E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letersia qe bejme sikur e njohim

Visar Zhiti tenton te klasifikoje autoret dhe veprat qe u shkruan ne kundervenie me ideologjine e regjimit komunist. Letersia e denuar nuk eshte shkruar mbi nje metode shkencore por mbi kujtesen dhe deshmite per periudhen 1944-1990


Administrata eshte shteti ne miniature thote Visar Zhiti kur e ka lene pas Ministrine e Puneve te Jashtme i emeruar aty prej dhjete ditesh me te mbaruar mandatin e atasheut per kulturen ne Ambasaden Shqiptare ne Rome.


Karrieren burokratike e ka filluar ne dy vende shtepia botuese Naim Frasheri dhe administrata e Parlamentit te Shqiperise ish Komiteti Qendror qe kishin frymezuar denimin e tij si poet ne vitet tetedhjete sic deshmon akt-ekspertiza e krijimeve te tij.
Letersia dhe ideologjia autori dhe shteti eshte subjekt i vazhdueshem i shkrimeve te Visar Zhitit.


Ne panairin e fundit te librit ne Tirane prezantoi sproven letrare Panteoni i nendheshem ose letersia e denuar Omsca-1 2010. Teksti u ribotua shume shpejt.
Ishte hapur nderkohe nje diskutim per letersine e realizmit socialist dhe nen rrezen e qendrimeve shkencore ne nje kapitull shtese autori reflekton duke vene perballe termi realizem socialist termin realizem i denuar.


Me pak fjale ky eshte anti-realiteti si nje ndodhi reale e jetes e fateve njerezore me njeren ane dhe si nje bote fiction e letersise si shmangie nga skema e metodes zyrtare te realizmit socialist me ane tjeter.


Ne librin Rruget e ferrit te cilin e pati klasifikuar si nje zhaner te ri te quajtur burgologji Zhiti ka bere perpjekje ta trajtoje anti-realitetin jo si propozim teorik por si rrefim i pervojave personale ne hetuesi kampin e Spacit ne burgun e Qafe-Barit ku vuajti denimin ne vitet 1979-1987.


Shkruan aty Diktaturat e majta dhe te djathta kane shume frike nga librat. Prandaj ato i bejne te gjitha qe nga zhdukja e doreshkrimeve e deri te likuidimi fizik i autoreve. Ne Berlin hitlerianet dogjen mes entuziazmit 10.000 libra.


Doganieret ne Angli dogjen 499 cope te Uliksit te Xhojsit. Ne Kine gardistet e kuq disa dite me radhe digjnin biblen. Nderkaq filloi aktiviteti i fshehte i botuesve. Samizdat quhet. Keshtu u shtyp ne Bashkimin Sovjetik Doktor Zhivago me 1956.


Sprova e fundit ku rimerr ide dhe informacione nga tekste te tijat te meparshme kalon nepermjet pershkrimit si me lart te fatit te librit te ndaluar nje kapitull letraresk ku megjithate ne menyre spontane autori del te nje krahasim i parimeve te ndalimit te sistemeve komuniste dhe religjioze. Nuk e kam pasur qellim pergjigjet autori komunizmi eshte nje lloj feje por pa Zotin.


Te Origjina e dhunes ai prezanton rastin shqiptar te letersise se denuar me nje klasifikim te autoreve te zhdukur me vetevrasje vrasje arratisje burg qysh ne krye te heres ne ag te instalimit te regjimit me 1943.


Letersi e denuar eshte sipas Zhitit percaktimi per ate letersi qe u denua per kumtin qe bartte kumt qe binte ndesh me endrren komuniste me kohen e re me njeriun e ri nje enderr qe shihte perjetesine e atdheut.


U ndalua edhe per shkak te biografise se autoreve te cilet shikonin letersine si dicka me vete te paperzier me politiken.
Ai tregon se sprova eshte bere nga kujtesa nuk ka shfletuar dosje. Qellimi ishte qe te sensibilizoje opinionin se ekziston nje letersi e cila nuk po spikat nuk po konturohet dot per shkak te rrethanave te jashtme penguese jo per shkak te vete letersise.


Humbim kohen per gjera qe nuk kane fort rendesi si per shembull cili eshte romani i pare i letersise moderne shqipe. Ky diskutim nuk eshte pjese e letersise por e historise se letersise dhe per mua letersia nuk eshte e barabarte me historine e letersise. Keto e reduktojne letersine.


Ne nuk mbajme parasysh se u pengua Kasem Trebeshina nuk u quajt Kin Dushi letersia ne diaspore e kam fjalen per Ernest Koliqin. Politika ka nderhyre ne letersi shteti ka nderhyre ne letersi dhe shkrimtaret i kane sherbyer shume shtetit dhe politikes.


Me sentencen kishte autore qe te letersia nuk i coi liria por roberia Zhiti ka bere nje ndarje te qarte te letersise se vertete te autoreve te talentuar qe skishin nevoje qe per te shkruar te provonin burgun.


Keto fatalitete ai mendon nuk jane vetem me shkrimtaret e burgjeve jane dhe per ata qe sishin ne burgje dhe nuk duhen marre ne konsiderate.
Pse nuk eshte i kenaqur pse nuk e quan te mbyllur kete diskutim 20 vjet me pas Ndjeja neperkembjen kur eshte thene qe kjo letersi na zhgenjeu.


Nuk eshte qytetare te thuhet kjo dhe se dyti nuk e kemi njohur dhe studiuar akoma kete letersi. Pse na zhgenjeu Pse u fut ne burg Kasem Trebeshina Astrit Delvina Arshi Pipa Per te mos bere letersi. Dhe ata bejne aktin tjeter shkruajne dhe atje ku nuk lejohej ku dhe jane vrare per kete gje.


Te pakten treguan qe nuk asgjesohet dot deshira per te shkruar dhe pa kete deshire nuk mund te kete letersi. Ne nje vend ku nuk te lejohej pena dhe ti te nxjerresh nje liber prej andej Kjo e nderon kulturen e nje populli. Ata qe e neperkembin bejne alibine e vepres se atyre qe shkruajten ne kushte komode me shperblimin me te madh.


Puna e ngathet dhe me nge e studiuesve e kritikes me panteonin e nendheshem e merzit po aq sa menyra e perfaqesimit te autoreve te kesaj letersie ne tekstet shkollore.
E merzit kjo plogeshti qe sikur provon se gjerat vazhdojne ashtu sic ishin se cishte e mire atehere del se na ka qene e mire dhe per sot e pergjithmone se shqiptaret paskan qene kuaj te verber. Ai ka vene re se hartuesit e teksteve shkollore jane mjaftuar me pjesemarrjen e Trebeshines apo Koliqit por jo qe te perfaqesohet kumti i letersise se tyre.


Autori e pranon se ne menyren si i eshte servirur opinionit publik letersia e sirtareve nuk kane ndikuar per mire edhe zerat nga radhet tona te cilet i kane bere jehone me mediokritetin klithmat me politizimin. Zhiti e permbledh kete situate me shprehjen latine fitimtaret imitojne te mundurit e tyre.


Megjithate ai ka shprese se do te kete kohe te shohim qe letersia qe nuk komunikoi me lexuesin ka qene nje letersi tjeter kundra nje realiteti qe nuk e le jeten. shte e qarte se ajo letersi qe nuk ka jeten tende nuk behet jete e te tjereve.


Kush eshte


Visar Zhiti 1952 u lind ne Durres u rrit ne Lushnje u shkollua ne Shkoder dhe punoi mesues ne Kukes. Qysh ne vitin 1972 nis te botoje poezi ne periodike letrare.


Me 1973 ishte duke pergatitur per botim permbledhjen Rapsodia e jetes se trendafilave kur ndodhi goditja ne kulture dhe arti nga Plenumi IV i Partise se Punes. Autore te shtepia botuese Naim Frasheri behen hartues te akt-ekspertizes e tij ne tetor 1979.


Aty shkruhet Ky letrar ka vazhduar me ndergjegje te ece ne gjurmet e nje poezie te huaj per shoqerine tone dhe te mbushur me dije te gabuara politike me koncepte dekadente ose te majta dhe me nje ndikim te hapur te poezise moderniste reaksionare.


Ne te gjitha variantet e sjella ne redaksi ai ka po ato poezi po ate koncept per poezine gje qe deshmon se ai me bindje ka vazhduar te ece ne nje rruge te gabuar politike dhe artistike.


Fantazia e semure paqartesia dhe hermetizmi ekuivoket e rrezikshme me nentekst politik konceptimi modernist kane qene disa nga tiparet kryesore te poezise se tij.


Duke analizuar per se afermi dhe teresisht poezine e ketij letrari arrijme ne perfundimin se gabimet jane te renda dhe bien ndesh me gjithe zhvillimin e poezise sone te realizmit socialist... Ky pseudo-poet me imitimet e shemtuara te artit reaksionar eshte perpjekur te mbjelle barera helmuese ne kopeshtin tone te paster letrar dhe te prishe keshtu atmosferen tone letrare.


Visar Zhiti u arrestua me 8 nentor 1979 ne Kukes. U denua ne prill 1980 me 13 vjet burg ne Spac me pas ne burgun e Qafe-Barit. Ne janar 1987 u lirua dhe punoi ne fabriken e tullave ne Lushnje. Ne vjeshte 1991 emigroi ne Itali ku punoi deri ne korrik 1992.
Deputet i pavarur per nje vit ne Parlamentin Shqiptar dhe me 1997 atashe per kulturen ne Ambasaden Shqiptare ne Rome deri me 1999.


Permbledhjen e pare poetike Kujtesa e ajrit e botoi me 1993 vellimi i dyte Hedh nje kafke te kembet tuaja qe u botua me 1994 permban 110 poezi te burgut krijuar ndermjet viteve 1979-1987 te cilat ia kishte shpetuar kujtesa.


Ka botuar edhe permbledhjet poetike Mbjellja e vetetimave Shkup 1994 Dyert e gjalla Tirane 1995 Kohe e vrare ne sy Prishtine 1997 Si shkohet ne Kosove Tirane 2000. Autor i vellimeve me tregime Kemba e Davidit 1996 Valixhja e shqyer e perrallave 1997. Ka perkthyer ne shqipe lutje te Nene Terezes nga Federico Garcia Lorca dhe Mario Luzi. Me 1991 eshte vleresuar ne Itali me cmimet Leopardi doro dhe me 1997 me Ada Negri.


Perkthyesi i Zhitit ne anglishte albanologu Robert Elsie dallon ne krijimtarine e tij mbi te tjera humanizmin Ajo qe dallon Visar Zhitin eshte respekti i thelle absolut per gjithcka njerezore. Kjo kronike tmerresh te kohes eshte pa kurrfare fryme ligesie e urrejtjeje dhe pa ate tiparin kaq shqiptar - thirrjen e palekundur per hakmarrje.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›