E Diel, 1 Nëntor 2026

Dypunesimi, ultimatum RENEA-s

Tirane- Efektivat e Reneas, qe nga sot nuk duhet te jene te dy punesuar. Te pakten ky ka qene urdhri, qe iu eshte komunikuar ketyre te fundit, me goje dy dite me pare. Sipas burimeve nga policia asnje efektiv i forcave speciale te RENEA-s, nuk duhet te jete i dy punesuar. Por jo vetem kaq. Keta te fundit nuk duhet te perdorin armen e sherbimit jashte punes, apo ta ekspozojne ne ambiente publike. Pas ngjarjes se ndodhur pese dite me pare ne afersi te stacionit te trenit kur efektivi i FNSH-se, Kastriot Stojani ka qelluar me arme zjarri duke i shkaktuar vdekjen ish kolegut te tij, Muharrem Lita, jane marre masat paralajmeruese ndaj efektivave te RENEA-s. Sipas burimeve nga policia keta te fundit jane te dypunesuar si truproja, gjate oreve te vona te nates, pune kjo e cila ndalohet me ligj.

Urdhri

Nje mbledhje e vecante per te gjithe forcat speciale te RENEA-s, eshte zhvilluar dy dite ma pare ne qendren e tyre ne Linze. Nuk behej fjale per keshilla mbi nje operacion qe do te ndermerrej keto dite, as per keshilla stervitjeje, por per t'u terhequr vemendjen ketyre te fundit. Gjate mbledhjes te zhvilluar enkas nga drejtues te policise eshte urdheruar qe te gjithe blute e RENEA-s, qe nga dita e sotme nuk duhet qe te kene nje pune te dyte, edhe pasi kene mbaruar turnin e tyre. Pra ne mbledhje jane urdheruar te 108-te efektivat e forcave speciale te RENEA-s te mos jene me te dypunesuar. Ne te kundert ndaj ketyre te fundit do te merren masa ndeshkuese. Madje ata nuk duhet te ekspozojne armen e sherbimit, apo ta perdorin ate jashte orarit te punes. Urdhri iu eshte dhene me goje te gjithe efektivave te forcave speciale te RENEA-s, i cili duhet te vihet ne zbatim prej tyre. Efektivat e RENEA-s jane te vetmit persona, te cilat e kane te lejuar me ligj qe te ekzekutojne persona ne raste kur keta te fundit jane ne krye te detyres, por armet e sherbimit nuk duhet te perdoren ne asnje ambient tjeter.

Dypunesimi

Lokalet apo klubet e naten, pa perjashtuar edhe kazinote jane te gjitha me truproja te veshur civile, por me nga nje arme ne brez. E cuditerisht te gjithe personat, te cilet rruajne keto ambiente jane punonjes policie, kryesisht efektiva te forcave speciale te RENEA-s. Kjo nuk eshte nje pune e ngarkuar nga Policia e Shtetit, por nje pune e dyte e gjetur nga vete efektivat e policise gjate oreve te vona te nates. Edhe pse ligjerisht ndalohet dypunesimi, deri me sot nuk ishte marre ndonje mase ndaj efektivave te policise. Madje, duke ushtruar funksionin e truprojes me armen e sherbimit, si ne rastin e pese neteve me pare, e perdorur armen per te vrare njerez, jo ne krye te detyres. Pas ngjarjes se ndodhur pese dite me pare ne afersi te stacionit te trenit ne Tirane, ne vemendje te drejtuesve te policise eshte vene dypunesimi i bluve, jashte orarit te punes te cilet kane shkelur dy here ligjin. Burime nga policia kane bere me dije se dypunesimi i efektivave te policise eshte nje nga pikat qe eshte shkelur ligji, ndersa perdorimi i armeve te punes, per punen e dyte dhe jashte sherbimit perbente nje tjeter shkelje.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›