Lohan zhvendoset prane ish te dashures

Aktorja hollivudiane Linday Lohan do të mund të festojë më në fund festat e Krishlindjeve dhe Vitit të Ri, pasi u lirua sot nga burgu pasi vuajti dënimin 3-mujor, kur shkeli kushtin e lirimit me kusht pas përdorimit të substancave narkotike.
Megjithatë, shtëpia e saj e re mund t’i krijojë probleme, pasi aktorja lesbike do të banojë tani pranë ish të dashurës së saj, Samantha Robson, në Venis të Kalifornisë.
Mesa duket, babai Micheal Lohan, i cili ndihmoi vajzën të transportonte të gjithë sendet e saj në shtëpinë e re prej 3 100 metrash katrorë, harroi të kontrollonte më parë lagjen përpara se të blinte vilën për të bijën.
Lindsay dhe Samantha përjetuan një lidhje dashurore midis tyre në vitet 2008-09.