Gjykata shkarkon Krenar Ahmetin

Gjykata pezullon shefin e Qarkullimit Rrugor te Tiranes, Krenar Ahmetaj, pas kerkeses se prokurorise, si pasoje e dy denoncimeve te bera ne adrese te tij per veprime arbitrare nga nje prokurore dhe oficer i krimeve. Shkalla e Pare e Tiranes i dha te drejte kerkeses se akuzes mesditen e djeshme, per te vijuar hetimet dhe gjate kesaj kohe, sipas vendimit te gjyqtares Marjana Doda, Ahmetaj duhet te jete i pezulluar. Ka qene ora 11:00 e mengjesit te djeshem, kur komisari, qe drejton prej nje viti rrugoret e kryeqytetit, i veshur me uniformen e tij policore, me syze te erreta dhe me telefon ne dore, ne pranine e avokatit mbrojtes, ka hyre ne Gjykaten e Tiranes. Sapo ka kaluar pragun e katit te pare, Ahmetaj dorezoi armen e tij, te cilen e kishte ne brez dhe me pas eshte ngjitur per ne katin e dyte te gjykates, per te hyre ne sallen e gjyqit.
Per kater ore me radhe, kryepolici eshte perballur me gjyqtaren Doda dhe prokurorin e ceshtjes. I ulur ne banken e te akuzuarve, Ahmeti ka degjuar pretendimet e prokurorise. Nderkohe qe seancen e ka ndjekur edhe nje juristi i Ministrise se Drejtesise. Sipas prokurorit te ceshtjes, shefi i qarkullit rrugor duhet te pezullohej nga detyra deri ne perfundim te hetimeve, pasi ne ngarkim te Ahmetit jane bere dy kallezime penale, qe e akuzojne kryepolicin per arbitraritet. Mesohet se komisari ka kundershtuar akuzat, duke mohuar qe te kete fyer denoncuesit, apo te kishte vepruar kunder ligjit. Kallezimi i pare eshte bere nga ana e prokurores se Krimeve te Renda, Elisabeta Bajri, se bashku me bashkeshortin e saj, avokati Agron Bajri. Kurse kallezimi i dyte eshte depozituar nga ana e ish-inspektorit te Qarkullimit Rrugor Durres, Hekuran Neza. Ne te dyja keto kallezime behej me dije se shefi i qarkullimit rrugor ka shperdoruar detyren dhe i ka shoqeruar ne komisariat per disa ore pa te drejte. Dy kallezimet, te cilat arrinin ne 10 faqe secila, benin me dije se keta te fundit ishin shoqeruar padrejtesisht nga ana e shefit te qarkullimit rrugor, teksa ktheheshin per ne banesat e tyre. Dy ore pas degjimit te te dyja paleve, trupi gjykues eshte terhequr per te marre vendimin. Ka qene ora 16:00 kur gjyqtarja ka hyre ne salle dhe ka vendosur te lere ne fuqi kerkesen e bere nga ana e prokurorise, duke pezulluar nga puna shefin e qarkullimit rrugor. Avokati i komisarit eshte shprehur se do te apeloje kete vendim ne Shkallen e Dyte brenda disa ditesh, duke e cilesuar si te padrejte.
Krenar Ahmeti: Kam zbatuar ligjin, kerkoj drejtesi
"Vendimi i gjykates nuk eshte i drejte dhe une kam zbatuar vetem ligjin". Keshtu eshte shprehur dje shefi i qarkullimit, Krenar Ahmeti, i cili pritet te dergoje ceshtjen ne Gjykaten e Apelit. Ndersa burime zyrtare nga Policia e Shtetit thane se do te presin nje here vendimin e formes se prere te Apelit per te pare nese masa e Shkalles se Pare do te rrije ne fuqi. Avokati e Ahmetit ka kerkuar rrezimin e kerkeses duke pretenduar se klienti i tij kishte urdheruar shoqerimin vetem te avokatit Bajri, i cili ishte ne gjendje te dehur dhe qe debatoi me punonjesin e policise. Sipas tij, prokurorja ka hyre me force ne makine duke shoqeruar te shoqin. Nga ana tjeter mbrojtja ka bere me dije se cifti Bajri jane sjelle mjaft keq me punonjesin e policise dhe vete ate, madje duke pretenduar gjate gjithe kohes se ishte prokurore dhe nuk mund ta ndalonin. Gjate nje interviste te dhene per "Koha Jone", shefi i Komisariatit te Policise Rrugore, Krenar Ahmeti, deklaroi se, "jam i hapur ne cfare do lloj hetimi, dhe e inkurajoj prokurorine qe te vazhdoje kete hetim te nisur. Une e di qe ka zbatuar ligjin, rregullat e vendosura nga shteti, pavaresisht personave te cilet kerkojne qe shkelin keto rregulla dhe ligje". Ai deklaroi se, ngjarja per te cilen akuzohet ka ndodhur tre jave me pare, kur nje punonjes i komisariatit te tij i ka bere shenje te ndaloje nje makine me ngjyre te kuqe qe te ndalonte, ne vendin e quajtur "Kullat Binjake". Por drejtuesi i mjetit ka reaguar duke sulmuar policin, ndersa me pas rezultoi se gruaja, qe ndodhej ne makine, ishte prokurore. Ndersa foli per dy incidentet, Ahmeti u shpreh se kishte marre dhe kercenime me jete nga nje prej denoncuesve.
Incidenti me prokuroren
Ngjarja, per te cilen edhe ka cuar ne pezullimin nga detyra te shefit te qarkullimit rrugor, ka ndodhur me 17 maj ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", kur prokurorja e Krimeve te Renda, Elisabeta Bajri, se bashku me bashkeshortin e saj, Agron Bjari, ishin duke u kthyer per ne banesen e tyre, por jane shoqeruar per ne Komisariatin nr. 2 nga ana e shefit te qarkullimit.
Perplasja me oficerin
Kallezimi i dyte i bere ne ngarkim te shefit te qarkullimit rrugor ka ndodhur nje muaj me pare, kur Hekuran Neza, oficer ne policine e Durresit, eshte ndaluar nga ana e shefit te rrugoreve. Shkak eshte bere debati per dokumentet e makines, ndersa kryepolici e ka shoqeruar per ne komisariat pas debatit te zhvilluar. Ne denoncim thuhet se komisari ka perdorur dhe fyerje.