Letra e Rames Nuk e harrojme dot 21 janarin

Kryetari i Partise Socialiste i shkruan Presidentit Topi. Rama kerkon zgjedhje te parakohshme qe populli te gjykoje vete korrupsionin e vrasjet qeveritare
TIRAN - Nje dite pas apelit te Presidentit per partite politike kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i eshte pergjigjur thirrjes se zotit Topi duke i derguar atij nje leter ku paraqet qendrimin e opozites. Ne letren e derguar mesditen e djeshme kryesocialisti thekson nevojen e zhvillimit te zgjedhjeve te reja. Fillimisht ai ka sjelle ne vemendje ngjarjen e 21 janarit ku mbeten te vrare kater demonstrues.
Duke iu referuar kesaj ngjarje Rama nenvizoi se asnje shqiptar i vetem jo me nje opozite e tere nuk mund ta kaloje ate shperthim vrastar te dhunes shteterore pa pasur te drejten e gjykimit te qeverise me vote. Sipas tij e drejta gjykimit nuk mund te behet me voten e zgjedhjeve te radhes perkatesisht atyre vendore po me nje vote qe duhet ta gjykoje drejtperdrejt kete qeveri jo per kanalizimet apo punet komunale po per keqqeverisjen e degraduar ne nje korrupsion te pandalshem deri ne vrasjen e plagosjen me paramendim te qytetareve me arme zjarri.
Ne letren e tij kreu i opozites garantoi Presidentin Topi se nuk do te kete terheqje nga ana e tyre per zgjedhjet e 8 majit.
Z. Bamir Topi
President i Republikes se Shqiperise
I nderuar Shkelqesia Juaj zoti President i Republikes
Duke ju falenderuar per letren lejomeni tju shpreh qysh ne fillim respekt e mirenjohje per qendrimin tuaj te matur e perpjekjen konstruktive ne kerkim te rrugedaljes prej udhekryqit dramatik ku e ka mberthyer Shqiperine kriza e gjithanshme.
Por me lejoni njekohesisht te nenvizoj edhe bindjen e palekundur te opozites shqiptare se kriza politike ku ju vendosni fort theksin e shqetesimit tuaj eshte vecse simptoma me kuptimplote e nje krize shume me te rende sesa thjesht politike.
Kjo eshte kriza e kapjes se shtetit per interesat e pushtetit. E cila perthyhet ne nje demokraci te kercenuar ne cdo aspekt drejtesi te kompromentuar ne cdo nivel te pushtetit gjyqesor ekonomi te rrenuar nga korrupsioni e papunesia.
Pikerisht brutaliteti qe ushqen kapja e shtetit dhe me ane tjeter frika e pushtetit prej vetedijesimit te popullit per nivelin marramendes te korrupsionit ishin dy arsyet me te qenesishme pse ne 21 janar demonstrata paqesore e mbi njeqindmije qytetareve u provokua fatalisht duke degraduar ne dhunen qe kulmoi me kater te vrare e shume te plagosur prej pushkeve te Gardes Republikane.
Le te jemi te qarte ne kete pike i nderuar zoti President sepse asgje me shume nuk vlen sot sesa qartesia kur flitet per dhunen e 21 janarit dhe ku kurre per asnje arsye apo oportunitet ne bote nuk mund te ngaterrohen aktet sporadike te dhunes se ushtruar nga demonstruesit per me teper ne kushtet e kaosit te shkaktuar prej provokimit skandaloz ndaj tyre me ujehedhesa e bomba me gazlotsjelles dhe pushkatimi gjakftohte nga shteti pa asnje shkak e ne shkelje te cdo parimi e vlere demokratike i qytetareve te ketij vendi.
Aktet sporadike te dhunes se ushtruar nga demonstruesit e provokuar keqas jane teresisht individuale dhe duhen hetuar e gjykuar nje per nje nga institucionet e pavarura ne baze te ligjeve te kesaj Republike nderkohe qe vrasjet me paramendim te Hekuran Dedes Ziver Veizit Aleks Nikajt e Faik Myrtajt si edhe plagosjet e plot te tjereve jashte perimetrit te godinave qeveritare madje ne kushte ku qartazi prania e tyre nuk perbente asnje kercenim per askend e asgje jane nje veper kriminale per ndeshkimin e se ciles nuk mjafton vetem hetimi e gjykimi i institucioneve te pavarura per pergjegjesine penale te cdokujt qe ka terhequr kembezen e pushkes.
Por eshte i domosdoshem pa humbur kohe edhe gjykimi i popullit shqiptar me vote per pergjegjesine politike e morale te atyre qe sot qeverisin nje vend ne NATO ku qytetaret u vrane e plagosen me pushket e shtetit mu perpara godines se qeverise mu ne mes te Europes.
Dhe u rivrane e u riplagosen me pas nga mikrofonat e tribunave qeveritare me akuza e sharje qe na risollen shkulmen mbytese te se shkuares komuniste te ketij vendi apo te se tashmes se vendeve pa lidhje me demokracine ku makineria e baltes propagandistike i quan bandite drogaxhinj kokepalare ata qe pushteti vret e torturon si kundershtare.
Shqiperia nuk mund te detyrohet ta kaloje 21 janarin si permbytjen e radhes si skandalin korruptiv te radhes si rritjen statistikore te radhes ne numrin e te vrareve per shkak te keqqeverisjes.
Asnje shqiptar i vetem jo me nje opozite e tere e bashkuar prej thuajse dy vjetesh nga e majta ne te djathte per te mbrojtur demokracine institucionet njerezit nga pasojat e kapjes se shtetit e te nivelit marramendes te korrupsionit nuk mund ta kaloje ate shperthim vrastar te dhunes shteterore pa pasur te drejten e gjykimit te qeverise me vote.
Dhe jo me voten e zgjedhjeve te radhes perkatesisht atyre vendore po me nje vote qe duhet ta gjykoje drejtperdrejt kete qeveri jo per kanalizimet apo punet komunale po per keqqeverisjen e degraduar ne nje korrupsion te pandalshem deri ne vrasjen e plagosjen me paramendim te qytetareve me arme zjarri.
Ja pse nderkohe qe Opozita e Bashkuar Shqiptare Partia Socialiste dhe une personalisht mbeshtesim pa asnje rezerve qysh prej sekondes se pare nje hetim te plote e te pavarur te Prokurorise se Pergjithshme per zbardhjen e ngjarjes tragjike te 21 janarit dhe nxjerrjen e te gjitha pergjegjesive penale duke u qene e mbetur mirenjohes edhe miqve e partnereve nderkombetare posacerisht qeverise se Shteteve te Bashkuara per mbeshtetjen e ketij hetimi nenvizojme e do te vazhdojme te nenvizojme po ashtu pa rezerve ne cdo hapesire e me cdo mjet demokratik se doreheqja e kesaj qeverie dhe zgjedhjet e reja te lira e te ndershme jane rrugedalja e vertete nga kjo krize e gjithanshme.
Te cilen 21 janari e nxori edhe me ne pah si nje krize te thelle te shtrire kudo permes tentakulave te interesave te korrupsionit qe e kane kthyer qeverine ne nje regjim vrastar kusarie ndersa Shqiperine ne nje vend ku institucionet kushtetuese apo media e pavarur ato pak qe kane mbetur jashte kontrollit te regjimit jane perdite nen nje sulm barbar. Te dukshem e te padukshem publikisht me synim kompleksimin e shantazhimin deri ne gjunjezim te tyre.
Mjaftojne sulmet e perditshme qellimisht rrugacerore qe i behen nga deputetet e qeverise Prokurores se Pergjithshme per te mos pasur asnje iluzion per natyren e qeverisjes se ketij vendi sot.
I nderuar zoti President
Duke ju falenderuar edhe njehere per apelin tejet te rendesishem qe bete permes letres suaj deshiroj tju siguroj per pjesemarrjen tone aktive ne jeten parlamentare dhe gjithashtu tju garantoj se bojkoti i zgjedhjeve vendore nuk ka qene kurre dhe nuk do te jete ne asnje rast nje opsion i yni.
Pas farses elektorale te qershorit 2009 ne kemi qene te bindur se smund sduhet dhe sdo te lejojme qe zgjedhjet e radhes te jene farsa e radhes. Por pas 21 janarit ne jemi te bindur se ne kushtet e sotme zgjedhjet thjesht nuk mund te behen ne rast se vertet duam qe ato te jene nje gare e lire dhe ndershme jo nje farse edhe me e pagelltitshme qe do te nxise precipitimin e metejshem te krizes.
Sigurisht qe keto kushte mund te ndryshojne. Keto kushte duhet te ndryshojne. E per sa na takon ne jemi te gatshem te bejme gjithcka mundemi qe ato te ndryshojne padyshim me ndihmen e pazevendesueshme te miqve e partnereve te Shqiperise.
Ne kete kontekst ne besojme se angazhimi se fundmi i komunitetit nderkombetar permes misionit te zotit Lajcak eshte nje shans i mire te cilin palet nuk duhet ta humbasin bashke me kohen qe iken.
Ju siguroj se forca politike qe kam nderin te udheheq ne keto dite te veshtira per vendin do te vazhdoje te tregoje ndjenje te larte pergjegjesie ne mbrojtje te lirive e te drejtave kushtetuese te shqiptareve ne mbrojtje te institucioneve te pavarura ne mbrojtje te projektit te Shqiperise Europiane.
Ashtu sic ju siguroj se pa bere asnje hap mbrapa ne kerkesen tone legjitime e aksionin opozitar te demonstratave paqesore per largimin e qeverise dhe zgjedhje te reja te lira e te ndershme ne jemi gati te hedhim cdo hap te mundshem perpara per te garantuar voten e cdo shqiptari ne zgjedhjet e ardhshme vendore.
Duke ju falenderuar edhe njehere per gjithe sa beni lejomeni i nderuar zoti President qe ne mbyllje te kesaj letre tju uroj shendet e sukses.
Sinqerisht
Kryetari i Partise Socialiste
Edi Rama