E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Letra e Humbur" e Karaxhales në teatrin "Petro Marko"


Në Teatrin "Petro Marko" në qytetin e Vlorës po shfaqet "Letra e humbur" e komediografit rumun Jon Luka Karaxhale (Ion Luca Caragiale, 1852-1912). Vepra është vënë në skenë nga regjisori Roland Minga, me skenografi të Agron Jakupit dhe formulim muzikor të Artur Dhamos. Spektatorët e Vlorës e kanë pritur mjaft mirë interpretimin e aktorëve Astrit Mamaj, Desantila Kristo, Jorgaq Tushe, Lavdimir Abilaliaj, Ilirian Ali, Artan Islami, Matilda Avduli dhe Afrim Agalliu. Komedia nëpërmjet karaktereve dhe situatave, jep një tablo të jetës së sotme politike provinciale, të mbytur nga bajraktarizmi, amoraliteti dhe mungesa e identitetit politik. Një komedi që tingëllon aktuale sot edhe para 100 vitesh. Nga interesi i treguar, duket se ky mesazh është realizuar pa artifica. "Letra e humbur" vijon edhe këtë fundjavë.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›