E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e Ismailit për kreun e BERZH në 91: Pranoni Shqipërinë

Ishte fillimi i vitit 1991. Shqipëria ende përpëlitej mes dy sistemesh. Ismail dhe Helena Kadare ishin vendosur në Paris, kur në krye të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u vendos Jacques Attali. Attali, i cili njihej me çiftin Kadare, i ftoi ata në ceremoninë e rastit, që do të zhvillohej në Londër. I kujdesshëm deri në detaje për të nderuar miqtë e tij, Attali nuk ishte kujdesur ama të ftonte në këtë ceremoni Shqipërinë. Ndërsa të gjithë ishin të pranishëm, veç Shqipërisë. Hidhërimin që ndjeu në atë moment dhe reagimin e mëpasshëm të shkrimtarit, Helena Kadare na e rrëfen në librin e saj me kujtime Kohë e pamjaftueshme. Ajo rrëfen incidentin në ceremoninë e BERZH-it, letrën e Ismailit drejtuar Jacques Attali-së dhe përgjigjen ndaj saj, e cila nuk ishte një letër e zakonshme justifikimi, por një ftesë për Shqipërinë, të cilën ia përcolli miku i tyre, Gramoz Pashko.

Të gjithë flisnin për BERZH-in, Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, që pritej të përurohej në Londër. Një mbrëmje mori në telefon Jacques Attali. Ishte i gëzuar dhe i dashur si përherë. Ai më pyeti për Is dhe për vajzat dhe pastaj më tha:
-Helena, besoj se e di që jam zgjedhur president i BERZH-it, Bankës së Europës, apo jo?
Më zuri ngushtë, ngaqë diçka kisha dëgjuar, por pa qenë shumë në dijeni të rëndësisë së saj. Jacques ishte gjithmonë ndihmës i afërt i presidentit Mitterrand dhe kjo më dukej më e rëndësishme se drejtimi i çfarëdolloj banke.
-Dëgjo, më tha, meqenëse Is sështë në shtëpi, po ta them ty.
Ajo që tha ishte shumë e këndshme dhe kurioze. Në përurimin e Bankës, ai, si drejtor i saj, do të donte që Is dhe unë të ishim të ftuarit e tij personalë. Për gjithçka do të kujdesej ai. Do të udhëtonim së bashku me avionin e tij.
Kur ia thashë Is, ai u gëzua, por nuk u habit. Siç më shpjegoi, dy javët e fundit Jacques Attali, si drejtor i porsazgjedhur, ishte në qendër të vëmendjes evropiane. Meqenëse qëllimi kryesor i Bankës ishte rimëkëmbja e vendeve të porsadala nga katastrofa ekonomike komuniste, politikanë të këtyre vendeve do të përpiqeshin të kishin sa më shumë kontakte me drejtorin e kësaj Banke.

Kopertina e librit të Helena Kadaresë

Kështu që udhëtimin tonë tepër të privilegjuar me avionin e tij në Londër, Is e mori jo vetëm si një shenjë miqësie me ne, por edhe si sajdisje e vëmendje për Shqipërinë.
Katër ditë më pas, në orën 9 të mbrëmjes, ashtu siç na kishte lajmëruar, Jacques dërgoi një makinë për të na marrë…
Avioni u nis rreth orës njëmbëdhjetë. Qielli sipër La Manche-s ishte i errët, por dritat e Londrës nuk vonuan të shfaqeshin në largësi..
Ceremonia zyrtare e përurimit u bë të nesërmen. Emrat e shteteve anëtare të Bankës shqiptoheshin me solemnitet, njëri pas tjetrit në sallën madhështore të mbledhjes. Diku, aty nga fundi, Is afroi kokën dhe më pyeti me zë të ulët e i shqetësuar nëse e kisha dëgjuar emrin e Shqipërisë. Ngrita supet, ngaqë e tërhequr siç isha, nga mendime të tjera, ndoshta më kishte shpëtuar. Ai më tha se gjithashtu nuk ia kishte zënë veshi. Pritëm gjersa emrat mbaruan, me shpresë se nuk do të kishin qenë sipas rendit alfabetik. Por shpresa jonë kishte qenë e kotë. Në një ekran të madh, emrat ishin renditur njëri pas tjetrit pikërisht sipas alfabetit. Shqipëria mungonte. Ishin të gjitha shtete europiane, madje dy-tri vende mesdhetare joeuropiane, por Shqipëria, ashtu si gjithmonë, mungonte.
Nuk po u besonim syve. Mund të kishim pritur çdo gjë, por këtë jo. Sidomos pas atij trajtimi aq të veçantë që na ishte bërë.
Pas shteteve jepeshin personalitete politike që merrnin pjesë. Ministra të jashtëm, shefa të ekonomisë, zëvendësministra, zëvendëspresidentë, nuk ishte harruar asnjë vend, madje edhe të tillë që ishin në shënjestër të kritikave për arsye të ndryshme.
Sapo mbaroi pjesa e ceremonisë, fjalimet, urimet, përshëndetjet, në pushimin përpara drekës, Is u nis me shpresë të gjente Jacques Attali-në. Vonoi shumë gjersa erdhi tek bari ku po e prisja. Ishte i prerë në fytyrë. Me vështirësi të madhe, pak me arrogancë kishte arritur të çante deri në vendin ku ishte Jacques Attali, i buzëqeshur, disi i dehur nga lavdia. Iu afrua dhe i tha atë që mezi i durohej tia thoshte: mungesën e vendit të tij. Në çastin e parë Jacques sdinte çpërgjigje të jepte. Më në fund, ashtu u përgjigj, thjesht: Sdi çka ndodhur, me sa duket është një harresë. Pyetjes së Is Si është e mundur?!, që pak a shumë donte të thoshte si është e mundur që ti kujdesesh për të më marrë mua me time shoqe me avionin tënd, që ke telefonuar nja pesë herë për të dërguar shoqëruesit, makinën etj., etj., dhe harron vendin të cilit i përkas?
Siç ma përshkroi Is, Jacques-u prapë sdinte çpërgjigje ti jepte, vetëm s përsëriti fjalët: është harruar, ska gjë tjetër!
Pas drekës u kthyem në hotel me një gjendje shpirtërore krejt të prishur. Mësuam se parku i famshëm Hyde park ishte aty pranë dhe shkuam më këmbë deri atje. Ishte aq i bukur, sa për disa çaste na e zhvendosi vëmendjen. Por shumë shpejt mendja na kthehej tek e njëjta pyetje: çkishte ndodhur?
Kujtuam bisedat që kishim bërë në avion. Lidhur me rolin emancipues të kësaj Banke, jo vetëm për ekonominë, por edhe për politikën e vendeve pjesëmarrëse. Ishte folur edhe për presionin për demokratizimin, për ato vende që ende mbeteshin komuniste ose gjysmë komuniste, si Shqipëria. Por përjashtimi prej saj vetëm i Shqipërisë nuk përligjej gjithsesi. Një pjesë e vendeve të tjera ishin ende me regjime edhe më të ashpra.
Kontrasti i trajtimit tonë privat dhe harresa e Shqipërisë na kujtoi njëfarësoj atë trysni të tërthortë që herë pas here i bëhej Is, për të mos e lidhur ai veten domosdoshmërisht me vendin e vet. Nuk mund të thuhej se kjo gjë bëhej me qëllim të keq. Shpesh ishin dashamirësit që mendonin se distancimi i shkrimtarit nga problemet e vendit të vet e ndihmonin atë dhe veprën e tij. Kishte kohë që Milan Kundera ishte vendosur në Francë dhe pothuajse i kishte prerë lidhjet me Çekosllovakinë, gjë që, sipas fansave të tij, nuk e pengonte, por e ndihmonte njohjen e tij si shkrimtar nëpër botë…
Pas asaj shëtitjeje në Hyde Park, u kthyem në hotel. Të gjitha po bëheshin gati për darkën që do të shtrohej atë natë në Buckingham Palace, për pjesëmarrësit e kësaj konference. Na lajmëruan se makina do vinte të na merrte në hotel, por Is më tha se nuk i shkohej. Sishte puna se i dukej e pamoralshme të shkonte në një darkë ku vendi i tij nuk ishte ftuar. Në radhë të parë ishte një mosdëshirë për të qenë në atë darkë. Pavarësisht se e dija që ishte një rast i rrallë pjesëmarrja në këtë festë, ku ndoshta do të ishte dhe mbretëresha, siç flitej, edhe mua më iku dëshira të shkoja. I lamë mënjanë veshjet përkatëse që i kishim sjellë me vete enkas, Is smokingun e porsablerë, unë fustanin e zi, dhe po mendonim ku ta kalonim darkën. Në hollin e hotelit takuam bankierin De Wulf. Para se të hapte gojën e të pyeste ndonjë gjë lidhur me enigmën e udhëtimit të Kostandinit të vdekur, Is i tha arsyen përse nuk do të shkonim në darkë. De Wulf u habit gjithashtu për harresën e Shqipërisë. Besoj se sështë faji i Jacques-ut, tha.
Na pyeti se ku kishim ndër mend ta hanim darkën dhe ne iu përgjigjëm në mënyrë të papërcaktuar. Is tha se e mira e të mirave sot ishte që të ktheheshim në Paris, por kjo i dukej e pamundur. De Wulf t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›