E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nexhmije Hoxha Enveri nacionalistet dhe e verteta per jugosllavet...

Interviste ekskluzive per MAPO-n me Znj. Nexhmije Hoxha. Si lindi levizja komuniste ne Shqiperi dhe kontaktet e pare te komunizmit Si arriten komunistet te perhapen ne popull dhe kur u njoh Enver Hoxha. Vleresimi i saj per luften e Mehmet Shehut dhe

Nga Ben Andoni

Ne periferine e kryeqytetit atje ku dikur kane mbetur apartamentet e vjetra dy kateshe te Laprakes nje grua e vjeter keqyr e vetme nga ballkoni i saj kaosin e qarkullimit te Tiranes. Perballe kodrat i jane fshire nga shikimi prej ndertimeve kaotike shumekateshe. Koha i eshte larguar shume kujtimeve. Ka qene ilegale veprimtare udheheqese dhe 65 vjet pas fitores se L2B nga Forcat antifashiste Znj. Hoxha mbetet nje nga deshmitaret e para te asaj kohe qe ka cfare te thote. Ka njohur nga afer pothuaj te gjithe protagonistet e asaj kohe dhe ka drejtuar...
Deren e hap serish vete por eshte dashur nje procedure e tere protokollare per ta bindur 89 vjecaren qe te intervistohet. Ajo ka ruajtur zerin dhe nje forme fizike te mire dhe deshiren per te shkruar serish. Ashtu si mund te merret me mend shtepia ka te gjithe korpusin e vepres se Enver Hoxhes ndersa neper mure jane pune te piktoreve te njohur Z. Shoshi V. Kilica M. Fushekati Buza Plaku qe ne shumicen e rasteve i kushtohen ish-ciftit te pare te Shqiperise. Librat qe e rrethojne jane te shumte por dominojne ata historike. Ne nje cep shquan Larouse dhe diku Darwin ndersa diku me nje kopertine te bukur qendron nje vellim i Femmes extraordinaire.
Perballe tyre ne nje kolltuk te thjeshte Znj. Hoxha me ne sfond te shoqin dhe anash me nje telefon qendron e qete duke pritur dhe duke diskutuar pyetjet qe i behen.
Intervista zhvillohet ne disa dite dhe ndodh disa here qe biseda edhe tensionohet. Disa nga pyetjet jane hedhur kategorikisht poshte por marreveshja mbetet Do flasim vetem per luften...Dhe ne kete marreveshje eshte shume korrekte.

Cilat ishin kontaktet tuaja te para me literaturen komuniste Si e mbani mend levizjen komuniste shqiptare ne momentet e para Mbledhja themeluese e R.K...
Une ne rrethin e Levizjes Komuniste nuk kam hyre nepermjet literatures komuniste por aty me coi pervoja ime personale dhe ndjeshmeria per gjendjen e trishtuar te gruas shqiptare dyfish te shtypur edhe nga zakonet e prapambetura. Ne moshen 12-vjecare ne mbarim te shkolles fillore qe e mbarova me shume zell entuziazem e endrra per tardhmen time u ndodha para murit te fanatizmit vecanerisht te rajonit nga vinte familja ime nena ime dilte me perce dhe une isha vajza e pare dibrane qe ngula kembe te ndiqja arsimin e mesem. Pas shume loteve e neteve pa gjume fitova. Kjo ngjarje me dha shtysen e pare te luftoj kunder shtypjes ne pergjithesi te luftoj per emancipimin e gruas e te shoqerise shqiptare.
Tre vitet e adoleshences sime si nxenese ne Institutin Nana Mbretneshe qene vite te magjishme te zbulimit te nje bote te re nepermjet kultures qe na jepte shkolla.
Leximet gjate kesaj periudhe ishin ende larg literatures politike aq me shume asaj komuniste. Po ne vitet 35-36 ne kuadrin e disa masave liberalizuese qe mori regjimi i Zogut filluan te botohen gazeta e revista ku intelektuale perparimtare shpalosnin idete e tyre. Une si lexuese e pasionuar lexoja cdo gje qe me binte ne dore. Keshtu kur shkrimtari Haki Stermilli me 1935 botoi romanin Sikur tisha djale qe beri shume buje une i shkrova autorit nje leter ne shkurt te 1936 me pseudonimin Flaka ku shprehem me stilin romantik sentimental te kohes per vleren e ketij libri dhe konkludoj me bindjen time se Do te vije dita qe na pa qene nevoja te bertasim Sikur tisha djale te bashkueme nen flamurin e Lirise do ta gjejme vete rrugen e drejte rrugen e shpetimit. Kjo leter eshte botuar nga autori ne botimin e dyte te librit pa kerkuar autorizimin tim.
Keshtu deri ne moshen 15-vjecare dhe kesaj letre une nuk kisha krijuar ende asnje kontakt me persona a literature komuniste. Po ne kete periudhe filloi te qarkulloje libri Nena e Gorkit po ashtu shkrimet e poezite e Migjenit ne revisten Bota e Re qe po perpiheshin nga rinia e etshme e vendit. Ne kete reviste me prirje te theksuara revolucionare shkruanin shpesh dy gra njera ishte Ollga Plumbi qe atehere nuk e njihja tjetra shkruante me pseudonimin Kolombja pas se ciles fshihej Selfixhe Ciu motra e madhe e nje shoqeje te klases Hanusheja qe me ndihmoi te lidhem me Selfixhene me te cilen takoheshim ne shtepine e saj- e bisedonim per tema sociale e kulturore te shoqerise shqiptare komentonim rreth shkrimeve e botimeve letrare. Kjo me njohu me Ollga Plumbin qe pavaresisht nga diferenca e madhe ne moshe me terhiqte shoqeria me te madje dhe e memes se saj qe me cudiste kultura enciklopedike e nje gruaje aq te moshuar qe ashtu si edhe Ollga kishte ndjekur arsimin e larte ne Greqi. Eshte Selfixhe Ciu qe me foli ne fillim per organizaten e komunisteve dhe me beri takimin me Qemal Stafen ne veren e 1937-es. Ne kujtimet e mia kam shkruar per kete takim qe shenon hyrjen e angazhimin tim ne nje organizate komuniste ne Grupin Komunist te Shkodres. Quhej i Shkodres sepse ishte themeluar atje e kryetari i saj kishte qene Zef Mala qe une se kam njohur sepse une hyra ne grup pikerisht kur ai u perjashtua arsyeja ishte sepse botoi nje buletin qe u quajt Buletini jeshil nga mbulesa me shkrime te gabuara ne vije. Ne kete grup une militova deri ne themelimin e Partise Komuniste te Shqiperise me 8 Nentor 1941. Gjate kesaj periudhe pervec disa aspekteve organizative ne pune me vajzat e Institutit dhe ne marredhenie sporadike me grupet e tjera komuniste te vendit me shume jemi marre me edukimin komunist te vetvetes dhe te simpatizanteve qe kishim ne lidhje. Kjo eshte periudha qe u njohem me literaturen mbi komunizmin ne aspektin teorik e marksist e pothuaj aspak ne aspektin praktik leninist. Keshtu si baze e edukimit tone ishte broshura Zhvillimi ekonomik me permbledhje nga Kapitali i Marksit per Mbivleren per Parimet baze e Fazat e Komunizmit. Mua me terhiqnin shume veprat e Engelsit si Mjerimi i filozofise ose Anti-Dyring dhe Origjina e familjes....
Si ishte deri nate kohe ndergjegjesimi nder te rinjte shqiptare per komunizmin
Mund te them se ishte shume i kufizuar si ne numer dhe ne shtrirje. Ne tre shkollat e mesme te Tiranes Pedagogjikja e vajzave Gjimnazi i djemve Teknikumi amerikan Liceu francez ne Korce Normalja e Elbasanit dhe Gjimnazi i Shkodres numri i te rejave dhe te rinjve komuniste te organizuar ishte ne cdo njeren nga keto pak a shume sa gishtat e duarve. Ato ngjanin si berthama te mbyllura ne mes tyre dhe vetem me pushtimin e vendit ne prill 1939 shpertheu gjithe potenciali i papermbajtur i aspiratave te rinise shume me imediate me jetike si ato per nje bote te re ideali per clirimin kombetar per nje Shqiperi te lire te pavarur e demokratike qe zuri vend paresor ne platformen e Mbledhjes themeluese te Partise Komuniste dhe pak me vone dhe ne Mbledhjen themeluese te Rinise Komuniste qe u zhvillua vec dy jave me pas me 23 Nentor 1941. Aty ishim vetem 20 perfaqesues te te rinjve komuniste te grupeve rajoneve e shtresave te ndryshme por detyra madhore qe morem persiper ishte te krijonim nje bashkim te fuqishem te gjithe te rinjve antifashiste te Shqiperise.

Nje vend me nje prapambetje shume te madhe ekonomiko-shoqerore dhe me fare pak vjet ne shpine si shtet. Si u arrit qe te mobilizohen gjithe ata njerez ne kohen e luftes Cilat ishin levizjet e para te rezistences te cilat i bene njerezit te besonin tek rezistenca N-Cl
Vertet populli yne ne prag te luftes ishte i varfer e me prapambetje te madhe por ishte shume i pasur me tradita luftarake atdhetare si edhe virtyte ndjenja te larta fisnike sic ishte Besa e shqiptarit. Ne komunistet bashke me atdhetare progresiste antifashiste ndonese shume te rinj kush mesues a mesuese nxenes a studente qe lane bankat e shkolles dhe aulat universitare te Evropes iu drejtuan me besim ketyre njerezve te thjeshte te popullit ne fshatra e qytete burrave e grave te rinjve e te rejave duke u kujtuar lufterat e te pareve te tyre kunder pushtuesve qe kane dashur tu rrembejne trojet e tyre e ta shuajne si komb. Thirrja e ketyre luftetareve toreve te para me fjalet e zjarrta te te pareve tane Ja vdekje-ja liri si dhe ato qe buciten ne mes popujve tEuropes qe u ngriten kunder pushtuesve nazifashiste Vdekje fashizmit- Liri popullit ngriti ne kembe popullin tone ne nje lufte qe sishte pare ne historine tone per nga pjesemarrja e gjere te forca e bashkimit dhe shembulli i larte per vendosmeri te paperkulshme ne sakrifica te papara deri ne flijim te jetes per liri e Atdhe. Ishte besimi te keto forca te reja politike shembulli qe dhane deri ne sakrificen supreme te jetes sic qene aktet heroike te deshmoreve te Shkodres Tiranes Vlores e ne gjithe Shqiperine qe bene te ngrihen masat e rinise e te punetoreve ne demonstrata te fuqishme si edhe ne akte sabotimi qe u kujtonin ore e cast pushtuesve fashiste se kjo toke ka zot.
Per fat te keq keto forca te reja politike dhe levizja popullore nacionalclirimtare qe u ngrit ne vend nuk u mbeshteten nga ata qe konsideronin veten si Baballare te kombit si dhe nga bejleret bajraktaret e agallaret - pronare te medhenj tokash qe smund tulnin veten te begenisnin e te flisnin e te bashkepunonin me ata qe i quanin brekegrisur opingar apo me emertime te tjera fyese si tishin bujkroberit e sherbetoret e tyre. Baballaret e kombit ne vend qe te mbeshtesnin kete elan te rinise ne sherbim te clirimit dhe perparimit te tij u kujdesen ta menjanojne nga lufta ashtu si kerkoi perfaqesuesi i Mithat Frasherit ne Konferencen e Pezes gjoja qe te mos demtohej pjesa me e njome e popullit gje qe vazhduam ta degjojme e ta lexojme edhe me vone ne letrat deklaratat e shtypin e tyre. Balli Kombetar perjashtoi nga kjo lufte dhe vajzat e gruan shqiptare duke organizuar nje fushate intensive te ndyre per takuzuar levizjen antifashiste nacionalclirimtare duke njollosur ne menyra me te turpshme vajzat shqiptare sikur edhe ne historine me te lashte te vendit tone te mos kish luftetare e heroina gra sic kane mbetur ne kujtesen e popullit Donika e Kastrioteve Nora e Kelmendit vajzat e Sulit Shota e Kosoves e 6 mije partizanet e LANC-it qe ndoqen shembullin e tyre e nga radhet e te cilave shume dhane jeten e tyre.

Nje lufte e madhe per tu besuar dhe fituar ka nevoje per modele. Cilat ishin modelet e tyre qe komunistet prezantuan te njerezit e thjeshte per tu besuar
Modeli Ne radhe te pare vete lufterat e popullit tone duke pasur si model ato qe beri Skenderbeu yne i madh qe cuditi nje Evrope te tere cetat e rilindesve tane kryengritjet e 1911 e 1912-es ne veri ato ne jug ne Korce e Laberi spo angazhohem ne emra komandantesh legjendare te njohur nga populli yne se jane shume. A nuk ndoqen shembullin e tyre cetat e para partizane si ajo e Myslim Pezes ajo e Teki Kolanecit ne Kolonje ne Skrapar etj.
Njesitet tona guerile ne qytete a nuk bene ate qe beri Cerciz Topulli ne Gjirokaster ose dy vellezerit Hasan e Hysen Ballanca ne Diber kunder binbasheve otomane. Apo ate qe beri Avni Rustemi ne Paris kunder nje tradhtari te Atdheut Por dimensioni i pakrahasueshem i Luftes N-Cl me nje fuqi shumemilioneshe e pajisur me teknike te re luftarake kerkonte nje perballim adekuat per kete dhane kontributin e tyre ushtaraket shqiptare qe ne baze te studimeve qe kishin bere ne Akademi ushtarake Itali e gjetke pasi u lidhen me LANC-in trajnuan kuadro udheheqese te reparteve partizane sidomos per mjetet e teknikes se re tarmatimeve qe u rrembenin pushtuesve ne luftime po dhe nga guerilet e qyteteve ne kazermat a vend ruajtjet e arsenalit ushtarak tarmiqve. Ne kete drejtim ndihmuan me pervojen e tyre ushtarake italiane qe pas kapitullimit te Italise fashiste u lidhen me ushtrine tone partizane. Pati shoke qe kishin marre pjese ne Luften e antifashisteve ne Spanje si Mehmet Shehu qe u shqua per aftesite ushtarake ne komandimin e reparteve te medha si Brigada e Divizione partizane. Nga komandat e larta te njesive partizane ndiqej zhvillimi i luftimeve te ushtrive te aleateve te medhenj anglo-sovjeto-amerikane kunder ushtrise barbare hitleriane por atehere skish as televizion dhe sidomos Shqiperia si vend i vogel nuk kishte mundesi te krijonte lidhje dhe te perfitonte nga pervoja e tyre e madhe nga Lufta e Dyte e pashembullt boterore. Sic dihet lufta partizane ne Jugosllavine e Titos ka qene e ashper dhe e vleresuar mire nga aleatet e medhenj. Udheheqja e PKSH-se dhe Shtabi i Pergjithshem i UNCL ka pasur njohuri me kontakte ose materiale te shkruara mbi aspekte te organizimit te njesive partizane dhe taktikave te luftimit por nuk mund te themi se ushtria partizane jugosllave ka qene model per ushtrine tone sepse pervec faktit te njohur boterisht qe lufta antifashiste partizane ne Jugosllavi ka qene po aq e ashper ne mes forcave te brendshme kundershtare per vdekje qe u perkisnin popujve perberes te Federates serbe kroate malazeze etj. Ne dokumente te Partise e te Shtabit te Pergjithshem te UNCL ka letra e proces-verbale qe deshmojne se ne skemi qene dakord me kritikat e misionareve jugosllave si me shefin e Shtabit jugosllav per Ballkanin V. Tempo qe cetat tishin te shperndara ne fshatra qe brigadat partizane te quheshin proletare etj. etj. Ne 10 korrik 1943 ishte formuar Shtabi i Pergjithshem i UNCL dhe po ne gusht ishte formuar Brigada e Pare Partizane kurse Titoja ne dhjetorin e ketij viti keshillonte udheheqjen tone qe te krijoheshin reparte te medha e te sulmonin forcat armike ne menyre me frontale sic na keshillonte Tempoja me te cilin Enveri sa here takohej me te do te grindej po ashtu e acaruar ishte dhe korrespondenca ne mes tyre per qendrimet e tij shoviniste ndaj shqiptareve te Maqedonise ku kish ngritur shtabin e tij tashtuquajtur ballkanik.
Si e mbani mend Qemal Stafen Vojo Kushin Zef Malen Abaz Kupin dhe personazhet e tjere me te spikatur te fillimit Kush ishin njerezit me te kendshem per rinine e asaj kohe
Lista e personazheve politike qe kam njohur si ata komuniste nacionalclirimtare po dhe nacionaliste eshte e gjate. Une jam ne perfundim te nje libri me kujtimet e mia personale si pjesemarrese ne Luften Antifashiste Nacionalclirimtare por nuk mund te them se kur do te botohet sepse kjo gje eshte e lidhur me kushte e rrethana qe nuk varen nga une. Aty une kam nje galeri portretesh me pershkrime e kujtime per shoke shoqe miq e personazhe politike qe kam njohur gjate jetes sime revolucionare e luftes NCL.
Po them pak fjale per Qemal Stafen e Enver Hoxhen. Sic thashe dhe me lart Qemal Stafen e takova dhe e njoha per here te pare ne veren e 1937 vazhdova lidhjen me te per te marre udhezime dhe per ti raportuar mbi punen agjitative edukative dhe organizative me vajzat e Institutit Nana Mbretneshe deri sa ai ne janar te 1939 u arrestua nga regjimi i Zogut dhe me qendrimin e hapur e te vendosur qe mbajti para gjyqit djaloshi 19-vjecar komunisti Qemal Stafa u be njeriu me i dashur i rinise shqiptare dhe me vdekjen e tij heroike u be simbol i luftes qe perfshiu gjithe rinine e popullin shqiptar kunder pushtuesve fashiste. Dhe i tille do te mbetet. Mua me vjen mire qe ererat antikomuniste qe fryne edhe mbi Shqiperine tone nuk e fshine emrin e ketij idealiste te ndritur qe sakrifikoi rinine e jeten e tij per liri e Atdhe. Ne librin e kujtimeve qe eshte botuar i kam kushtuar nje kapitull te vecante cilesive te tij te vecanta si nje i ri me inteligjence te mprehte kulture e pjekuri mbi moshen e tij nje njeri qe kish gjithe cilesite e domosdoshme per te qene nje udheheqes jo vetem per rinine qe me natyren e tij te gjalle te qeshur e te dashur punonte me te gjithe njerezit te cdo rangu qe nga me i thjeshti e deri me i ngrituri qofte intelektual politikan i ri a i moshuar. Ndoshta ne kujtimet e mia per punen me rinine e luften NCL kam ende per te shtuar dicka me shume per Qemal Stafen.

Kur u njoh realisht Enver Hoxha
Nuk e kam te qarte se per cfare kohe behet fjale e sa njihej nga kush Realisht Enver Hoxha njihet se pari ne vendlindjen e tij ne Gjirokaster qe kur ishte nxenes i dalluar ne gjimnazin e ketij qyteti me pjesemarrjen aktive ne veprimtari kulturore teater etj. si dhe ne aksione politike ne protesta e demonstrata te rinise e popullsise qytetare kur paria e vendit e caktoi ate djale te ri 28-vjecar si delegat te Gjirokastres per te marre eshtrat e Cerciz Topullit dhe Muco Qullit kohe kur e njohen dhe qytetare te Shkodres kur ai me 1936 doli nga ballkoni i Bashkise perkrah dinjitareve te larte politike e klerike te ketij qyteti. E njohu edhe Korca si nxenes e profesor. E njohu rinia e Tiranes perkrah saj ne demonstrata te pergjakshme kunder pushtuesve e njohen dhe armiqte qe e denuan me vdekje qe me 1941. E njihnin dhe dhjetera e qindra personalitete intelektuale e politike antifashiste progresiste dhe nacionaliste ku shume nga keta ishin emigrante ne Itali e France gjate studimeve jashte dhe vazhdoi te zhvilloje bisedime me koke ne torbe ne Tirane apo ku te ishin qe nga Shkodra ne Vlore ne qytete a malesi. E njihnin gjithe kuadrot drejtuese te organizatave te partise qe u ngriten ne te gjitha rrethet e komandat e cetave e brigadave partizane jo vetem nga letrat me shume lloj pseudonimesh por jane fakte te dokumentuara qe ai shkonte nga rrethi ne rreth dhe mori pjese vete ne inaugurimin e shume njesive partizane e beheshin shume mbledhje pune partie e fronti mjafton te kujtojme mbledhjet historike kombetare Konferenca e Pezes Labinotit Helmesit BRASH-i Permeti Berati. Mund te themi se gjeresisht e zyrtarisht Enver Hoxha u njoh si udheheqes kryesor i Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare si Komandant i Pergjithshem i Shtabit te Pergjithshem i UNCL dhe Kryeministri i Qeverise se Perkohshme Demokratike te Shqiperise i zgjedhur nga Keshilli Antifashist Nacionalclirimtar qe u riformua e u zgjerua nga Kongresi i LANC-it ne Permet dhe u njoh nga gjithe populli yne dhe ne bote ku qeveria e re erdhi ne Tirane dhe ku Enver Hoxha nga ballkoni i hotel Dajtit dhe ne emer te saj shpalosi perspektivat per te ardhmen e Shqiperise Me shume buke me shume kulture.... te bashkuar e me pune te palodhur.
Po une e di se ka njerez si ndonje moderator televiziv qe me qellim e ligesi sa here interviston pjesemarres ne luften N-Cl nuk le rast pa e ngritur pyetjen Si e ka drejtuar luften e sa ka qene realisht i njohur Enver Hoxha per te dendesuar hijen qe ka njezet vjet qe mundohen te hedhin mbi rolin e figuren e tij ose nga ndonje politikan a shkrimtar i kohes qe edhe i pelqen te pohoje se ka qene partizan por ndonese 14 vjec dhe ne muajt e fundit te luftes ai skish degjuar per Enver Hoxhen dhe qe atehere paska pare gjera te shemtuara por qe nuk i shkruante dot atehere prandaj po i rishikon kujtimet e romanet e shkruara me sy-ze te reja te modes antikomuniste. Puna e tyre Enveri eshte nje shkemb qe askush se menjanon dot nga rruga e historise se Shqiperise.

Si u arrit qe te ringrihej Levizja antifashiste pas dy operacioneve te nazisteve Si e kujtoni ate kohe dhe ku jeni gjendur juve personalisht me se shumti Si ishte gjendja e popullit te thjeshte ne ate kohe
Gjate Operacionit nazist te Dimrit une kam qene gjithe kohen brenda ne qytetin e Tiranes. Kurse Operacioni i Veres me gjeti ne Permet e malet e Zagorise qe e kam pershkruar gjate ne kujtimet e mia. Vecanerisht Operacioni i Dimrit ka qene shume i rende per njesite partizane jo vetem nga dimri jashtezakonisht i acarte por ai e gjeti partine dhe keshillat N-Cl ne nje faze demobilizimi iluzor i shkaktuar nga ngjarja e gezueshme e kapitullimit te Italise fashiste. Leshimet e njohura ne Tirane Elbasan Vlore Berat Gjirokaster i kushtuan rende Levizjes N-CL me arrestime masive e deri zhdukje patriotesh te shquar e kuadro te larte partie qe kushedi ne ckampe a furra naziste te vdekjes mbaruan. Por ne fund te fundit Levizja antifashiste N-Cl dhe ushtria e saj partizane kishin mbeshtetjen e gjere e te vendosur te popullit dhe pushtuesit naziste te mbeshtetur haptas nga forcat reaksionare te Ballit Kombetar e te tjere tradhtare nuk ia arriten dot ti likuidojne as me Operacionin e Dimrit as me terrorin e masakrat qe pasuan ne qytete si 4 shkurti ne Tirane dhe as me operacionin e qershorit pas Kongresit te Permetit me 24 maj te 1944.
Eshte fakt qe me ringjalljen pranverore te natyres u grumbulluan u perteriten e u shumuan repartet partizane dhe u organizuan ne njesi me te medha ne Divizione e Korparmata qe u ngarkuan te vazhdonin luften clirimtare edhe ne zonat e tjera ende te roberuara si ato pertej Shkumbinit e me ne Veri e Verilindje se Atdheu Shqiperia ishte nje dhe e pandare.
Pse i mbeshteten sipas jush shume nga ballistet dhe nacionalistet keto operacione te egra te nazisteve
Nuk di a eshte e drejte te merremi me ata mercenare mjerane si te ashtuquajturit Baballare te kombit si kryeagjenti kuisling Mehdi Frasheri lideri i Ballit Kombetar Mithat Frasheri kryetari i zogisteve dhe bajraktaret e Dibres qe rekrutuan ne malesite veriore te Shqiperise e ne Kosove dhe u dhane nga nje pushke dhe u thane Luftoni per Shqiperine e madhe etnike kunder partizaneve qe jane komuniste sllave a greke.
Mehdi Frasheri justifikonte bashkepunimin me gjermanet gjoja per arsye madhore sepse sipas tij vetem Gjermania do te mund te siguronte kufijte e vertete te Shqiperise pra Shqiperine etnike duke bere sikur nuk e dinin qe kjo ishte ne kundershtim me Karten e Atlantikut dhe qendrimin e Aleances se madhe antifashiste qe nuk do lejonte ndryshimin e kufijve pas Luftes se Dyte Boterore. Ai bente thirrje qe ti jepej fund luftes vellavrasese cka nenkuptonte pushimin e luftes ndaj nazisteve dhe shuarjen e levizjes N-Cl. Ne nje nga shkrimet e tija shkruante Nuk mund te kerkohen flijime te reja sidomos kunder nje vendi qe eshte aq i forte sa lufton me tere boten. A nuk te ben qe nje pohim i tille kaq ekzaltues i fuqise se Gjermanise hitleriane tu japesh te drejte disa historianeve qe kane ngritur edhe tezen se antikomunizmi i tyre i shtynte te prireshin e te shpresonin me shume fitoren e Hitlerit se sa te Stalinit pa u menduar thelle se keshtu viheshin kunder gjithe Fuqive te medha demokratike te Evropes si edhe SHBA-ve etj.
Me kete qendrim politik te gabuar e driteshkurter ka te beje dhe platforma e Ballit Kombetar e pritshmerise e formuluar nga kryetari i saj Mithat Frasheri. Sipas kesaj platforme - qe edhe historiane te huaj ne shkrimet e tyre mbi luften ne Shqiperi e theksojne shqiptaret pergatiteshin politikisht dhe ushtarakisht per te zbritur ne fushen e luftes ne kohen me te pershtatshme kur armiku i huaj te mos ishte ne gjendje te kundervepronte dhe kur PK-ja e rraskapitur nga goditjet e pushtuesve te mos ishte ne gjendje te kundervepronte forcat e fresketa nacionaliste. Kulmi i cinizmit e endrra ne diell Oficeri i misionit anglez Entony Kuajli do i shkruante Londres BK mendon se rreziku i komunizmit eshte me kercenues sesa sistemi fashist.... Studiuesi amerikan Edwin Jacques ne librin e tij Shqiptaret shton Ne kete menyre per Ballin Kombetar antikomunizmi doli mbi antifashizmin ndodhte ne te njejten kohe kur Fuqite e Medha demokratike SHBA dhe Anglia ishin ne aleance te plote me Bashkimin Sovjetik komunist. Anglezet u munduan deri ne fund qe te bindnin BK dhe Legalitetin te kapercenin gjendjen e pritshmerise dhe te hidheshin ne lufte. Ishte kjo nga trysnia e Aleateve por dhe nga disfatat qe po pesonin forcat e Wehrmat-it hitlerian ne te gjitha frontet e luftes ne Lindje e Perendim te Evropes si edhe ne Afriken Veriore ku forcat aleate anglo-amerikane zbarkuan nga Italia fqinje. Flitej dhe pritej nje zbarkim i mundshem ne Ballkan mund dhe ne Shqiperi sepse kish mbaruar koha e pritshmerise sepse populli mund ti ndeshkonte dhe tu kthente shpinen per jete ndaj duhej te merrnin pjese si Baballare te kombit.
Nderkohe edhe pala tjeter Levizja N-C po e shikonte se lufta e forcave aleate dhe e popujve ne Evrope kishte marre tashme kthesen drejt fitores dhe beri perpjekjen e fundit qe Balli Kombetar e Legaliteti te shkeputeshin nga flirtimi e bashkepunimi me pushtuesit e te bashkuar te merrnin pjese ne lufte te armatosur kunder pushtuesve te saj nazisteve gjermane qe kishin arritur ne kufijte tane. Prandaj te dy palet qene te interesuar e shkuan ne Mukje ne gusht te 1944 ku u zhvilluan disa dite bisedime dhe u arrit te nenshkruhet nje marreveshje e cila sic dihet e anulloi udheheqja e larte e Levizjes N-C sepse delegacioni i saj nuk respektoi direktiven kryesore Bashkim per lufte te armatosur kunder pushtuesve ndersa ne krye u vune ceshtje te tjera si krijimi i nje Komiteti per Shpetimin e Shqiperise sikur nuk ekzistonte Keshilli i Pergjithshem i Frontit Antifashist N-Cl i zgjedhur qe ne Konferencen pluraliste te Pezes qe kish drejtuar ne gjithe keto vite luften kunder pushtuesve fashiste me forcat e armatosura partizane e keshillat popullore Nacional-clirimtare. Per prishjen e marreveshjes jane bere shume spekulime sikur ajo u prish nga Miladin Popovici sepse aty flitej per Shqiperine etnike. Kjo teze nuk qendron fare po te kihet parasysh dhe vete letra e Miladinit nje muaj para Mukjes ne korrik i drejtonte KQ te Partise se tij te Titos ku deshmon per ceshtjen e Kosoves e rolin qe mund te luante PKSH e Levizja NCL ne Kosove sepse ai kish kaluar krejtesisht ne pozicionin e drejte te PKSH-se gje qe u be shkak dhe pse e larguan nga Shqiperia madje u organizua dhe vrasja e tij mu ne zyren e punes ne Kosove. As mund ti shkonte nepermend Enver Hoxhes qe ta vinte kete ceshtje te Kosoves etnike mbi ceshtjen e madhe te clirimit te Atdheut meme me nje marreveshje ne karte sepse i vihej viza luftes gjakut e sakrificave te masave popullore.
Enverit pastaj do ti mbetej ne kurriz akuza e prishjes se bashkimit ne Mukje dhe do te kishin te drejte dhe disa qe bejne pyetjen se a kane pasur faj dhe komunistet qe nuk u kristalizua nje front i perbashket po sikur te mos kishin ngjare ato qe ngjane pas Mukjes. BK e tregoi se nuk ishte per lufte . Me 7 tetor ne nje qarkore te Ballit Mithat Frasheri urdheroi ndalimin e cdo veprimi ushtarak kunder forcave gjermane megjithese as nuk kishin pasur te tilla.
Historiani Bernd Fischer ne librin e tij Lufta N-CL ne Shqiperi shkruanPas kesaj BK nisi te rreshqase me shpejtesi ne kolaboracionizem me te thelle nga ckishte qene me italianet. Me poshte citon Julian Emery i cili ne librin e tij Bijte e Shqipes thote...fillimisht cetat e Ballit nisen te informonin gjermanet mbi levizjet e forcave partizane bazat zonat e influences te Levizjes N-C..nga pak u armatosen me ndihmen e gjermaneve dhe te qeverise kuislinge dhe po me ndihmen e tij moren ne administrim zona te tera te vendit.
Per keto veprime te turpshme ne fillim te shkurtit te 1944 oficeret e misionit anglez njoftonin Londren se ...per partizanet po behej gjithmone e me e veshtire perballimi i ushtrise gjermane pasi tani asaj i jane bashkuar cetat e Ballit e se bashku po zhvillojne operacione kunder forcave partizane...
Me gjithe keto oficeret misionare angleze u munduan deri ne fund qe BK dhe Legaliteti te hidheshin ne Lufte. Keshtu gjenerali Deivis ne nje raport te 13 Nentorit 1943 i shkruante Londres qe te perkrahej dhe BK se kam ne dore nje marreveshje me shkrim ku ky angazhohet se do te luftohet kunder gjermaneve dhe derisa te mos kemi prova se kjo eshte false une propozojq e te vazhdoj kontaktet me Keshillin e BK Vetem disa dite me vone 17 Dhjetor 1943 ne kulmin e Operacionit te Dimrit ai shume i revoltuar rekomandon te denoncohet Keshilli i Regjences kolektivisht dhe nje per nje me emer. Po ashtu duke denoncuar edhe BK-ne e Zogistet . Per ironi te fatit ishte pikerisht ne duart e Ballit ne kohen kur gjenerali anglez ra rob duke refuzuar keshillat e mbrojtjen e Enver Hoxhes dhe kuptohet keta e dorezuan te gjermanet. Komanda gjermane nuk mund te mos ishte ne dijeni te flirtimeve te bashkepunetoreve te tyre te larte me anglezet dhe te tronditur pas deshtimit te operacioneve te tyre ushtarake dhe te zemeruar per paaftesine e Regjences e shperndane kete dhe formuan njera pas tjetres disa qeveri shume anetare te te cilave ose nuk pranonin ose shpejt jepnin doreheqjen. Me ne fund gjermanet qeverisen me kryeminister Rexhep Mitrovicen e Xhafer Deven ne kohen e te cileve ngjane masakra rrengjethese si ai i 4 shkurtit 1944 ne Tirane. Te nesermen e kesaj masakre ne gazeten Bashkimi Kombit ne nje artikull Gjaku don gjak kerkohej qe gjaku te rrjedhe rreke rrugeve te Tiranes...Gjaku eshte sherimi rrenjesor i te infektuarit...terror kunder anarkisteve terror kunder nacionalclirimtareve kunder simpatizanteve te tyre...nje dite terror siguron dhjete vjet qetesi.
Dhe pas thirrjeve te tilla vazhduesit e pinjollet e ketyre kalemxhinjve dhe padroneve te tyre kuislinge kane sy e faqe te akuzojne Levizjen N-C per lufte civile. Neqoftese ka pasur Lufte civile eshte pikerisht ajo skote qe kerkonte gjak shqiptari....qe kerkonte dhe organizonteterror kunder nacionalclirimtareve madje edhe kunder simpatizanteve te tyre...Keto thirrje ngjanin si genocid si pogromet hitleriane.
Degjojme dhe lexojme se po behen perpjekje qe kuislinge si Rexhep Mitrovica e Xhafer Deva dhe disa bajraktare qe kane lyer duart me gjak shqiptari te rehabilitohen sic po behet ne fakt me regjentet kuislinge Mehdi Frasheri Pater Anton Harapi Lef Nosi e lidera te tjere kolaboracioniste te kompromentuar me pushuesit nazifashiste si Mithat Frasheri i Ballit dhe Abaz Kupi i Legalitetit.
Historianet evropiane e amerikane qe kane ndjekur luften Nacional clirimtare kane arritur ne nje konkluzion ne ate qe shpreh Reginald Hibbert ne librin e tij Fitorja e Hidhur Kreret Nacionaliste shqiptare me hezitimin per te luftuar kunder pushtuesit gjermane humben shansin per te luajtur nje rol ne Shqiperine e pas luftes.

Vijon ne numrin e ardhshem

12 Prill 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›