Shqetesuese rritja e cmimit te bukes

OKB-ja ka thirrur nje mbledhje te posacme per te diskutuar lidhur me rritjen kohet e fundit te cmimeve te ushqimit ne bote.Organizata e OKB-se per Ushqimin dhe Bujqesine FAO tha se ky takim ne fund te ketij muaji behej si reagim ndaj shqetesimeve ne rritje nga vendet anetare.Cmimet e ushqimeve jane rritur me pese per qind ne dy muajt e fundit te shkaktuar pjeserisht nga ndalimi i eksporteve te grurit nga Rusia per shkak te thatesires dhe zjarreve qe shkaterruan rreth nje te pesten e te korrave.Ne Mozambik ka pasur trazira qe lane shtate te vdekur dhe indinjate publike ne vende te tjera lidhur me cmimet e ushqimeve.
Korrespodenti per ceshtjet ekonomike Andrew Walker thote se cmimet nderkombetare te ushqimeve jane sipas shumices se standardeve te larta.Indeksi i Organizates Boterore te Ushqimit dhe Bujqesise FAO qe mbulon 55 mallra ushqimore eshte ne nivelin me te larte keta dy vjet dhe shume me lart se mesatarja e dekades se fundit. Rritja me e fundit eshte rezultat i thatesires qe ka prekur kryesisht Rusine. Demi ndaj dritherave te grurit ne Rusi dhe nje vendim per te kufizuar eksportet kane rritur cmimin global te grurit dhe ky eshte faktori kryesor qe ka cuar ne rritjen e indeksit ushqimor te FAO-s. Kete jave pati nje rritje tjeter te cmimeve te grurit qe nuk eshte reflektuar ende ne indeksin e FAO-s pas lajmeve se Rusia po konsideron shtyrjen edhe me te ndalimit te eksporteve.
Megjithese cmimet jane te larta ato prapeseprape ende jane larg niveleve qe arriten ne vitin 2008 ne piken e krizes ushqimore.Indeksi i FAO-s eshte 38 per qind nen pikun e tij. Organizata thote se stoqet e grurit mund te bien kete vit por ato perseri do te mbeten mbi nivelin qe ishin gjate krizes ushqimore.Furnizimet globale per drithera te tjera ka mundesi te mbeten te mjaftueshme per te lejuar rritjen e stoqeve.