Siri, ushtria vijon ofensivën në Homs, 95 viktima
HOMS - Ushtria siriane ka rinisur sulmet me bomba dhe granata ne qytetin e trazuar të Homsit, ndërsa ministri i Jashtëm rus Lavrov ndodhet në Damask për bisedime.
Forcat qeveritare që prej javës së kaluar kanë ndërmarrë një ofensive të gjerë në qytetin bastion të kryengritësve dhe vetëm ditën e djeshme janë shënuar 95 viktima.
Dëshmitarët thonë se ushtria siriane nisi bombardimet me artileri që në orët e para të mëngjesit, ndërsa i gjithë qyteti ndodhet ne kaos .
Lavrov i cili mbërriti në Siri për bisedimet me autoritetet e vendit shpreson në arritjen e një kompromisi për qetësimin e situatës në këtë vend.
Departamenti Amerikan i shtetit, përmes zëdhënëses Viktoria Nuland, i kërkoi kreut të diplomacisë ruse të përdorë vizitën e tij për t’i bërë të qartë regjimit të Assad se është tërësisht i izoluar dhe të përdorë planin e Ligës Arabe që siguron tranzicionin në Siri.
Rusia është furnizuese kryesore e armëve në Siri dhe ka te ky vend bazën më të madhe detare në portin Tartus.
(er.nu/news24/BalkanWeb)