Letonia zhvillon zgjedhjet parlamentare

Për hërë të parë që prej shpalljes së pavarësisë 20 vjet më parë, zgjedhjet parlamentare në Letoni i ka fituar një parti pro- ruse. Siç bëri të ditur komisioni i zgjedhjeve në Riga, pas numërimit të të gjitha votave, "Qendra Harmoni" një parti proruse ka marrë gati 30 përqind të votave. Blloku i unitetit të kryeministrit në pushtet Valdis Dombrovskis ka marrë 18 përqind, 13 përqind më pak se në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara tetorin e kaluar. Në periudhën e Bashkimit Sovjetik, thuajse një e treta e popullsisë ka qenë me prejardhje ruse. Dombrovskis kërkon të krijojë shpejt një qeveri të re, megjithë humbjen e votimeve. Në fundjavë në Letoni u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sondazhet parashikonin më shumë vota për partinë e qendrës së djathtë, të mbështetur nga pakica ruse, e cila përbën një të tretën e popullsisë, ndërsa favorite dukej se do të ishte partia e sapoformuar e ish-presidentit Valdis Zatlers. Zgjedhjet u imponuan nga referendumi i korrikut, ku mbi 90 për qind e votuesve kanë mbështetur shpërndarjen e legjislaturës, për shkak të korrupsionit.
Letonia është goditur më shumë se çdo vend tjetër i Bashkimit Europian nga kriza ekonomike dhe financiare dhe ka normat më të larta të papunësisë në bllok. Në zgjedhjet parlamentare. 1.5 milione shtetas u thirrën për të vendosur 100 deputetët e rinj në parlamentin në Riga. Zgjedhjet në shtetin balltik u zhvilluan pas një sërë krizash ekonomike ndërsa rezultatet e votimit do të përcaktojnë nëse vendi do ti përmbahet programit të FMN-së për zbatimin e masave të kursimit dhe hyrjen në përdorim të monedhës euro në 2014.