E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reynolds dhe Bullock me shume se miq

Miqësia midis Ryan Reynolds dhe Sandra Bullock ka ngritur gjithmonë dyshime mbi një romancë të mundshme.

Të dy aktorët kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë periudha të krizës në lidhjet respektive… dhe në këto momente kur të dy po marrin veten nga përfundimi i këtyre lidhjeve po qëndrojnë pranë më shumë se kurrë.

Gjithashtu, Ryan dhe Sandra kanë kaluar edhe Vitin e Ri së bashku në restorantin që aktorja zotëron në Texas.

Marrëdhënia miqësore e të dy aktorëve i ka themelet në xhirimet e filmit “The Proposal”.

Të dy aktorët janë divorcuar në vitin 2010 dhe burime pranë tyre theksojnë se “Sandra e pëlqen Ryan-in dhe të dyve u pëlqen të rrinë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por ende nuk janë çift”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›