Njeqindvjetor i lindjes se Nene Terezes

Ne piedestalin e personaliteteve me te medha te njerezimit Nena Tereze ze vendin me meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme. Ne te vertete Nena Tereze nuk beri shpikje shkencore si Albert Ejnstein nuk i nderroi kahet e botes si Bill Gejtsi nuk ishte e famshme per role filmike e vepra shkencore madje srsquou shqua as per fuqi politike dhe forma tjera te veprimtarive te zakonshme. Mirepo Ajo ishte e madhe per dicka tjeter te pazakonshme duke u bere e admirueshme dhe e dashur per miliona e miliona njerez per vlera qe qendron mbi te gjitha per dashuri ndaj Zotit dhe Njeriut dy postulatet e jetes dhe vepres se saj. Ajo i dha botes pikerisht ato qe i mungonin besimin dhe dashurine forcen dhe guximin. Ne shekullin e trazimeve te medha ne shekullin e lufterave te pergjakshme te zhvillimeve marramendese teknologjike ajo u privua nga gjitha te mirat e kesaj bote dhe ato i kerkoi diku tjeter atje ku mjerimi kishte ndertuar perandorine e tij shkaterruese ku trishtimi srsquokishte kufij dhe ku dhembja njerezore ishte e pafund. Keshtu ajo u be ikona e shekullit XX e ketij shekulli te trazimeve dhe kontrasteve te medha. Nena Tereze nje grua shtatvogel por me nje zemer te madhe arriti te fitoje nje epitet universal te quhet nga e gjithe bota me emrin me te dashur dhe me te perkdhelshem Nane. Ishte ky nje rast unik krejtesisht i vecante ne historizmin e njerezimit. Ajo arriti te bente ate qe srsquomundi e srsquomund ta beje asnje superfuqi politike ushtarake ekonomike kulturore vetem me nje force forcen e dashurise permes filozofise se saj qe eshte thellesisht filozofi e dashurise dhe kulture e dashurise. Model per kete ka Jezu Krishtin dhe fjalen e Ungjillit. Ne kete menyre ajo arriti te ndertoje nje qyteterim superior te bazuar te vlerat shpirterore te besimi i palekundur ne Zotin dhe ne perkushtimin e pakursyer per njeriun pa kurrfare dallimesh. Ajo duke qene lapsi ne doren te Zotit shkroi testamentin e njerezimit se dashuria eshte arma me e fuqishme qe tjeterson cdo fuqi te se keqes qe zbut dhimbjet trazon diktaturat ushqen te uriturit sheron te semuret dhe botes i jep me shume shprese me shume qetesi me shume gezim dhe me shume jete. Filozofia e jetes dhe e veprimtarise se Nenes Tereze tjetersoi pikepamjet e konsoliduara neper dijet e ndryshme humane tronditi sterhollimet filozofike dhe persiatjet e panumerta qe behen neper universitete akademi institute dhe krijoi nje rend te ri nje filozofi te bazuar ne vlerat dhe virtytet e besimit te dashurise te solidaritetit dhe perkushtimit per njeriun e varfer per njeriun e semure per njeriun e neperkembur per njeriun e shtypur per njeriun e perbuzur- me nje fjale per njeriun qe shihet si teprice e botes. Sot mund te themi me plote gojen se Nene Tereza ka mbushur boshlleqet e botes ato vrima te zeza duke u dhene shpjegimin e munguar dhe domethenes. Ajo tjetersoi filozofine e jetes dhe ndertoi qyteterimin e dashurise qyteterim dhe filozofi kjo qe e mban madherishem emrin e Nenes sone Tereze. Kudo neper boten shqiptare dhe rrafshet e perbotshme shtrohen pyetje se cfare e beri kete personalitet kaq madheshtor kaq te perjetshem kaq te dashur kaq te patejkalueshem kaq te admiruar Behen shpjegime filozofike teologjike psikologjike sociologjike letrare mirepo Ajo prapeseprape mbetet mister mbetet mister ashtu sic mbetet mister i perhershem per njerezimin dashuria kjo shtytese e njeriut. Pra ajo beri gjera te vogla por me dashuri te medha. Pikerisht keto gjera qe shkreptinin si rrufe dhe u perhapen kudo neper bote. Nderkaq keto vepra te medha ajo i perjeteson edhe me mendime te bukura te fuqishme sugjestionuese dhe shume domethenese per cdo kohe dhe rrethane sikur ky Mos me thuaj se ne bote ka lufte. Mos me thuaj se njerezit veniten nga uria. Mos me thuaj se njerezit vriten nga urrejtja. Mos me thuaj se njerezit gergasin dhe perndjekin njeri-tjetrin por vetem me thuaj Ccedilrsquoben ti
Njeqindvjetori i lindjes se saj dhe reflektimi ne jeten shqiptare
Keto dite kur po shenohet me aktivitete te bujshme njeqindvjetori i lindjes se Nenes Tereze kombi shqiptar si asnjehere me pare ndihet i lartesuar i lehtesuar i gjalleruar i plotesuar dhe i frymezuar. Manifestimet e shumta kudo ku ka shqiptare perurimet e librave te shumte konferencat e ndryshme shtatoret dokumentaret bashke me lavdet e perjetshme dhe meritore qe ia jep bota anekend e bejne kete pervjetor te madherishem nje nyje shume domethenese qe nderlidh kohet dhe historite per trsquoi dhene trajte te re botes shqiptare ashtu sikurse Nena jone Tereze i dha domethenie tjeter botes. Te gjitha keto aktivitete te bujshme jane nje shenje e fuqishme e kendelljes se kombit tone per te ecur gjurmeve te Nenes Tereze kesaj Nene te njerezimit e cila na ka ngritur si komb ne piedestalin e popujve me te cmuar. Nena Tereze ishte nje bije shqiptare e lindur dhe e frymezuar brenda nje tradite shqiptare ne nje familje bujare te ushqyer dhe te prirur nga idealet sublime kombetare dhe fetare. Ne familje ajo u mbush me dashuri te cilen e shperndau ne cdo cep te botes. Nje shpjegim shume domethenes dhe sintetizues per kete figure gjigante e jep njeriu qe i qendroi afer biografi me i madh dr. Don Lush Gjergji Vetem ne prizmin e historise sone kombetare dhe fetare mund ta zberthejme kuptojme dhe shpjegojme fenomenin e miresise dhe dashurise - Nenes sone Tereze. Po ate e lindi dhe e rriti lashtesia jone iliro-shqiptare e nxori ne drite martirizimi yne shumeshekullor e edukoi dhe e frymezoi krishterimi yne 2000-vjecar e lartesoi pervujteria e beri te madhe dhe te pavdekshme dashuria. Ne te vertete Nene Tereza jo vetem qe ishte vigani i shekullit tone sic tha Bill Clinton por mbi te gjitha ajo ishte vigani i njerezimit. Veprimtaria e saj e ka vulen ne Jezu Krishtin dhe Njeriun. Ne nje interviste per magazinen e madhe Time ajo u pyet Cila eshte frika juaj me e madhe Ajo u pergjigj Une i besoj Krishtit dhe nuk kam frike. Ndersa nje pyetje tjeter ishte Cilat jane planet tuaja per te ardhmen Dhe pergjigjja e saj ishte Une kam vetem nje plan ne dite. E djeshmja ka kaluar e nesermja akoma nuk ka ardhur. Kemi vetem te sotmen per ta nderuar Krishtin. Objekt i jetes se saj ishte njeriu ai i perbuzuri i leni i varferi i semuri ndersa inspirim dhe motivim per te realizuar kete mision ishte Jezu Krishti. Veprimtaria e saj e formesuar ne bipolaritetin toka e qielli Krishti dhe Njeriu flaku gjitha dallimet ekzistuese tokesore. Prandaj ajo admirohet me shume se kushdo tjeter. Si shembull per kete po permendin vetem faktin se me rastin e 90-vjetorit te lindjes se Nelson Mandeles gazeta britanike Daily Telegraph realizoi nje sondazh me 90 personalitete boterore per te gjetur keshtu personalitetin me influencues dhe me inspirues. Dhe ketu triumfon Nene Tereza. Ishin 90 personalitete qe mbesin prapa madheshtise se personalitetit te saj ne mesin e te cileve Mahatma Gandhi Martin Luther King Sir Eumlinston Churchill Albert Einstein etj. Eumlshte kjo nje liste me personalitete qe ngerthejne vlera te jashtezakonshme per njerezimin mbare. Nena Tereze ishte nje murgeshe romano-katolike e cila eshte e lindur ne Shqiperi dhe ua dedikoi jeten te varferve ne Indi- shkruan gazeta ne fjale me kete rast. Nena Tereze emri dhe vepra e saj jane perjetesuar ne te gjitha segmentet e jetes shqiptare. Neper pulla postare sheshe ne kryeqendrat tona aeroport spitale rruge kudo ka shqiptare jane sinjifikativi i fuqishem i faktit se ajo tanime eshte bere pjese e pandashme e identitetit shqiptar duke influencuar ne te gjitha segmentet me rendesi formesimin e identitetit modern shqiptar. Per me teper ajo pervec te tjerash eshte bere objekt i shume veprave te artit ne letersi pikture muzike skulpture etj. Ne kete kontekst po veme ne spikame nje mendim shume kuptimplote te shkrimtarit te madh shqiptar Ismail Kadarese lidhur me Nene Terezen dhe rrafshin e saj kulturor Nene Tereza dhe Gjergj Kastrioti dy personazhet me te medhenj te kombit tone dhe nder dy me te medhenjte e Evropes e te njerezimit mbare sado te larget te jene ne kohe e sado te ndryshem ne trajte per ne shqiptaret kane nje gje sublime qe i bashkonhellip Gjergj Kastrioti simboli i vullnetit tone per liri dhe per qyteterim evropian libri i Gjon Buzukut misherimi i etjes se shqiptareve per kulture dhe drite dhe Nene Tereza mesazhi yne i madh i harmonise perdellimit dhe dashurise per popujt dhe njerezimin mbare jane vlerat tona morale qe do te na shoqerojne perhere ne rrugetimin tone te madh.
Nena Tereze dhe Katedralja e Prishtines
Milan Kundera njeri nga shkrimtaret me te medhenj ne bote sot shkruan Kujtesa duhet vazhdimisht te ushtrohet qe te mund te funksionoje sic duhet. Keto manifestime te medha qe behen perkujtimet e shumta jane nje forme e rigjallerimit te saj brenda kombit tone e jetesimit te vepres se saj ne ne. Ka tanime tri dekada qysh kur Nene Tereza ka filluar te thadrohet ne mendjet dhe zemrat shqiptare per trsquou bere nje model i shkelqyer nje udherrefyese sidomos ne dite te veshtira. Ajo u misherua ne popullin e saj. U be shembull udherrefyes. Ajo ishte dhe mbetet nje nene tipike qe ngroh me perqafimet e zjarrta gjithe njerezit vullnetmire u dha dhe u jep fuqi te neperkemburve u jep force te shtypurve frymezime te jashtezakonshme krijuesve. Ajo eshte Njeshi i pazevendesueshem me i vecanti ne rruzullin tokesor nje univers i pafundme i dashurise per Krishtin dhe Njeriun. Prandaj reflektimi i saj ne kulturen dhe identitetin shqiptar eshte i madh. Dhe ky reflektim i ngjizur fuqishem dhe me perkushtim nga dr. Don Lush Gjergji Ibrahim Rugova e shume e shume te tjere po kurorezohet ne kete njeqindvjetor me ndertimin e Katedrales katolike ne qender te Prishtines. Kjo eshte perjetesia me e madhe misherimi me i fuqishem me token e saj me gjakun e saj. Ndersa per ne shqiptaret eshte shenje e mekembjes e gjallerimit pas shume e shume shekujve zie. Ne Prishtinen e lire per te cilen Nena Tereze ndermjetesoi nga Vatikani deri te Uashingtoni eshte ndertuar Katedralja madheshtore qe e perjeteson emrin dhe veprimtarine e Nenes Tereze.
Uria per dashuri
Testamenti i Nenes Tereze i shkruar me veper cdo dite te jetes se saj i jetuar ne cdo shkund dhe i shperndare kudo ne bote me dashuri cdo dite e me shume po perfiton boten. Ajo ishte dashuria ne veper sic thote dr. Don Lush Gjergji e cila vec punes gjigante la edhe mendime te bukura e shume domethenese per njeriun. Ajo pervec punes se pamundshme per cdo mendje njerezore la vargje e lutje te fuqishme qe ushqejne shpirtrat me miresi dashuri shprese dhe jete. Himni i saj per jeten eshte nje nga tekstet filozofike dhe etike me te fuqishme ne te cilin ajo me pedanteri dhe mendje te holle specifikon kontrastet e botes prandaj i kendon aq bukurJeta eshte dashuri pranoje/ Jeta eshte bukuri admiroje/ Jeta eshte lumturi shijoje/ Jeta eshte enderr zbatoje/ Jeta eshte sfide ballafaqoje/ Jeta eshte detyrekryeje/ Jeta eshte loje luaje/ Jeta eshte e cmueshme nderoje/ Jeta eshte pasuri ruaje/ Jeta eshte dashuri perjetoje/ Jeta eshte fshehtesi zbuloje/ Jeta eshte premtim plotesoje/ Jeta eshte pikellim tejkaloje/ Jeta eshte himn kendoje/ Jeta eshte tragjedi zbute/ Jeta eshte aventure zbertheje/ Jeta eshte kenaqesi meritoje/ Jeta eshte jete mbroje Nena Tereze Jeta. Ne keto vargje shume domethenese shkreptin me tere fuqine e dashurise besimi i madh i Nene Terezes. Ky eshte nje nder tekstet me te mrekullueshme qe te mahnit me fuqine e tij dhe te perveteson me filozofine e tij. Vetem nje shpirt i madh dhe i inspiruar per vepra te medha mundet te shkruaje keso vargje qe mbesin thesare per njerezimin.
Perfundim
Nena Tereze ishte e vetedijshme se autonomia e njeriut sendertohet ne jete dhe ne veprat e tij Tvetan Todorov. Po kete filozofi jete e vepre ajo e harmonizoi me nje etike thellesisht humane dhe kristiane gjate jetes se saj duke lene pas vetes nje veper te madhe te bujshme me vepra dhe vlera dhe te admirueshme per breza perjetesisht. Andaj cdo hap te jetes se saj e mbushi me pune dhe vepra te madherishme dashurie. Dhe kete autonomi Nena Tereze e sendertoi mrekullueshem ne jeten e saj dhe veprimtarine e saj te shumanshme te cilen ia la si trashegimi botes dhe kombit shqiptar te cilit i perkiti. Nena Tereze duke qene me gjak dhe tradite shqiptare duke mbartur ne vete shumesi virtytesh shqiptare behet nje shembull i perkryer per kombin tone nje model se si duhet te ndertojme nje te ardhme me te mire dhe me te dinjitetshme. Ne kete qellim ky pervjetor keto aktivitete te bujshme dhe mbi te gjitha perurimi i Katedrales Nena Tereze jane shenja te jetesimit te saj ne jeten kulturen dhe mentalitetin tone. Po e perfundoj me nje thenie te Ibrahim Rugoves me rastin e kalimit te saj ne amshim kur shkroi Populli i Kosoves dhe i gjithe populli shqiptar sot eshte krenar para botes me Nenen Tereze me Nenen e vet. Nena Tereze eshte engjell i rojes per Kosoven dhe per popullin shqiptar.