E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, deti i trazuar vonon mbërritjen e trageteve

DURRËS- Deti i trazuar me forcë 7-8 ballë do të pengojë mbërritjen në orarin e parashikuar të tre trageteve, që janë nisur mbrëmjen e kaluar nga Bari dhe Trieste, bënë të ditur burime zyrtare nga kapiteneria e portit detar të Durrësit.

Era që fryn nga verilindja me shpejtësi deri në 50 km në orë dhe deti i trazuar e kanë vështirësuar lundrimin e dy trageteve, që pritet të mbërrijnë nga Bari në Durrës pas orës 10.00, ndërsa trageti i linjës së Trietes parashikohet të ankorohet pas orës 13.00.

Një grup i vogël motopeshkatoresh kanë dalë sot në gjueti në zonën detare nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri, përfunduan burimet e kapitenerisë së portit.
(el.meBalkaWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›