Berisha, me 28 prill në Pragë paraqet kërkesën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Momenti historik është vendosur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare dhe me vullnetin e presidencës çeke të BE-së. Kërkesa nuk vjen si një moment elektoral, pro si një stacion normal i një mandati reformash që gëzojnë 96 përqind të mbështetjes së shqiptarëve
Kryeministri Sali Berisha shpalli sot në orën 13 vendimin zyrtar për të paraqitur kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kryeministri deklaroi se vendimi ishte një moment tërësisht i konsultuar me partnerët evropianë, veçanërisht me presidencën çeke, e cila ka ftuar kryeministrin Berisha me 28 prill – pra nesër – që të paraqesë zyrtarisht në Pragë kërkesën formale. Kryeministri e vlerësoi këtë çast si mbërritje e një stacioni të rëndësishëm reformash, por edhe në sajë të solidaritetit dhe mbështetjes së pakursyer të miqve evropianë, të cilët u konfirmuan këto kohë si shumë solidarë me shqiptarët, kombin që pati të kaluarën më të hidhur ndër vendet e Evropës ish-komuniste. Gjithashtu, zoti Berisha theksoi shndërrimin e reformave në refrenin e qeverisjes së tij, të cilat u shndërruan në shembull frymëzimi për vendet e rajonit, pro edhe që e nxorën vendin nga lista e vendeve më të korruptuara të botës, për ta renditur ndër 10 vendet më efiçente në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Pjesë nga fjala e sotme e kryeministrit Sali Berisha para anëtarëve të kabinetit qeveritar
Me datën 28 prill Shqipëria do të paraqesë zyrtarisht kërkesën për marrjen e statusit të kandidatit për anëtar të Bashkimit Evropian. Kjo përbën një moment dhe një akt të një rëndësie përcaktuese në procesin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Ky vendim yni nuk vjen si një vendim i njëanshëm, por vjen si një vendim plotësisht i bashkërenduar me vendin kryesues, me kryesinë e radhës të BE-së. Ai vjen edhe si një bashkërendim me vendet anëtare të BE-së, të cilat mbështesin këtë akt dhe këtë vendim. Pra, vendimi për të paraqitur me datën 28 prill në Pragë kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit është një vendim gjerësisht i konsultuar sikundër edhe kishim deklaruar më përpara. Duhet t’u bëj të ditur qytetarëve shqiptarë se gjatë këtyre muajve janë zhvilluar negociata intensive me kancelaritë e vendeve anëtare. Gjatë këtyre muajve është paraqitur pikëpamja e qeverisë shqiptare dhe ka gjetur mbështetje të plot
ml; se për vendin dhe kombin tim, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të bazohet para së gjithash dhe mbi të gjitha mbi reformat, eficencën e tyre, funksionalitetin e qeverisjes dhe funksionimin e demokracisë. Nga ana tjetër, bazuar në këto, ky duhet të jetë një proces i pandalshëm, sepse ky proces ka mbështetjen e 96 përqind të shqiptarëve dhe përbën një forcë të fuqishme udhëheqëse në vetvete, përbën një motiv të pashterrshëm të reformave të vazhdueshme për të arritur kriteret, standardet dhe normat e Bakimit Evropian. Ne paraqesim kërkesën pasi kemi plotësuar me seriozitetin më të madh kërkesat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja interim që kemi patur. Ne paraqesim kërkesën pasi të gjitha vendet anëtare të BE-së votuan në parlamentet e tyre dhe ratifikuan MSA-në, pa ngritur qoftë edhe rezervën më të vogël. Në të kundërt, në tërësi, ajo është votuar me vlerësimin më pozitiv dhe unanimitet të plotë nga parlamentet e vendeve anëtare. Ne paraqesim kërkesën, pasi ne kemi vendosur një bashkëpunim të gjerë edhe në fushën ushtarake me BE-në. Njësitë tona ishin në Çad, janë në Bosnjë dhe janë të gatshme të marrin pjesë në të gjtha misionet e paqes që BE parashikon e do parashikojë në të ardhhmen të bëjë. Por, unë me këtë rast, dua të shpreh mirënjohje të thellë Komisionit Evropian, i cili ka dhënë një ndihmë të gjithanshme Shqipërisë. Një mirënjohje shumë të thellë dua t’u drejtoj disa vendeve anëtare, së pari, për solidaritetin e tyre të jashtëzakonshëm që i kanë dëshmuar Shqipërisë. Shumë nga këto vende kanë dhënë apo kanë vendosur Shqipërinë në krye të të gjitha ndihmave ekonomike apo të natyrave të tjera. Shqipëria ka patur një mbështetje të plotë në jetësimin e reformave të saj, në rrugën e ndërtimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut, në rrugën e zgjidhjes së mijëra problemeve të trashëguara nga e shkuara më e hidhur se çdo komb tjetër i Evropës. Ndaj edhe sot është një rast për t’i falenderuar me shumë përgjegjësi. I falenderoj veçanërisht për mirëkuptimin që kanë treguar ndaj qeverisë shqiptare, për të paraqitur kërkesën; për vlerësimin që u kanë bërë arritjeve të Shqipërisë dhe mbështetjes së ambicieve për statusin e kandidatit. Falenderoj kryeministrin Topolanek dhe qeverinë çeke, e cila ka bërë avokatin e shkëlqyer të arritjeve të kësaj qeverie, pranë vendeve anëtare dhe më ka ftuar me datën 28 për ta paraqitur zyrtarisht kërkesën. Një falenderim shumë të përzemërt meritojnë punonjësit e administratës dhe instituconeve shtetërore, të cilët gjatë këtyre katër viteve iu përgjigjën me përkushtim kërkesës së vendit për reforma. I zbatuan ato me seriozitet të madh dhe shpejtësi, bënë që reformat e këtij vendi, reformat e kësaj qeverisjeje të rrezatojnë e të rezonojnë gjithnjë e më fuqishëm. Ishin reformat ato që bënë të muindur që në janar ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të shpallnin suksesin e tyre si frymëzues për vendet e tjera të rajonit. Është suksesi i reformave që do të merrnin vlerësimin më maksimal nga kancelarja Angela Merkel, kryeministri Berluskoni dhe dy ditë më parë nga presidenti Sarcozy dhe ministri i jashtëm Kushner. Pra, në rast se rreth 4 vjet më parë, ne u zotuam para shqiptarëve se alfa dhe omega e programit tonë do të jenë reformat, kënaqësia e madhe është se ato nuk ishin reforma në letër, por reforma me rezultate konkrete, reforma që i mundësuan Shqipërisë që me 4 prill të anëtarësohet në NATO, reforma të cilat bënë të mundur që në një hark kohor më të shpejtë se për të gjitha vendet e rajonit, vendet anëtare të BE të ratifikojnë pa asnjë rezervë MSA-në me Shqipërinë, reforma të cilat bënë të mundur që në një hark kohor të shkurtër Shqipëria të ftohet për të paraqitur kërkesën për statusin e kandidatit. Lumenj djerse, mundi, sakrifice e mendjeje janë derdhur për të shënuar këtë kthesë rrënjësore. Historia është e tillë; për të hapur negociatat dhe firmosur MSA-në u deshën 7 vite, më gjatë se për asnjë vend tjetër dhe kjo absolutisht jo për shqiptarofobi. E kundërta, shqiptarët kanë patur solidaritetin më të madh se çdo vend tjetër, por se reformat mbeteshin në letër. Ndërsa, nga 12 shtatori i 2006 në janar të 2009, reformat e kësaj periudhe u çertifikuan nga të gjitha vendet anëtare me vlerësimet më pozitive. Ndaj edhe unë, duhet të falenderoj administratën, agjencitë shtetërore për përkushtimin e madh, ata të cilët në një betejë të vendosur me zero tolerancë e nxorën Shqpërinë nga kthetrat e krimit të organizuar, çmontuan njëra pas tjetër mbi 200 e ca grupe të krimit të organizuar dhe rikthyen sigurinë në vend. Shqipëria ka sot tregues kriminaliteti qartësisht më të ulët se mesatarja e vendeve të BE-së. Dua të falenderoj me shumë mirënjohje të gjithë atë, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre korrën një sukses të vërtetë në luftën kundër korrupsionit, bënë që Shqipëria në 2008 të renditet në 10 vendet më efiçente në luftën e korrupsionit, si kampione e kësaj lufte.