. Nese ne u kthejme shpinen atyre ne ia kthejme ate Krishtit dhe ne oret e vdekjes sone ne do te jemi te gjykuar nese nuk kemi shquar Jezusin brenda tyre do te gjykohemi per cfare ne kemi bere per dhe ndaj tyre. Do te kete vetem dy rruge eja ose shko Shenimi im - lexo ta pranosh hyun ose ta perzesh ate - udhe te mesme per Nene Terezen nuk kishte. Si ne nje shkallezim zenonian te aforizmave duke pikezuar si ekzistence frytin Nene Tereza sjell si rrjedhoje te njera-tjetres ndjenjat universale dhe detyrimet me fisnike qe lidhen me humanizmin dhe perkushtimin njerezor. Fryti i qetesise eshte lutja fryti i lutjes eshte besimi u krijua trinomi i pare qetesi-lutje-besim. Fryti i besimit eshte dashuria fryti i dashurise eshte sherbimi fryti i sherbimit eshte paqja krijohet edhe trinomi i dyte dashuri-sherbim-paqe. Fillohet me qetesine dhe mbarohet me paqen aksioni eshte besimi dhe te sherbyerit me dashuri. Mekanizmi i realizimit te te qenit i pranishem Zoti nga struktura eshte marredhenie njerezore me kontributin e tij. Nga objekti eshte te sherbyerit ndaj njeriut me moralin e tij. Nga emotiviteti eshte dashuria e njeriut ne nevoje. Te varfrit shprehet Nene Tereza jane njerez te shkelqyer sepse ata na mesojne shume gjera me vlere. Dhe sjell ne mend ate vajzen e varfer qe vdiq ne duart e saj duke i thene faleminderit. Eumlshte kaq mrekulliplote te shohesh madheshtine e ketij njeriuhellipi cili mund te vdese si nje engjell kjo eshte madheshtia e ketyre njerezve v.o te varfrit nuk nemin dhe mallkojne apo ankohen kur largohen nga kjo bote nje i pasur mund te hungeroje se si eshte e mundur qe me pasurine nuk e bleu dot pavdekesine ose si mund te thote cdokush nga ne se kam uri kam ftohte apo kam dhimbje. Dhe kjo - e vijon arsyetimin Nene Tereza - se ajo qe ne besojme eshte ajo se cfare Jezusi ka thene Une isha i uritur une isha lakuriq une isha pa shtepi une isha i padeshiruar nuk me donin nuk kujdeseshin per mua - dhe ju e bete kete per mua. Duke prekur mizerjen si trup njerezor Nene Tereza artikulon se ne jemi duke prekur trupin e Jezu Krishtit 24 ore ne dite ne e kemi prezencen e tij 24 ore ne dite ju edhe une. Ju gjithashtu duhet te perpiqeni te sillni prezencen e Zotit brenda familjes suaj per familjen qe lutet se bashku qe qendron se bashku. Dhe une mendoj qe ne ne familjet tona nuk kemi nevoje per bomba dhe pushke per te shkaterruar apo per te sjelle paqen thjesht po te jemi se bashku vetem po te duam njeri-tjetrin sjellim ate paqe ate gezim ate prezence te forte te njeri-tjetrit ne shtepi. Dhe ne do te jemi ne gjendje per te kapercyer te gjithe te keqen qe eshte ne kete bote. Ka kaq shume pervuajtje kaq shume te urryer kaq shume mizerje dhe ne me lutesit tane me sakrificat tona jemi duke e filluar ne shtepite tona. Dashuria fillon ne shtepi dhe nuk eshte sa shume ne bejme por se sa shume dashuri ne veme ne veprimin qe bejme. Eumlshte per Zotin gjithe cka ne mundim sa shume ne bejme nuk ka rendesi sepse ai eshte i pafund por sa shume dashuri ne vendosim ne kete veprim. Sa shume ne bejme per te lexo-Zotin ne personin qe ne jemi duke sherbyer. Kathryn Spink Mother Teresa-an authorized biography-page 299.
Nese ke edhe pakez durim Nene Tereza me lejo ti shkoj deri ne fund detyrimit tim ne sherbim te personalitetit dhe vepres suaj Nje dekade pas vdekjes suaj pra ne vitin 2007 kur diskutimi per shenjterimin tuaj ishte nje diskutim i hapur dhe ne proces finalizimi pikerisht ne ato momente sublime dikush apo disa shpenzuan per botimin e letrave ku sipas tyre ju per 50 vjet nuk e ndjete prezencen e Zotit. Ja se cthote David van Biema Cfare na meson neve eksperienca e saj vleren e dyshimit E gjitha kjo lidhet me nje leter qe ne shtator 1979 Nene Tereza i dergoi Rev. Michael van Der Peet ku shkruhet Jezusi ka nje deshire te vecante per ju si edhe per mua. Heshtja dhe boshlleku eshte kaq e madhe saqe une veshtroj dhe nuk shoh ve veshin por nuk degjoj gjuha leviz ne lutje por nuk flethellipune dua qe ju te luteni per mua se une e le ate te kete nje dore te lire. Nje perfundim i tille nuk eshte mohues ne thelbin ekzistencial por se sillte nje shqetesim real per boshatisjen shpirterore te njerezve nga humanizmi jezusian. Si edhe shprehet Nene Tereza nuk eshte e mjaftueshme te themi une e dua Zotin por une nuk e dua fqinjin tim sepse Zotin Jezus ne kryq e bene te tille nje i uritur nje i zhveshur nje i pastrehe. Ne emer te tij ja se cfare une dhe ju mund te lehtesojme. Krishti eshte ngado eshte tek i varferi qe ju takoni eshte ne buzeqeshjen qe jepni dhe ne ate qe ju merrni. Bazuar ne keto thenie te nje lakonizmi me sinqeritet dhe perkufizime aksiomatike kuptohet se Nene Tereza mbetet ne thelb kristiane por se ka nje pikeveshtrim krejt te sajin personal. Ka rendesi argumentive zberthimi i marredhenies se saj me fjalet e fundit te Krishtit ne kryq Kam etje Eumlshte nje i gjalle i vdekur nje qenie ne kufirin mes jetes dhe vdekjes duke vuajtur. Ai kerkon ta lehtesoje ate Ka nevoje per ndihme per meshire per ti qendruar prane. Frymezuar nga kjo anatomi perjetimi Nene Tereza plazmoi kuptimin e sherbimit ndaj njeriut ne nevoje te varfer te semure apo te pastrehe. Prandaj ajo shprehej se Krishtlindjet do ta mbanin boten ku rrezatimi i gezimit eshte real sepse Krishti eshte ngado. Guxoj te them Nene Tereze se atje ku e kerkoni Ju Krishtin tek zemra si thoshte Jezusi ju dua me zemer tek varferia tek buzeqeshja tek dashuria per njeri-tjetrin perfundimi qe ju nxirrni ne ate leter eshte i drejte. Ju ngrini nje shqetesim pse njerezit nuk drejtohen me nga kjo filozofi kur mendojne per Atin ne qiell pse nuk i kane porosite e tij filozofi jete dhe orientim moral veprimi shprehje te identifikimit dhe parimesi te aksionit te jetes Une nuk gjej ne kete shqetesim te vakuumit per shkak te largimit as kontradikte e per me teper as braktisje Ajo Ju Nene Tereze me kuraje paralajmeruat se njerezit po i largoheshin ketij morali dhe udhes se perendise Thuhet se ne thenien e dyte te letres se lartpermendur shperfaqet nje dizonance ekstravagante Kjo sepse ne thenien e pare shfaqet ajo gruaja qe bota mendonte se e njihte ndersa thenia e dyte konsiderohet si nje tingellim si ato qe shetisnin ne dramat ekzistenciale te viteve 70-te. Dhe rreken te shkojne ne skaje duke thene se keto jane dy ane kontradiktore brenda se njejtes ikone te madhe njerezore te 100 viteve te fundit. Une mendoj qe nuk ka kontradikte brenda Nene Terezes Ajo zbuloi kontradikten ne realitet. Evidentoi me guxim mungesen e Krishtit tek njerezit e sotem qe u percudnuan ne shoqerine e konsumizmit. Ndoshta ate e shqetesonte apo e bezdiste marredhenia me Jezu Krishtin e ngurtesuar thjesht ne ceremonial vetem ne Tempull si nje komunikim steril qe nuk bashkeshoqerohet me frymezim human me sakrifice per te tjeret si Jezusi me dhembshuri per ate qe vuan me kujdes per ate qe ka nevoje me meshire per ate qe nuk ka fuqi te rroje por nuk ka fuqi edhe te vdese. Ky eshte ekzistencializem real jo artistik apo teatror Kjo lloj drame e ka shtyre Nene Terezen te shikonte me perparesi pelegrinazhin tokesor te Jezusit te zbulimit te tij si Mesia hebraisht si Kristos greqisht. Ndaj si jete e deshmuar nga apostujt dhe deshmitaret e dokumentuar nga faktet dhe ngjarjet historike nga arrestimi dhe denimi i tij kam pershtypjen se kristianizmi terezian perball mizerjes se miliona e miliona njerezve parapelqen kete aspekt te Jezu Krishtit. Ajo merret me pak me aspektet e ringjalljes dhe largimit per ne qiell me premtimin e rikthimit. Duket se ajo beson se mund dhe duhet bere me shume nese Jezu Krishtin e kerkojme brenda njeriut tek shpirti tek vullneti fjala dhe veprimi i tij ndaj atij qe ka nevoje duke dhene nga vetja si edhe bente Jezusi. E nese nuk ndodh keshtu Nene Tereza pati kurajen te fliste per nje mungese te tij brenda nesh si individe dhe popullsi pa bere dallime etnike apo kombetare. Filozofikisht edhe te tjere kane mberritur ne kete perfundim. Erich Fromm kur flet per civilizimin perendimor gjen nje realitet kontradiktor sepse ajo shfaqet si e krishtere ne identitetin fetar dhe pagane me energji shpagimi ne identitetin ekonomik ne treg ku konkurrohet per interesa per pasuri per kapital. Si pasoje ne aspektin social ky lloj paganizmi krijon te papune vende te varfra semundje te shekullit problematika te mijevjecarit si SIDA mungesa e ushqimit ujit te pijshem etj. E vecanta e shqetesimit terezian eshte se me moralin e ftohte dhe cinik sekular te institucionalizmit laik individi nuk frymezohet qe te jape nga vetja per ate qe konsiderohet si llumi i shoqerise se sotme globale. Nje autoritet moral i gjithepranuar si Jezu Krishti mund te nxise e te frymezoje kur ai eshte ne zemren ne syte ne veshet dhe ne gjuhen e cdo njeriu. Kur nuk eshte si edhe po ndodh mos duhet heshtur Nene Tereza nuk heshti Perball mizerjes ajo ka vullnet sherbimi. Filantropite per dekor te miliardereve morali fals i humaneve te kamur dhe pseudodashuria e njerezve te zbrazur nga shpirti nuk lidhen me betimin I thirsty - Kam etje. Le te provojne te mbajne nje femije me malarie ne duart e tyre le te kujdesen per nje te semure me lebroze qofte edhe nje dite te vetme kur ai eshte duke dhene shpirt Nene Tereza modestisht e quante veten e saj asgjeja e vogel por te tille ajo e shihte veten ndaj perendise. Kerkesat e saj shpesh i tronditnin hierarket e majmur madje shqetesimet shkonin deri tek Papa. Ne kete kuptim ajo ishte gjeja e vogel - e madhe Refraktarizmi i kesaj jerarkie perthyhej nga Nene Tereza si nje bisede me zerin e perendise ku ajo hapur shprehte skepticizmin boshllekun e mungeses dhe memecllekut ne lidhje me perendine te cilat nuk lidheshin me te por me ata qe nuk punonin si ajo dhe damkosnin bashkepunimin ne kete mision. Me vone Nene Tereza shkruan Jezusi e dha veten e tij tek une. Me nje pergjegjesi morale kristiane ajo cdo mosrealizim te saj ose ndeshjen me nje situate te renduar qe nuk mund ta permiresonte nuk e gjykonte si nje pergjegjesi te te tjereve por si te sajen. Ne keto kushte ajo eshte shprehur se ajo ndoshta eshte ende e erret apo jo e plotesuar me Zotin. Edhe ne keto rrethana ajo nuk kerkon alibi per tu larguar nga pergjegjesia. Me bindje vetengarkohet per ta kryer si duhet sherbimin ndaj Jezusit. Ajo gjykonte se nuk ishte e perplotesuar me te brenda qenies se saj. Ky eshte besimi qe don te shmange mosbesimin kjo eshte bindja fondamentale dhe jo dyshim Sa here qe ajo deklaronte sinqerisht se jam ne erresire me eshte nderprere lidhja me Zotin kjo nuk kishte te bente me mohimin e tij. Ajo e kerkonte prezencen e tij permanente si nje drite dhe nuk pranonte te hiqej se ajo energji ndodhej brenda saj qofte edhe virtualisht ose thjesht se e deklaronte ate. Te jesh ne cdo moment nen frymezimin drejtimin dhe prezencen e energjise hyjnore brenda teje dhe ne veprimet e tua kjo eshte shenje pergjegjesie. Letra e vitit 1959 ku ajo shkruan Per cfare une punoj nese atje nuk eshte Zoti atje nuk ka shpirt nese atje nuk eshte shpirti atehere - Jezus Ju gjithashtu nuk jeni i vertete. Kjo eshte nje nga dy letrat bashke me ate te vitit 1955 ku ajo shkruante cpritje e gjate per Zotin dhe ripulsohet boshlleku jo besim jo dashuri jo zell jane perpjekje per kete kontakt qe ajo e donte ne cdo sekonde sinqerisht te perceptueshem frymezues si energji dhe dinamizem per veprim. Ajo eshte ndoshta e vetme qe nuk rreket nga teologjia e ftohte sterile por se yshtet nga nje sendertim real brenda saj te prezences se Jezusit. Ajo kerkon zgjidhjet pasi apriori e ka pranuar ekzistencen e perendise dhe ndaj tij lyp ndihme Ne gusht te vitit 1959 ajo i shkruajti Rev. Lawrence Pickay. Me trego at perse ka kaq dhimbje dhe kaq erresire ne shpirtin tim Hapur duket jo dyshimi ne ekzistence apo mohimi ateist por se nevoja per me shume prezence te perendise. Ky eshte sinqeritet dhe besim absolut tek Zoti. Ajo e do ate prezent ne cdo moment. Aq e sinqerte dhe fondamentale ishte Nene Tereza saqe kur mori nje cmim ne Filipine ne vitin 1960 ajo deklaroi Kjo nuk do te thote gje per mua sepse une nuk e kam ate. Nga fundi i vitit 1950 Nene Tereza takoi teologun e mirenjohur Joeph Neuner tek i cili konfidoi gjendjen e saj. Ai i shpjegoi se nuk ka qenie qe mund te sheronte erresiren brenda saj vec se ajo nuk do duhej te ndjehej pergjegjese per ate cndodhte pasi te ndjerit e Jezusit nuk eshte e vetmja prove e te qenit te tij atje. Ai e porosiste se lutja e saj e vertete per Zotin ishte shenje e sigurt e prezences se tij te fshehur ne jeten saj dhe se mungesa ishte ne fakt pjese e anes spirituale te punes se saj per Jezusin. Shqetesim ishte prezenca dhe jo ekzistenca Ndaj kur Nene Tereza e pershkruan shpirtin e saj si nje bllok akulli ajo perdor nje nocion tjeter qe provon ekzistencen e Zotit dhe pranine e tij brenda saj vullnetin Une e pranoj jo ne ndjeshmerite e mia por ne vullnetin tim vullneti i Zotit - une e pranoj vullnetin e tij. Ne vitin 1960 Nene Tereza shkruante me nje permbajtje dhe sens te theksuar anticipues Nese ndonjehere mund te behem shenjte une sigurisht do te jem Shenjte e erresires. Une do te vijoj te mungoj ne qiell tek drita do te jem drita e atyre qe jane erresira ne toke. Kjo deklarate sqaron gjithcka shkakun dhe identitetin e erresires brenda saj. Nata e erret ne teologji lidhet me purgatorin me pastrimin perpara takimit final me Krishtin dhe me rregullimin e njeriut per te cilin sakrifikoi Jezusi dhe Maria. Nene Tereza me erresiren e saj eshte pjese e bashkesise katolike te vertete e cila per shume arsye vjen duke u rralluar jo ne numer por ne ushtrimin pa cen dhe te thelle te besimit fetar. Plaget sociale ende te pasherueshme jane erresira se ciles ajo pranon ti behet drite dhe shenjte Nene Tereza i drejtohej Jezusit Ne qofte se kjo sjell tek Ju lavdine nese shpirtrat kane ardhur tek Ju me gezim une i pranoj te gjitha deri ne fund te jetes sime. Kolodiejchuk e quan librin Vjen te jesh drita ime si nje antidot te problemeve te sotme kulturore. Kjo sepse marredheniet e Nene Terezes me njeriun ne nevoje dhe mizerje drejtoheshin nga detyrimi i saj ndaj Zotit Ne Konferencen Ekumenike europiane ne lufte kunder varferise zoti Barroso pershendeti ne emer te KE-se duke pranuar me veneracion ndihmen e ekumenizmit per sherimin e plageve te varferise. Nene Tereza ngrihej ne emer te Zotit kunder mizerjes dhe deklaronte Lumturia juaj eshte gjithcka qe une dua
Sot interpretimi i letrave te saj eshte nje subjektivizem i kulluar pse jo me mendjen e gabuar se mund te pengojne shenjterimin e saj thjesht se ajo eshte shqiptare Ajo vete kish kerkuar asgjesimin e tyre. Ne prill 1959 ajo i kerkoi Z.Picachy Te lutem te shkaterrohet cdo leter ose ndonje qe une kam shkrojtur. Une deshiroj qe cdo gje ti mbetet e tija. Sepse nese letrat do te behen publike njerezit do te mendojne me shume per mua me pak per Jezusin E dashur Nene Tereza letrat u botuan dhe bashke me to mijera e mijera faqe. Ajo qe ka vlere dhe nuk zhbehet eshte vepra juaj humane dhe kristiane ne emer te njeriut me frymezim nga Ai qe ishte njeri-perendi Jezusi Te faleminderit sepse qenia jote me gjak shqiptar na e rrit detyrimin dhe pergjegjesine ndaj kombit Te faleminderit qe me degjove