Basha ne Tirane Une dua qytetin Rama karrigen
Demokratët shpallin zyrtarisht Lulëzim Bashën si kandidatin e tyre me misionin e fitores së Bashkisë se Tiranës, më e rëndësishmja për zgjedhjet e 8 majit. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Basha eshte njeri prej personaliteteve me te sukseshme te Partise Demokratike. Shefi i mazhorances garantoi mbeshtetjen e plote te qeverise per projektet e kryeqytetit. Vete kandidati Basha ne platformen e tij elektorale premtoi një Tiranë më të mire, me më shumë vende pune dhe kushte moderne studimi për të gjithë nxënësit e studentët. Ai tha se: për mua e para është Tirana, ndërsa për rivalin tim është karrigia e kryeministrit.
"Ne ju thërresim ju sot zoti Basha sepse ti ke faktuar të shkëlqesh në të gjithë jetën tënde. Ti shkëlqeve si studenti shqiptar në Utrehtin e vendeve të Ulëta si njëri prej studentëve më të shkëlqyer të atij universitetit. Ne thërresim sot Lulëzim Bashën, bashkëshortin shembullor, prindin shembullor...në fakt do të bëj fushatë jo vetë i treti, po vetë i katërti. Në vitin 2005, së bashku me një grup intelektual, të ri, të shquar, do riktheheshin në gjirin e partisë nga u nisën në Europë e në botë, do të shndërroheshin në faktor të rëndësishëm të vizionit të fitores së saj", deklaroi kryeministri Berisha.
Albanian Screen