Rasti Hila flet Xhufi Djale kurajoz theu kodin mafioz te heshtjes qeveritare

Ne Tirane ka patur jehone te forte publike intervista ne Shekulli e diplomatit te shkarkuar Dritan Hila. Pellumb Xhufi i cili eshte dalluar gjithe kohen per kritikat qe i ka bere klases politike lidhur me kontrabandimin e interesave kombetare thote sa me poshte per website-in Respublica
Pertej justifikimeve ligjore qe me siguri do rezultojne te pabaza Hila eshte pushuar nga puna ngaqe ka thyer heshtjen mafioze omert te cilen drejtuesit e Ministrise se Jashtme e kane imponuar ne ate dikaster ne menyre qe ta lejojne politiken shqiptare te kontrabandoje pa u lagur.
Dikush ne ate ministri duhej te denonconte shitjen e interesave kombetare nga ana e boss-eve te korruptuar e te rekrutuar te politikes shqiptare. Kete e beri Dritan Hila nje djale i zgjuar patriot e kurajoz dhe kjo i ben nder atij.
Une e di mire se kreret esadiste kur te thiren neser per te dhene llogari per mekatet apo firmat e tyre ne dem te interesave kombetare e ne kundershtim me ligjin do justifikohen duke treguar me gisht boss-et e tyre.
Por ne diplomaci ashtu si ne ushtri vlen nje rregull i vjeter dhe i perbotshem urdhrat e eproreve qe perbejne krim e tradhti te interesave kombetare nuk zbatohen. Jerarket e Hitlerit Duces apo te Peten-it e pesuan njesoj si dhe boss-et e tyre te cileve u kishin sherbyer.
Dhe neser do jene jerarket e MPJ-se e jo zoti Hila qe ka shpetuar nderin e shpirtin e tij qe do te pergjigjen per marreveshjet lidhur me kufijte detare me Greqine me varrezat greke apo me regjistrimin e popullsise me vetedeklarim te kombesise e te besimit per zbatimin e projektit shovinist te Vorio- Epirit si dhe per pushtimin ekonomik te Shqiperise nga mafia serbo-ruse.
MPJ Hila fyeu Berluskonin ne shkrimin per Ghedafin
Ndersa ne emer te Ministrise se Jashtme ka folur Gazmend Turdiu sekretari i pergjithshem i MPJ-se i cili eshte shprehur dje ne shtyp lidhur me shkarkimin e z.Hila. Mes te tjerash ai ka thene se z.Hila ka shkelur ne menyre te perseritur nje dispozite ligjore qe kufizon shprehjen publike te diplomateve.
Qe nga shtatori i vitit 2010 deri tani ai ka botuar mese dhjete artikuj me implikime negative per politiken e jashtme te shtetit shqiptar.... Vendimi per largimin e zotit Hila nga Sherbimi i Jashtem nuk ka qene i menjehershem.
Rasti i tij eshte trajtuar me shume diskrecion dhe dashamiresi qe nga shtatori i vitit te kaluar. Ne daten 2.9.2010 zoti Hila botoi artikullin Kolonel Ghedafi dhe paraja pa ere. Artikulli permbante qendrime ne kundershtim me linjen zyrtare te politikes sone te jashtme ne raport me partnerin strategjik dhe mbeshtetesin e forte te liberalizimit te vizave me Shqiperine Italine fqinje.
Artikulli permbante gjithashtu edhe fyerje per figurat e kryeministrit dhe ministrit te jashtem te atij vendi - eshte shprehur zyrtari i MPJ-se duke shtuar Z.Hila eshte thirrur ne zyre nga Sekretari i Pergjithshem dhe eshte keshilluar si zyrtarisht ashtu dhe shoqerisht te mos i perserise keto shkelje ligjore. Si qytetar i lire i nje vendi demokratik zoti Hila ka gjithe mundesite ligjore te kundershtoje kete vendim ne Komisionin e Sherbimit Civil dhe pastaj ne Gjykate.
Me pas sipas stilit te njohur te presionit publik mbi ata qe hapin gojen kunder qeverise zyrtari i MPJ-se ka shtuar nje fjali alla-Berishe Do jete skene interesante shqyrtimi edhe i ligjshmerise se procedures se rekrutimit ne Sherbimin e Jashtem te zotit Hila.
Disa nga denoncimet e Hiles ne intervisten e djeshme per Shekullin
Ish-punonjesi i Ministrise se Puneve te Jashtme diplomati Dritan Hila eshte shkarkuar para pak ditesh nga detyra pas disa shkrimeve kritike ne shtyp ndaj impotences se qeverise se Tiranes konkretisht MPJ-se perballe avancave greke e italiane kundrejt interesave te Shqiperise.
Ne nje interviste per Shekulli-n z. Hila tha dje se Nese mendohet se une si diplomat nuk kam te drejte te kem opinionet e mia personale per interesat e vendit tim dhe nuk kam te drejte ti shpreh ato publikisht dhe nen tager personal kjo eshte mendesi e atyre qe shtetin e konceptojne si prone personale dhe nepunesit e tyre si raja.
Shprehur sipas politologjise kjo quhet mendesi totalitare. Me pas ai denoncon veprimet dhe mosveprimet ne disa momente kyce ne veprimtarine e diplomacise ku ai kontribuon prej 11 vitesh.
Disa nga denoncimet e z.Hila Draftet e nje marreveshje me Greqine ne 1994 jane zhdukur nga Arkiva e MPJ. - Ka shenja te rifillimit te negociatave nen rrogoz per Paktin Detar. - Roli i ish-ministrave ne Marreveshjen per Varrezat. - Cili eshte ish-ministri qe vetem ne muajt e fundit nga 150 diplomate 87 i zevendesoi me njerez nga rruga.
Shtetaret e Tiranes ne marredheniet me te huajt jane peng i veprimeve te tyre. Jane regjistruar dhe klasifikuar nga sherbimet inteligjente mike apo rivale sjellje ordinere morale jashte kufijve transferta te dyshimta parash ndermarrje me partnere te dyshimte etj. Keto fakte miqve ju sherbejne per te krijuar opinion ndersa armiqve per te bere presion - rrefeu ne interviste Hila
Kosova ne pozite te veshtire por dy dokumente te dala ne drite se fundmi qe publikohen nga The Economist jane teper te rende edhe per Shqiperine
The Economist Edhe ish-SHIK i Berishes ne trafikun e organeve
Prestigjiozja britanike ne nje shkrim te publikuar dje rimerr ceshtjen e trafikut te organeve. Ajo shkruan se reputacioni i Kosoves eshte demtuar rende pas ketyre akuzave. Por dy dokumente te dala ne drite se fundmi qe publikohen nga The Economist jane teper te rende. Keto dokumente do alarmojne edhe kritiket me te medhenj te Martit shkruan e perjavshmja. Sipas saj behet fjale per nje dokument te tribunalit te Hages dhe nje tjeter te UNMIK. Dokumentet japin te dhena per trafikun e organeve.
Por dy gjera bien ne sy se pari sepse ne dokument flitet per Ramush Haradinajn e vellain e tij dhe se dyti dokumenti sekret thote se operacionet beheshin me mbeshtetjen e operativeve te policise sekrete te ish-qeverise se Sali Berishes. Dokumenti e shkruan madje emrin e ish-presidentt shqiptar sot ne krye te ekzekutivit te ketij vendi me h ne fund.
The Economist thote se qe tani ka nisur gjuetia ndaj ketyre deshmitareve dhe panorama eshte e zeze. Kjo eshte tragjedi shkruan The Economist pasi te gjithe tashme duam te dime te verteten jo vetem ata njerez qe kane humbur te afermit.