E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca rrëzon dekretin e Topit për kreun e KLSH

TIRANË- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Bamir Topi, i cili propozonte Sali Shehun në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. 11 deputetë të PD-së votuan kundër, Shefredin Shehu ka abstenuar, ndërsa opozita ka bojkotuar votimin.

Në fillim të mbledhjes Sali Shehu akuzoi qeverinë se ka eklipsuar KLSH-në , ndërsa prezantoi platformën e tij nëse do të zgjidhej për të drejtuar këtë institucion.
“Unë mendoj se dhënia e rolit duplues të auditit të bredshëm është një shembull negativ i shprehjes së tendencës për eklipsimin e punës së inpektorëve të Kontrollit të Lartë të Shteti. Qeveria kurrsesi nuk mund të ketë njëkohësisht eskluzivitetin e menaxhimit të të ardhurave buxhetore dhe kontrollin për mirë administrmin e tyre. Unë mendoj se roli i KLSH-së është mjaft i rëndësishëm në vecanti duke rritur rolin e tij auditues dhe bashëkëpunimin me agjencitë ligj zbatuese, për të ngritur grupe pune të përbashëkëta kontrolli sidomos me Prokurorinë, për të bërë të mundur ndëshkimin e shkelësve të ligjit, qofshin këto zyrtarë të lartë apo të vegjël dhe dërgimin e tyre para drejtësisë. Kjo do të arrihet nëpërmjet tre shtyllave kryesore. E para është reformimi institucional i Kontrollit të Lartë të Shtetit në përputhje me standartet e Bashkimit Europian. E dyta ëhstë pavarësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit nga politika në formë dhe në përmbajtje. E treta ëhtë lufta pa konpromis kundra korrupsionit në të gjtihë format e shfaqjes së tij pavarësisht nga niveli që do të indetifikohet”,- deklaroi Shehu.

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate të forta pasi deputetët e mazhorancës kanë argumentuar se presidenti Topi duhej të konsultohej më parë me Parlamentin për propozimin e kreut të KLSH-së.

Deputetët e PD-së kanë theksuar se Sali Shehu nuk i gëzon kriteret që kërkon posti i KLSH-së, ndërkohë opozita e cila ka kundërshtuar qëndrimet e deputetëve të PD-së duke i quajtur të pabaza. Deputeti socialist Erion Brace ka theksuar se nëse kandidatura e Shehut nuk merret parasysh atëherë kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli duhet të nisë bisedimet për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Më herët kandidati Shehu ka theksuar se asnjë deputet i mazhorancës nuk mund të hedhë poshtë ekperiencën e tij si komissar dhe jurist. Shehu ka akuzuar mazhorancës se rrëzimi i emrit të tij është politik, pasi ka të bëjë me faktin se ai është mik i Presidentit Topi dhe së dyti me kërkesën që i ka bërë kryeministri Berisha për të dhënë dorëheqjen si anëtar i KLSH-së pas qëndrimeve kundër të Shehut ndaj Berishës.

Presidenti Bamir Topi ka dekretuar Sali Shehun si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mazhoranca ashtu sikurse kishte paralajmëruar ka rrëzuar dekretin e Topit për kreun e KLSH-së.

Rrëzimi i emrit të Sali Shehut për postin e kreut të KLSH-së nuk ka qenë suprizë pasi një ditë më parë kryeministri Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së sulmoi presidentin Bamir Topi se nuk është konsultuar më parë me Parlamentin për kreun e KLSH-së, ndërkohë që e ka akuzar se nëse nuk ka marrë mendimin e mazhorancës atëherë ka marrrë mendimin e kreut të opozitës.

Sipas Kushtetutës, Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i Lartë i Kontrollit Ekonomik e Financiar. Kryetari i KLSH-së zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. Ai qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Sali Shehu ka qenë deputet i Partisë Demokratike në legjislaturën e kaluar (2005-2009) dhe do të jetë Parlamenti ai që do të vendosë përfundimisht për të.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›