E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rome, vritet me plumb në koke 31 vjecari shqiptar

ROME- Një shqiptar është goditur me plumb në kokë mbrëmjen e së premtes në provincën Aprilia, të kryeqytetit italian, Romë. Shqiptari 32 vjecar është goditur në një lokal në rrugën Rutuli të Aprilias. I riu është dërguar menjëherë në spitalin Santa Maria Goreti, në Latina por ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda që ishin shkaktuar nga plumbi i cili ka përcuar tej për tej kafkën, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA:. Karabinerët e Aprilias kanë nisur hetimet por për momentin nuk dihen detaje të tjera si dhe identiteti i viktimës.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›