E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letërkëmbimi, debatet e Zogut me Mithat Frashërin në mërgim

Mbreti Zog gjate viteve te emigrimit

Botohen letërkëmbimet mes Krujës e Gjonmarkajve.

Kruja: Midhati po mundohet të pengojë paktin që të vihet në krye të emigracionit.

Pas vendosjes së regjimit komunist, shumë nga ish-krerët politikë të paraçlirimit mundën për fat të arratiseshin jashtë vendit. Ndërsa në Shqipëri forcohej pushteti i Enver Hoxhës, në diasporë në Romë, Aleksandri, Kanë, kudo që ndodheshin politikanët në ekzil, hartonin plane për rrëzimin e pushtetit nga jashtë. Ishte ideja e krijimit të një komiteti, ku të mblidheshin bashkë ballistë, legalistë e të tjera personalitete, të cilat shpresonin mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Por, siç e tregoi historia, ky grupim nuk funksionoi, kjo sepse me sa duket krerët e grupimeve të ndryshme nuk gjenin dot gjuhën e përbashkët dhe kishin probleme më të mëdha për tu zgjidhur, siç ishte: kush do bëhej kryetar i Komitetit. Dikush nuk i kishte me sy të mirë ballistët, një tjetër legalistët, dikush ishte me Zogun, një tjetër kërkonte që ai të tërhiqej nga skena… Kjo del qartë përmes letërkëmbimeve mes ish-kryeministrit Mustafa Merlika-Kruja, familjes Gjomarkaj dhe Zef V. Nekaj. Një pjesë e këtij letërkëmbimi është mbledhur në një libër të botuar nga OMSCA-1 Kuvend letrash me miqtë. Një botim i rëndësishëm për nga vlera historike që ai ka në zbardhjen e aktivitetit antikomunist jashtë Shqipërisë. Vëllimi, që merr në dorë lexuesi, është i dyti i llojit e do të pasohet nga dy, ose ndoshta tre të tjerë. Ky paraqet korrespondencën ndërmjet Krujës dhe Kapidanit të Mirditës, Gjon Marka Gjoni e djalit të tij, Ndue Gjomarkaj… Letërkëmbimi vazhdon deri më 1957-n. Është mjaft fragmentar, mungojnë letra, mbasi në të bëjnë pjesë vetëm letrat që janë gjetur në arkivin e familjes Merlika e që janë kryesisht ato që janë marrë, shpjegon Eugjen Merlika. Më poshtë kemi përzgjedhur disa letra nga ky letërkëmbim i gjatë, që tregon përpjekjet e vazhdueshme dhe në mënyrë të tërthortë arsyen e dështimit…

Romë, 26-IV-1948
I dashtuni Mustafë,
…Sikurse e din, na jemi kenë mundue mjaft me mujtë me ba nji bashkim të gjitha grupeve politike, ose ma mirë me thanë të gjitha forcave temigracjonit, mjerisht pa kurrfarë rezultati…
Për këtë bashkëfjalim, kan shkuar prej andes seme Ismajli e Koliqi, të cilët ishin thirrë për së drejti prej tij (përfaqësuesi grek në Romë). Mbas pak ditve na ftoi, babën e mue, për nji çaj në shpi aty folëm gjanë e gjatë mbi ket

Mustafa Kruja

qashtre e mujta me kuptua se edhe ata ishin disi kundra legalitetit, ndoshta të frymëzuemë prej Ballistave. Unë u mundova nat temen me ja shpjegur qashtjen në kët mëndyrë: Ju e dini se nemigracjon shqyptarët janë të damë në tri grupe politike: Balli Kombtar, Legaliteti (Zogistat) e Bloku Kombtar Indipendent. Posë ktyne Grupeve ka shum personalitete qi sbajnë pjesë nasnjanën prej ktyne Grupeve. Për me ja mbrrijtë ktij bashkimi, nuk asht kurrsesi e mundun e aspak e logjikshme me parjashtue X grup a X personë pse po të veprojmë na në kët mëndyrë nuk kishim me ba nji politikë kombtare shqiptare por vetëm politikë partinash e qi unë e kujtoj shum të damshme për interesat tona kombtare e personale.
Ne nuk kemi kurrfarë të drejte me përjashtue njanin ase tjetrin e po per kët arsye e kemi caktua në Statutin tonë ku e kemi theksue: me bashkëpunue me çdo grup a personë… Sa për legalitetin, ajo asht nji parti monarkiste, e une nuk e besoj qi Zogu si Mbret të deklarohet kryetar i ksaj partije pse kishte me çveshë vetin prej cilësive Mbretnore; prandaj ai si ish Mbret i shqyptarve duhet të qindrojë në nji andë syth jashtë çdo partije e kshtu të presi shlirimin e Shqypnisë e Plebishitin e Popullit Shqypatr. Prandej legaliteti duhet vu në korrent të qashtjes e ftue për kët bashkim. Në qoftëse legaliteti nuk dishron me marrë pjesë në ket bashkim, atëherë Balli dhe Bloku bashkë me personalitetet e tjera kan me shqyrtue qashtjen e me vendosë se çka me ba. E pyeta se mbasi të bahet ky bashkim e të formohet Komiteti qendruerë çdo të ngjasë e çfar ndihmash do të kishim? Më tha qi jemi gadi me ju ndihmue në çdo gja e për kte kemi pëlqimin e përkrahjen e Anglo-Amerikanve, por kto qashtre do të bisedohen vetëm me Komitetin…
Ndue Gjomarkaj

Aleksandrí, 19 qershuer 1949
Fort i dashtuni Kapidan,
Letra e jote me datë 30 máj më ka ra në dorë mbas nji jave e e çelun prej censuret. Shpresoj se këtë temen ke për ta marrë shpejt e të pacensurueme. Deshiroj qi ta lexojnë edhe Z. Vërlaci e Ernesti e ta dalloni së bashku çmund të jetë e vjyeshme e e pavjyeshme në tê. Qazim Mulleti po ju thirrka klikë. Ai nuk i shquen në qarkoren e tij emnat e ksaj klike të Blokut, por mâ ata ska njeri qi si merr vesht. Ah, sikur të kishin qênë e tishin të gjitha klikat shqiptare kështu si e jueja! Edhe un këtu kam krijue nji klikë me Agon e Nexhën…

Kopertina e librit me letërkëmbime të Mustafa Krujës me Gjonmarkajt

Këtë letër po më duhet me e fillue me nji ton pak si profesoral e pak si avokatuer. Kjo ska vênd kurrkund me shokë e me miq. Por âsht deshiri im me u spjegue mirë. Sjam bâ kurrë avokat personash veçse në shërbim të nji ideje. E qe ideja qi mâsht ngulun thellë në trû: e para, qi nji Shqipní republikane, me këtë brumë qi kemi na, kishte me qênë e zeza e saj; e dyta, qi nji monarki shqiptare pa Zogun tashmâ veç nândërr mund të shifet; e treta, edhe monarkija pa nji lidhje të ngushtë e me nji besim sa mâ të plotë ndërmjet Zogut e Blokut kishte me qênë nji gjâ si ajo e dikurshmja qi skemi dashtun. Blok në mendimin tem don me thânë për sod vetëm pak persona të vjefshme qi i apin nji kuptim; por për nesër e tutje un shoh në tê nji tendencë qi, po të bâhet realitet, ka me qênë nji lumní e madhe për Shqipnín. E këtë realitet mund ta shpresojmë vetëm prej sa thash këtu para për lidhjen Zog – Blok. Nuk due me shkue mâ gjatë përmbi këtë themë, por besoj se edhe me kaqë keni me më kuptue.
Qe, këto janë tri pikat themelore qi përbâjnë idén teme, në shërbim të së cilës e kam vue veten në këtë mërgim.Do të jemë i lumtun ta dijë qi âsht e pëlqyeme edhe prej jush. Për sa i përket taktikës për me i a mbërrîmë realizimit të ksaj ideje sâsht pun e vështirë me u marrë vesht. Ideja e përbashkët e zêmrat e pastra ndreqin gjithça. Mbandej kur të jetë çëmue ideja për aqë sa kujtoj un se vlén, shumë vogëlsina të paevitueshme ke njerzit nuk munden e nuk duhet ta zhvlersojn atê.
E qe, tash, mendimet e mija qi themelohen përmbi këtë bazë: un them se juridikisht Shteti âsht si nji tavolinë qi qëndron përmbi tri kâmbë, e cila, ti hjekmen njânën prej tyne, rrëzohet. Kâmba e parë âsht populli, natyrisht nji popull i organizuem e i shtruem të njâjtave ligjë, siç e përcakton e drejta kushtetore; e dyta âsht toka kombtare qi përfshin mbrên

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›