E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra anonime, punonjesit e policise te dypunesuar, ne shtet e privat

Fier - Ndryshimet e krereve ne Drejtorite e Policive neper rrethe nxori ne drite edhe dypunesimin e shume efektivave te policise. Letra anonime te drejtuara ketyre drejtuesve te rinj te policise ne keto qarqe benin me dije se shume efektiva te policise, vartes te tyre, jane dypunesuar edhe si roje private apo si badigarde ne lojerat e fatit. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Drejtorise se Policise se qarkut Fier. Burime prane kesaj drejtorie kane bere me dije dje, se kane mberritur "spiunimet" e para per disa uniforma blu, qe sherbejne ne sektorin e repartit te grupeve te gatshme, patrulla policore, roje objektesh. Sipas burimeve ne letrat anonime behej me dije se disa prej bluve te Policise se Fierit, rezulton se pervec se jane te punesuar ne Policine e Shtetit ata jane te punesuar dhe marrin rroge duke punuar si roje porte, ne disa kazino apo lojera te tjera fati, badigarde te VIP-ave apo deri ne roje objektesh te disa biznesmeneve VIP. Puna e dyte eshte gjetur prej ketyre efektivave te policise te cilet, sipas letrave anonime perdorin armen e sherbimit ne punen e tyre te dyte. Nga ana tjeter burimet kane bere me dije se keta police te dypunesuar kane rregulluar orarin e punes ne ate menyre, qe oret e punes se shtetit t'i kene vetem paradite, ndersa oret e tjera qe jane pushim, e kryesisht oreve te vona, te punojne ose roje nate, ose truproja ne disa kazino apo lojera fati ne qytetin e Fierit dhe te Lushnjes. Mesohet se detajet e paraqitura ne letrat anonime jane marre per baze nga drejtuesit e policise se ketij qarku. Sipas burimeve nje grup pune do te ngrihet nga policia, i cili do te zhvilloje kontrolle te befasishme ne keto kazino apo lojera fati. Sipas burimeve nese keta te fundit do te kapen duke punuar ne keto ambiente sipas dhe vete shpjegimeve te dhena neper letrat anonime, ndaj tyre do te merren masa ndeshkuese dhe do te largohen menjehere nga Policia e Shtetit. Kontrollet do te nisin ne ditet ne vazhdim, sipas disa te dhenave te bera te ditura ne letrat anonime te drejtuara drejtuesve te komisariatit ne qytetin e Fierit.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›