E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Sociliste mbledh sot Asamblenë Kombëtare

TIRANË- Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së do të mblidhen sot, në mesditë për të miratuar pak ditë para Kongresit projekt-ndryshimet në statutin e partisë si dhe draftin e programit politik, i cili është shumëfishuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, për t’ju paraqitur anëtarëve të Asamblesë.

Të dy variantet do të paraqiten në këtë mbledhje, për të respektuar rregullat e statutit të partisë, por pritet të´jetë Kongresi ai që do të pasurojë edhe me më shumë pika, dy dokumentet e reja.

Në rendin e ditës së asamblesë nuk mësohet se ka ndonjë temë, ndryshe, përveçse një diskutim edhe për zgjedhjet në strukturat e partisë, në nivel vendor. Aktualisht po vijojnë zgjedhjet për kryetarë të PS-së në nivel bashkish dhe komunash, proces i cili ashtu si edhe në zgjedhjet e mëparshme për kryetarë rrethesh po shoqërohet nga qejfmbetjet dhe debatet, në bazën e PS-së.

Në Asamblenë e sotme do të mbajë fjalën e rastit kryetari Edi Rama, i cili vetëm një ditë më parë i cilësoi ndryshimet që do bëhen në statut dhe program si instrumente që do t’i cojnë socialistët në fitoren e zgjedhjeve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›