Letersia, 33 mije maturante ne provim

Emocione, ankth, por me pas lot gezimi. Kjo ka qene panorama qe ka shoqeruar dje gjate gjithe dites rreth 33400 maturante, te cilet i jane nenshtruar provimit te pare me detyrim. Ndersa para se te hynin ne sallat e "frikes", adoleshentet nuk mblidhnin dot veten nga frika per pyetjet me te cilat do te perballeshin, me vone kane kuptuar se ankthi ka qene nje proces teper psikologjik. Maturantet i kane cilesuar pyetjet e testit te lehta, ne krahasim me ate qe prisnin.
Masat e rrepta te sigurise kane shoqeruar jo vetem testet neper rrethe dhe ne kryeqytet, por edhe shkollat, ne momentin kur zhvillohej provimi. Gjithcka ka nisur ne oren 10:00 te dites se djeshme. Maturantet jane sistemuar nje e nga nje neper sallat e caktuara, ndersa nje pershendetje e ngrohte ne hyrje te shkollave "Suksese ne provimet e Matures Shteterore", u ka ngrohur zemren. Duke se ky urim, i shkruar ne disa gjimnaze te kryeqytetit, ka sherbyer si nje ogur i mire per te gjithe. Sepse maturantet jane shprehur dje se testi ishte i lehte. Ata kane dale nga sallat ku jane testuar mbi dijet ne letersi, fytyreqeshur dhe entuziaste. Sapo kane dale, maturantet kane ndezur celularet dhe u kane komunikuar prinderve dhe shokeve te tyre lajmin e mire. Per ta, u ndez drita e pare jeshile per te mberritur drejt universiteteve publike te vendit, por edhe ne ato evropiane e perendimore. Provimi i pare i Matures Shteterore per kete vit zgjati 2 ore e gjysme, sipas rregullores se Matures 2008. Ashtu si edhe vjet, maturantet u testuan krahas njohurive per letersine, edhe per gjuhen shqipe ne masen 33 per qind. Ne dekadat e shkuara, ndryshe nga norma boterore, gjuha amtare ishte perjashtuar nga ky provim. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, ne kete proces u perfshine rreth 2 mije administratore te provimit (AP).
Per nje mbarevajtje korrekte te zhvillimit te provimit, keta administratore jo vetem nuk ishin mesues te shkolles ku administruan, por per here te pare administratoret shkembehen midis rretheve te ndryshme. Per shembull, mesues nga Pogradeci administruan ne Devoll dhe mesues nga Elbasani administruan, apo mbikeqyren provimin ne Gramsh. Shperndarja e testeve te provimit te detyruar te Gjuhe-Letersise filloi ne oren 22:00 te mbremjes te se dieles, kur Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve (AVA) ka derguar testet ne drejtim te Drejtorive Arsimore Rajonale (DAR). Sipas nje grafiku te caktuar, zonat me te thella terhoqen te parat testet e provimit. Shperndarja filloi me Tropojen, per te perfunduar me Tiranen, ne oren 6:00 te mengjesit te djeshem. Te gjitha makinat qe kryen transportin drejt Drejtorive Arsimore Rajonale u shoqeruan nga Policia e Shtetit. Nga raportimet e vazhdueshme per shtabin e ngritur ne MASH, gjate ketyre 24 oreve te shperndarjes dhe kryerjes se provimit, ne 37 Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyra Arsimore gjithcka eci normalisht. Testet e plotesuara me te njejtat masa sigurie do te nisen ne drejtim te shkolles "Sabaudin Gabrani" ne Tirane, ku do te shperndahen per t'u korrigjuar ne 4 qendra vleresimi ne Tirane, Elbasan, Shkoder dhe Fier. Afro 155 korrigjues te testeve do te fillojne nga puna diten e enjte, 12 qershor 2008, ne keto 4 qendra.
Skema qe "shpetoi" maturantet e dobet
Nje pjese e mire e maturanteve jane te mendimit se ka funksionuar skema e perdorur nga hartuesit e testeve, ne lidhje me tre shkallet e veshtiresise. Keshtu, edhe nxenesit e dobet kishin mundesi qe t'u pergjigjeshin shume pyetjeve, ne mos t'u pergjigjeshin te gjithave. Sipas logjikes qe ndoqi AVA, maturantet, te cilet hyjne ne kategorine e nxenesve te dobet, pra qe pergjithesisht marrin noten 5 ose 6, kane hapesire ne cdonjerin prej testeve ne masen 40 per qind. Niveli i dyte, ku hyjne nxenes pak me te mire se te dobetit, ze 40 per qind te totalit te pyetjeve. Ndersa niveli i pare, ose niveli i nxenesve te mire dhe shume te mire ka 20 per qind hapesire ne test.
Provimi i Matematikes, me 17 qershor
Maturantet nuk do te kene shume kohe qe te argetohen apo t'i gezohen rezultatit te Provimit te Letersise, pasi pas 7 ditesh ata do t'i nenshtrohen provimit te dyte me detyrim, atij te Matematikes. Keshtu, ata do te kene disa dite ne dispozicion per konsultime ne shkollat ku kane te mesmen. Neser, hartuesit e testit te Matematikes do te "ngujohen" ne ambientet e AVA-s.
Rezultatet, korrigjimi nis te enjten
Korrigjimi i testeve te letersise pritet qe te nise te enjten, me 12 qershor. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, sivjet korrigjimi do te jete ne menyre manuale dhe jo me lexues optik. Kjo per faktin se sivjet jane futur mjaft pyetje me zhvillim. Fakti se ato mund te marrin pergjigje te pjesshme, ben qe korrigjimi te behet vetem ne menyre manuale, test per test.
Ilir Tesho: Pyetjet ishin te lehta edhe per nxenesit e dobet
Ilir Tesho eshte nje nder maturantet e kenaqur per sa u perket pyetjeve te Letersise. Ndonese ka mbaruar shkolle te mesme me profil Natyror, 18-vjecari duket se ka dale mire ne provim. "Jam nxenes i nivelit mesatar, e megjithate mund te them se pyetjet ishin te kenaqshme", shprehet adoleshenti. Ai duket entuziast dhe nuk ngurron qe gezimin ta ndaje edhe me familjen e tij nepermjet telefonit celular. Shkelqimi ne sy i vihet re lehte, karakteristike kjo qe shoqeroi edhe nxenesit e tij te klases. Edhe te tjeret duken te kenaqur me pyetjet qe hartuesit e testit te Letersise kane zgjedhur perreth 33 mije e 400 maturante. Sa i perket esese, Iliri thote se kishte 8 pike ne vleresim dhe tema nuk ishte e veshtire. "Na kerkuan te bejme ese mbi nje teme te Franc Kafkes qe lidhet me pushtetin e fjales, tregon Ilia. Gjithashtu, mjaft maturanteve u ka rene si pyetje edhe vepra "Serafina Topia" e Jeronim De Rades. Sipas tyre, ulja e numrit te pikeve per esene, qe konsiderohet nje gjini e veshtire per ta, ka bere qe maturantet te kene besim se kane marre shume pike.
33 Mije e 400 maturante i jane nenshtruar dje provimit te Letersise. Ata jane shprehur se pyetjet ishin relativisht te lehta per shkak edhe te tre shkalleve te veshtiresise, me ane te se ciles secili mund te pergjigjej.
8 Pike do te vleresohet eseja e pergatitur nga maturantet. Gjithsesi, do te vleresohen edhe menyrat se si eshte formuluar ajo. Keshtu, do te merret parasysh stili i te shkruarit, fjalori, permbajtja etj.