E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra ambasadave: Libri i Edi Ramës, Kurban, PS kryqëzon Haxhinaston

Ministri i Jashtëm, Haxhinasto, në Komisionin e Integrimit

Deputetët e PS akuzuan dje ministrin e Jashtëm për një qarkore nisur ambasadave për librin Kurban

Zbardhen debatet në Komisionin e Integrimit edhe për emërimet në diplomaci. Taulant Balla: Rajmonda Bulku mbron ministrin në konflikt interesi, ka vajzën në konsullatën e Selanikut. Deputetja: Shikoja CV-në sime bije. Batutat me Marko Bellon e Ditmir Bushatin. Qarkore edhe për vizitën e Ramës në rajon

Debate në Komisionin e Integrimit. Bulku: Vajza ime ka CV shumë të mirë.

Bushati: Ministria ka bërë qarkore për librin Kurban
Opozita ka akuzuar dje ministrin e Jashtëm, Edmond Ha-xhinasto, për emërimet nepotike në Diplomaci. Gjatë një raportimi në Komisionin e Integrimit Europian, ministri Haxhinasto është akuzuar nga deputetët e majtë si inaktiv në punën e zhvilluar në krye të Diplomacisë dhe për emërime në konflikt interesi të diplomatëve. Punimet e Komisionit të Integrimit janë shoqëruar me tone të larta dhe akuza midis palëve. Ministria e Jashtme është kthyer në një qoshe për fëmijët e mamit, babit, për farefisninë, dhe janë rreth 30 % emërime të tilla, deklaroi deputeti Marko Bello. Nga ana tij, ministri i Jashtëm i cilësoi si trillime akuzat e opozitës. Absolutisht nuk ekzistojnë shifra të tilla që ju paraqisni. E kam dëgjuar edhe herë të tjera dhe më vjen shumë keq. Njëherë filluat duke thënë se ka 30 % diplomatë, pastaj me përqindje rreth 80 % pa kriter. Mendoj se nuk i shërbeni aspak rritjes së cilësisë dhe vlerave të diplomacisë, që është pasuri kombëtare dhe jo vetëm e maxhorancës, theksoi Haxhinasto.
Shërbimi i jashtëm
Ministri i Jashtëm theksoi se shumë shpejt në Kuvend do të paraqitet një projektligj për përmirësimin e defekteve të hasura në ligjin e shërbimit të jashtëm. Por kjo nismë, për deputetët e opozitës është ligj që ka si synim legalizimin e ndërtesave pa leje në Diplomaci. Deputetët e opozitës paralajmëruan votën kundër projektligjit për ndryshimin e shërbimit diplomatik, pasi në të duhej përcaktuar ndalimi i emërimeve në konflikt interesi. Nga ana tjetër, ministri Haxhinasto kërkoi nga opozita që të mos pengojë integrimin e vendit për qëllime politike. Të majtët kanë kërkuar nga maxhoranca që të përmbushë detyrimet për të arritur marrjen e statusit të vendit kandidat, duke apeluar për zgjedhjen e një Presidenti konsensual. Por sipas ministrit, zgjedhja e Presidentit është saktësuar edhe nga deklaratat e ndërkombëtarëve, që do të bëhet në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Konsultimi
Kryetari i Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati, kërkoi nga ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, që të konsultohet me Kuvendin për çdo dokument paraprak që do ti dërgohet Komisionit Europian apo letër zyrtare që do ti dërgohet Brukselit. Ligji për funksionimin e Kuvendit, neni 5, thekson se Këshilli i Ministrave konsultohet me Kuvendin për qëndrimet që duhet të mbajnë institucionet tona në BE, tha Bushati.

16 takimet
Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, deklaroi dje se gjatë një viti ka zhvilluar rreth 16 takime me homologët e tij të BE-së. Këto takime janë realizuar për të paraqitur arritjet e Shqipërisë në përmbushjen e 12 kritereve të vendosura për marrjen e statusit të vendit kandidat. Një relevancë të rëndësishme kanë pasur dhe marrëdhëniet me komisionerin Stefan Fyle dhe drejtorin për Zgjerimin, Stefano Sanino, pohoi Haxhinasto.

Debatet në Komisionin e Integrimit
Marko Bello:
Arsyeja që ministri ka hyrë në ngërç dhe nuk funksionon, ka të bëjë me nepotizmin dhe lidhjet farefisnore, që jo për fajin tuaj, por për disa vite ka mbërthyer ministrinë, ashtu si metastazat. E kanë paralizuar dhe ju sjeni në gjendje të përballoni ngarkesën se kësaj ministrie që është kthyer në një qoshe për fëmijët e mamit, babit, për farefisninë. Përfaqësitë tona diplomatike, sidomos konsullatat, ku edhe aty janë miqtë, kushërinjtë, fisi dhe farefisi, nuk sillen mirë me bashkatdhetarët tanë, por një qëndrim jokorrekt nga ana juaj për të guxuar ti lëvizmi. Ka të ashtuquajtur diplomatë, por që kanë shkuar atje për miq dhe shokë dhe spyesin as për ministrin.
Taulant Balla: Më shpjego zoti ministër kriteret mbi të cilat është pranuar në shërbimin diplomatik dhëndri i Jozefina Topallit dhe unë të pranoj që të votoj për projektligjin që ti do të sjellësh në Kuvend për të legalizuar këto ndërtime pa leje në Diplomaci. Nuk po hyj në emra, sepse do të shkaktohet ilaritet në sallë, sillni një ligj për shërbimin diplomatik, ku neni i parë i ligji të jetë: asnjë deputete, asnjë ministër, asnjë kryetar parlamenti, asnjë kryeministër të mos ketë familjarët e vet në shërbimin diplomatik. Ky po që mund të përmirësonte shërbimin e jashtëm diplomatik. Të emëruarit në shërbimin diplomatik janë shndërruar në elementë që kanë dëmtuar rëndë imazhin e këtij vendi.
Edmond Haxhinasto: Kam një zhgënjim për mënyrën dhe çështjet ë ngritura nga z. Bello, që më lejoni tju them gjithashtu tregon se koncepti juaj për integrimin europian është shumë jashtë mode, shumë i vjetër, shumë jokoherent me atë çka kërkohet nga ne. Në qoftë se ju prisni që MPJ të fusë opozitën në Parlament, nëse prisni që MPJ të ndalojë opozitën nga përdorimi i dhunës më 21 janar, të ndalojë djegien e gomave dhe ta fusë atë në veprim normal konstruktiv në Parlament, nuk e bëjmë dot. Këto janë shkaqet për këtë situatë. Absolutisht nuk ekzistojnë shifra të tilla që paraqisni ju. E kam dëgjuar edhe herë të tjera dhe më vjen shumë keq. Njëherë filluat duke thënë se ka 30 diplomatë, pastaj me përqindje rreth 80% pa kriter, mendoj se nuk i shërben i aspak rritjes së cilësisë dhe vlerave të diplomacisë, që është pasuri kombëtare dhe jo vetëm e maxhorancës.
Rajmonda Bulku: Ne harrojmë çfarë luftë ka bërë opozita kundër liberalizimit të vizave. Dy vjet bojkot nuk i falen asnjë politike të keqe. E jo të duash vendin tënd, kur je për të marrë vizat e qytetarëve të tu, por të masakrosh politikën e vendit tënd, duke bërë masakra, duke arritur të vrasësh njerëzit e tu.
Ditmir Bushati: Çështë kjo? Ne i nxorëm dhe vramë njerëzit më 21 janar?
Rajmonda Bulku: Po, po, kush i nxjerr, i vret. Kush i nxori nuk i mbrojti. Në rrugë ishte vetëm politika e opozitës, politikanë dhe ata të shkretë që i kishit marrë nga rrethet në Tiranë për disa para. Kjo është një fatkeqësi e madhe për ata njerëz dhe ata familjarë, por padyshim që është politika më e egër dhe me e keqe që ka bërë një opozitë në Shqipëri, për veten tuaj, për integrimin, për shqiptarët. Nuk di shifrat e punonjësve në Ministrinë e Jashtme, besoj më shumë tek ju dhe jo tek gënjeshtrat e opozitës. Mund të them pa frikë dhe pa turp që mes nesh ka fëmijë që punojnë dhe që kanë shkolla serioze dhe eksperienca në botë. Ne e kemi për nder që të na përfaqësojnë në diplomaci dhe në asnjë rast nuk cenohet imazhi i vendit. Nëse merr një CV dhe e shikon, fëmijët tanë do të punojnë kudo.
Taulant Balla: Je në konflikt interesi. Flet kështu se vajza jote është në Konsullatën e Selanikut dhe është një emërim në konflikt interesi.
Rajmonda Bulku: Merre dhe shikoje CV-në e vajzës sime dhe të thuash faleminderit që e kemi vënë aty, sepse janë shumë të mirë. Nuk ka asnjë të keqe, sepse nuk ka vjedhur, as mashtruar, e bën shumë mirë punën e saj.
Ditmir Bushati: Me keqardhje konstatoj se edhe nga kjo që qarkulloni ka një lum qarkoresh në shërbimin diplomatik, që për fat të mirë, kanë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›