Leterme: S’ka datë për vizat, por, plotësoni kushtet
Dy prej prioriteteve të shprehur nga kryeministri belg Yves Leterme janë zgjerimi i unionit me vendet e Ballkanit dhe liberalizimi i vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën.
Nëse e para duket e pa mundur për shkak të vështirësive që has blloku, liberalizimi i vizave për dy vendet pritet të konkretizohet brenda këtij viti dhe që sigurisht nga presidenca e radhës e BE-së, Belgjika.
“Për sa i takon liberalizimit të vizave, ky është proces që bazohet mbi meritat, sipas logjikes që kontaktet mes njerëzve mund të rriten ndoshta, e kjo mund të realizohet vërtetë. E dimë që shumë shtete kërkojnë liberalizimin e vizave, për ta është shumë simbolike por dhe një mënyrë praktike për të realizuar lëvizjen e lirë të njerëzve”, deklaroi sot në Bruksel Leterme.
Kryeministri belg sqaroi se në këtë drejtim nuk ka asgjë miqësore dhe si liberalizimi arrihet duke u bazuar mbi kriteret e plotësuara. I pyetur për një datë të mundshme se kur do të ndodh ky proces, Leterme u shpreh se kjo do të varet nga vëzhgimi në terren mbi realizimin e kritereve.
“Ne do ta shohim procesin në mënyrë pozitive, por në të njëjtën kohë apelohet për kushtet, në mënyrë që mesazhi ndaj vendeve që pyesin kur do e marrim në heqjen e vizave. Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë, pra rregulloni ato çështje të domosdoshme në mënyrë që të bëni progres në këtë fushë.
A e dini çfarë, nëse hedhim një vështrim tek të gjitha vendet që kërkojnë liberalizim vizash ndaj BE-së, kam bërë një kalkulim dhe bëhet fjalë për rreth 200 milionë njerëz? Dhe natyrisht që duhet patur një vështrim racional. Mbyllja e derës nuk është opsion, sepse BE kërkon që të jetë hapësirë e hapur për ata qe duan të vinë e të bëjnë biznes, por kjo duhet bërë në mënyrë të rregullt”, sqaroi më tej ai.