E Diel, 1 Nëntor 2026

Letër për një vizitor që vjen kryeqytet: Je në Tiranë? Shtrëgoju mirë se s’ke ku ta bësh…

I dashur vizitor i kryeqytetit tim!


Po ta them që në fillim të kësaj letre, Tirana është vetmi kryeqytet në të gjithë botën i cili nuk ka një banjo publike. Kjo do të thotë i nderuar vizitor që vjen në Tiranë në radhë të parë mos të dalësh debil në sy të qytetarëve, pra rregulli numër një është “Mos pyet kurrë ku është banja publike”, nuk ka. Rregulli numër dy është, nëse e ke vërtet emegjente janë ca kuti tek bashkia e Tiranës dhe e mira është tia postoje kreut të Bashkisë. Por nëse nuk je afër këtij institucioni zër ndonjë cep pallati. Ka edhe një alternativë tjetër, poshtë lumit të Lanës M mos ki turp! Aty i nderuar vizitor shkojnë të gjithë. Rama është marrë vetë ekskluzivisht me rehabilitimin në fjalë. Pak e nga pak po ta prezatoj Tiaranën.


Ti i nderuar vizitor i kryeqytetit tim sapo të hysh në Tiranë do të shohësh edhe një fenomen që askund më parë nuk ta kanë zënë syte. Janë ca vende si tek zona e bllokut dhe tek “Ushtari i Panjohur”, duken të gjelbra dhe

kur ecën mbi këtë gjelbërim vëren se nuk ka asnjë fije bari... eh more zotni të gënjen syri. Është shpikja më e fundit e Edi Ramas, ka ngjyrosur asfaltin me jeshill.


Të them edhe një sekret tjetër. Nëse do të shikosh se ku është shpëpia publike në Tiranë, por ta them në vesh, mos ia thuaj njeriu - është tek Bashkia e Tiranës. Po po... kalo aty nga ora 21:00 e më tutje dhe nëse del ndonjë vajzë si burrë nga cepet e godinës së bashkisë dije se i kanë mbaruar punë dhe nuk i kanë dhënë 200 lekëshin. Është për tu habitur pse ndodh kështu kudo ku është kryetari ynë. Por nejse kjo “jetë luksoze” nuk është për ty.


Ti vizitor i kryeqytetit tim, je lindur e rritur në një botë të qytetëruar. Nuk të ka hije të hedhësh një ambalazh në rrugë. Por nëse vjen me këto mend në kryeqytetin tim, të siguroj se do të mbetesh tërë ditën me ambalazhe në duar. Hidhe vëlla... s’ka kosha


Do të rastisë rruga të shkosh nga Universiteti në Tiranë. Është shumë i bukur. Një herë një kohë aty ai shatërvani që do të shikosh punonte por tani do shohësh ca WC portativë. Mos shko ta bësh aty. Janë vënë për protestë. Nuk janë efikase. I kemi vënë herët sot në mgjes. Po vjen vera vëlla. Do hamë e do pimë deri sa do zhdepemi... kështu që na duhen edhe ato.


Qytetarët e Tiranës ka gjetur një mënyrë të vëçantë për të protestuar ndaj Bashkisë së Tiranës. Ata që në mngjes herët kanë montuar në sheshin “Nënë Terezai” disa WC portative, një kërkesë kjo shumë e çartë për bashkinë e cila edhe të vetmen banjo publike në kryeqytet në vend të investonte për ta bërë efikase e betonizoi. Deri në drekë vendosjen e këtyre WC portativë asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër. E si për t’i treguar botës se Tirana nuk është ajo që thotë Rama lart e poshtë, por një realitet krejt tjetër, qytetarët gjetën ta bënin kët protestë në një ditë para se Karamalis të vizitojë Tiranë.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›