E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e Patozit ftese Rucit per tryeze per zgjedhjet

Astrit Patozi fton të martën e 29 marsit,  Gramoz Rucin në një tryezë për zgjedhjet. Ftesën kryetari grupit parlamentar demokrat e ka bërë nëpërmjet një letre të hapur ku njofton se pjesë e diskutimit do të jetë prjegjësia dhe bashkëpunimi për zgjedhjet vendore, por do mbetet jashtë tij opsioni për të ndryshuar kodin. Koha është e pamjaftueshme sipas kryekuvendorit demokrat për të nderhyrë në ligj, pasi procesi është në fazë të avancuar. Jashtë diskutimit mbetet dhe riformatimi i KQZ-së.

“Tashmë, administrata zgjedhore, me në krye KQZ-në, që është organi suprem për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, por edhe administrata shtetërore në nivel qendror dhe vendor, janë në një fazë të avancuar dhe intensive të zbatimit të kuadrit ligjor për përgatitjen e zgjedhjeve, duke adresuar të gjitha ato rekomandime të raportit të OSBE/ ODIHR-it, që kërkojnë veprim administrativ, pa ndryshuar ligjin". Cilësia teknike e ligjit të zgjedhjeve  ashtu si ajo e infrastrukturës zgjedhore, ka marrë vlerësimet e OSBE por pjesa  që ka ceduar sipas Patozit ka qenë nga politizimi i aspekteve teknike të proçesit”.

“Kuadri ynë kushtetues dhe ligjor për zgjedhjet përfshin të gjitha parimet, standartet dhe garancitë e nevojshme të përcaktuara nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës. Në këtë takim, me angazhimin e gjithësecilit, të shqyrtojmë përgjegjësitë që duhet të marrin partitë tona për adresimin e mundshëm të rekomandimeve për forcat politike, në respekt të plotë të kuadrit kushtetues e ligjor ekzistues", thotë Patozi në letrën e tij.

Në tryezën që do të mbahet në orën 11:00  te kryesia e Kuvendit do të jenë gjithashtu të gjitha partitë e tjera parlamentare, dhe kreu i OSBE-së në Shqipëri. Patozi citon në pjesën më të madhe të letrës së tij pasazhe të raportit të këtij institucioni për zgjedhjet e 2009-s dhe 31 rekomandimet e tij.

"Partitë politike nuk duhet të lejohen që të zëvendësojnë në mënyrë arbitrare anëtarët e komisioneve të nivelit më të ulët. Mbi punonjësit e sektorit publik, aktivistët politikë apo qytetarët e tjerë, të mos ushtrohet presion, qoftë për të marrë pjesë në aktivitete të fushatës, qoftë për të mos u marrë me veprimtari politike apo për të votuar në një mënyrë të caktuar".  Nëse realizohet, kjo do të jetë tryeza e dytë e partive para zgjedhjeve lokale.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e premte , 25 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›