E Diel, 1 Nëntor 2026

Letersia, publikohen rezultatet per 40 mije maturante

Ministria e Arsimit dhe e Shkences publikoi dje ne mbremje, rezultatet e provimit te pare me detyrim, atij te Letersise. Ne tabele, gjenden ID e maturantit, me te cilin ata jane identifikuar, nota e pershkallezuar me presje dhjetore, dhe nota e rrumbullakosur. Sikurse vihet re nga tabelat, me se shumti rezultatet kane qene mesatare, ndersa vihen re mjaft nota jo kaluese si dhe te tjera kaluese, por gjithsesi te dobeta, si 5 apo 6. Kersheria e maturanteve ka qene shume e madhe, ndaj ata jane shprehur te shqetesuar ne lidhej me faktin se ato u vonuan disi. Megjithate, specialistet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences jane shprehur se, nje gje te tille e kane bere me qellim qe nota e maturantit te mos ndikoje ne krijimin e nje gjendjeje ankthi, duke qene se me 15 qershor ata do te hynin ne provimin e matematikes. Cdo test i maturanteve eshte i identifikuar me barkod, ndaj specialistet jane shprehur se nuk dine asnje emer maturanti, pasi gjithcka shfaqet me barkod. Ata kane perjashtuar ne kete menyre, cdo mundesi abuzimi me rezultatet. Edhe rezultatet e Matematikes pritet qe te shpallen pas dates 30 qershor, dite kur maturantet do t’u nenshtrohen dy provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore.

Rezultatet

Sipas rregullores se Matures Shteterore, rezultatet e provimeve te Matures shpallen jo me vone se 15 dite nga dita e dhenies se provimit. Por, sivjet ky rregull do te “shkelet” ne menyre qe ato te mos ndikojne ne gjendjen psikologjike te te rinjve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›