E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letonia ndihmë Kosovës për integrimin

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Letonisë në Prishtinë dhe në Lubjanë Juris Poikans. "Ne gjithmonë e kemi ndjekur me kureshtje dhe admirim të veçantë rrugën e Letonisë dhe të vendeve të tjera baltike drejt lirisë dhe integrimit euroatlantik dhe besojmë që përvoja juaj do të na shërbejë shumë për jetësimin e synimeve tona", tha Sejdiu, gjatë takimit. Duke e uruar ambasadorin Poikans për detyrën e re, Presidenti Sejdiu tha se Letonia ka qenë mbështetëse e parezervë e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, si dhe e përpjekjeve të institucioneve të saj për forcimin e demokracisë dhe të rendit ligjor.
Ndërkaq, ambasadori Poikans pohoi se ndihej krenar që ishte ambasadori i parë i Letonisë në Kosovë dhe se do të angazhohej me të gjitha mundësitë për ta thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, duke i nxitur shkëmbimet dhe marrëveshjet e dyanshme në të gjitha fushat e jetës. "Besoj se përvoja jonë mund ta ndihmojë Republikën e Kosovën në synimin e saj për të qenë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s dhe ne jemi të gatshëm që ta japim ndihmesën tonë", pohoi ambasadori Poikans

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›