Turqia, e pakënaqur nga deklarimet e presidentit Obama për vrasjen e armenëve më 1915
Presidenti turk, Abdullah Gyl deklaroi se nuk pajtohet me disa pjesë të fjalimit të djeshëm të presidentit amerikan, Barak Pbama për vrasjen e armenëve në fillim të Luftës së Parë Botërore nga ana e Perandorisë osmane. "Është e pamundur që burrështetas dhe politikanë të zgjidhin çështje historike. Tani duhet të kthehemi nga e ardhmja dhe t'i japim mundësi diplomacisë, pa marrë parasysh qëndrimet e ndryshme. Qindra mijë turq dhe myslimanë e humbën jetën në vitin 1915 dhe duhet ta ndajmë dhimbjen për secilën jetë të humbur", theksoi Gyl. Ndërkohë, Ministria turke e Punëve të jashtme reagoi ndaj fjalimit të djeshëm të Obamës, me rastin e shënimit të 94-vjetorit të vrasjes së armenëve. "Është e pamundur t'i pranojmë disa shprehje dhe komente historike për ngjarjet e vitit 1915 në deklaratën e Obamës. Nuk duhet të harrohet e vërteta se edhe qindra mijë turq e humbën jetën në atë kohë në atë vend. Historia e popullit turk dhe atij armen duhet të studiohet vetëm nga ekspertë të pavarur dhe sjkencor, ndërsa analiza t'u lihet historianëve", theksohet në kumtesën e MPJ-së turke.
Por megjithatë, fjalimi i Obamës vlerësohet si kontribut i tij pozitiv për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Armenisë, të cilat i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike, e gjithashtu edhe është i mbyllur kufiri që prej vitit 1993, pasi që ushtria armene ndërmori enklavën e Karabahut verior në Azerbajxhan. marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Armenisë u përmirësuan pas 6 shtatorit të vitit të kaluar, kur kryeministri turk, Erdogan mori pjesë në një ndeshje futbollistike në Erevan. Barak Obama e evitoi termin "gjencid" në deklaratën me rastin e shënimit të djeshëm të 94-vjetorit të vrasjes së armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore nga ana e Perandorisë osmane. Ai vrasjen e ermenëve e quajti "një nga egërsitë më të mëdha të shekullit 20" edhe pse gjatë fushatë parazgjedhore premtoi se do ta njohë gjenocidin ndaj ermenëve dhe e mbështeti rezolutën në Kongres. Njohja e gjenocidit ndaj armenëve mund t'i keqësojë marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë. Ankaraja zyrtare thekson se nuk bëhet fjalë për gjenocid por për represione në kushte të luftës qytetare. Më shumë se 5 mijë armenë, të enjten në mbrëmje u shprehën respekt viktimave nga gjenocidi turk ndaj bashkëqytetarëve të tyre në periudhën 1915-1917. Pjesëmarrësit mbanin qirinj të ndezur dhe brohoritnin "Njiheni gjenocidin!", ndërsa në qendër të sheshit në Erevan e djegën flamurin turk. Një pjesë e demonstruesve mbanin flamuj të Kanadasë, Francës, Zvicrës dhe Polonisë, vende të cilat e njohën gjenocidin ndaj ermenëve nga ana e Perandorisë osmane. Autoritetet armene pohojnë se nga viti 1915 e deri në vitin 1917, gjatë Perandorisë osmane janë vrarë 1,5 milion, përderisa autoritetet turke theksojnë se numri i viktimave është ndërmjet 250 deri 500 mijë.