E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i trembet nje atentati me shperthim

Paranoje apo kercenim


Masa te jashtezakonshme sigurie te kreut te ekzekutivit Nga rrethimi i apartamentit dhe antenat anti-vale tek xhamat e blinduar ne korridoret e kryeministrise dhe qente antimine ne studiot televizive. Perfundimi i eksperteve te sigurise pas analizes se llojit te masave qe jane marre


Paranoje apo kercenim real kjo nuk dihet por ajo qe shihet qarte eshte qe kreu i ekzekutivit po fortifikon cdo dite e me shume shtepine zyren Kuvendin dhe cdo cope terreni tjeter ku shkel.


Makina qe bllokojne sinjalet elektronike kur S.Berisha leviz me makine qen antimine qe kontrollojne deri edhe gazetaret ndalime parkimi ne nje perimeter shume te gjere rreth shtepise se tij gardiste ne pallatet rreth godines ku ka apartamentin jane vetem disa nga masat e mara per te mos permendur super-makinen e blinduar me vlere kolosale e cila eshte porositur dhe detaje per te cilen u botuan pak kohe me pare ne shtyp.


Vlera e saj do te ishte 700 mije euro dhe do te garantonte siguri maksimale ndaj cdo lloj sulmi. Deri me tani kryeministria nuk ka njoftuar blerjen apo jo te saj.

Masat e para te marra nga kryeministri dhe Garda e Republikes qe ka per detyre sigurine e tij jane ato prane shtepise. Rruga Mustafa Matohiti ku banon kreu i qeverise eshte e bllokuar prej shume ditesh. Asnje makine e paautorizuar nuk lejohet qe te kaloje aty pa marre me pare aprovimin e Gardes dhe policise.


E gjithe rruga eshte nen patrullimin e rrepte te Gardes se Republikes megjithese godina ku ka apartamentin Berisha eshte vetem nje nga dhjetera godina te rruges.


Gardistet jane te armatosur dhe sa here qe kryeministri apo anetaret e familjes se tij hyjne dhe dalin nga ndertesa ata dalin ne rruge duke kontrolluar te gjithe perimetrin rreth makines. Skenat ndonjehere jane aq te habitshme per banoret sa te kujtojne ish-Bllokun e udheheqjes komuniste. Berisha ka adoptuar per rrugen ku ndodhet shtepia e tij te njejten menyre ruajtjeje me gardiste ne nje rreze shume te gjere dhe me tabela STOP.


Por masat per ruajtjen e Berishes nuk perfundojne tek rruga Mustafa Matohiti ato shtrihen deri nuk kryeministri. Me vendim te Policise Rrugore eshte ndaluar parkimi edhe ne rrugen Papa Gjon Pali II.


Nga kryqezimi i rruges Mustafa Matohiti e deri tek kryqezimi i rruges Ismail Qemali nuk lejohet me parkimi i makinave. Edhe ne krahun e shtepise se kryeministrit jane vendosur disa pengesa te Policise Rrugore qe ndalojne makinat te qendrojne aty.


Masat e rrepta te sigurise shtrihen edhe brenda godines se Keshillit te Ministrave. Hyrja eshte perforcuar me zinxhire e tela por jo vetem ajo. Dy dyer te blinduara ne ambientet e brendshme ndalojne njerezit qe ti afrohen si me pare zyres se kryetarit te Keshillit te Ministrave. Sipas nje burime te Shekullit nga Garda xhamat jane te blinduara te llojit qe perballojne plumba te kalibrit te vogel. Situata eshte me ndryshe edhe ne zyren e kryeministrit.


Ne daljet publike shihen ndryshime te shpeshta te orareve te paralajmeruara ose te itinerarit te levizjeve. Ne mitingun e 20 shkurtit Berisha mberriti 40 minuta pas orarit te paralajmeruar dhe rrethohej nga truproja ne cdo hap madje nga fotot e Juta Benzeberg botuar nje dite me pas ne Shekulli shihen edhe momente acarimi mes gardisteve dhe njerezve ne radhen e pare te turmes.


Edhe ne ato pak minuta kur kryeministri i gjend ne podium e gjithe situata kontrollohej rreptesisht. Kishte snajpere ne catine e Korpusit te UT-se dhe nje kordon i pazakonte rojesh nuk lejuan as simpatizantet e PD-se qe ti afroheshin podiumit.


Risia kete here ishte ndalimi i valeve te celulareve. Celularet nuk punonin kur ndodheshe prane kryeministrit Berisha. Nje sy eksperti dalloi lehte nje makine rreth shtate metra larg podiumit. Ajo kishte nje antene ne forme pllake e ngjashme me aparaturat qe ndalojne valet ne nje perimeter te caktuar.


E njejta strategji ka gjasa te jete perdorur qe prej 21 janarit. Ate dite pasdite telefonat celulare nuk punonin prane kryeministrise. Te kontaktuar nga Shekulli te gjitha kompanite e telefonise celulare thane qe nuk kishin pasur asnje defekt dhe se antenat e tyre kane funksionuar rregullisht. Valet nuk i kemi ndaluar ne duhet te pyesni tjeterkund- thane kompanite e telefonise celulare.


Masat e forta te sigurise per kryeministrin Berisha jane vene re edhe ne Kuvend. Gazetaret dhe personeli i Kuvendit per here te pare jane kontrolluar diten e hene deri edhe nga qente antimine.


Operatoreve ne disa raste iu eshte kerkuar qe te ndezin kamerat per te provuar se ato jane thjesht kamera. S.Berisha ndodhej ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike. E njejta situate eshte paraqitur edhe ne Parlament gjate seances plenare.


Ne seancen e javes se shkuar jane numeruar me shume se 70 punonjes te sigurise ne korridoret e Parlamentit numer i pazakonte per ate mjedis. Poshte vendit ku ulet kryetari i qeverise jane vendosur dy truproja te vecanta. Here pas here dy truprojat ngrihen ne kembe dhe qendrojne pa levizur perpara kryeministrit. Ne raste te tjera Garda krijon nje gardh sigurie qe qendron ndermjet foltores dhe anetareve te qeverise.


Qente antimine jane bere shoqeruesit e perhershem te kryeministrit pothuajse ne te gjitha daljet e tij televizive. Sa here qe kreu i qeverise eshte i ftuar ne ndonje studio perpara tij paraqiten punonjesit e Gardes se Republikes qe kontrollojne te gjithe ambientet.


Ata shoqerohen edhe nga qente qe kontrollojne nje nga nje zyrat. Pasi Garda bindet se cdo gje eshte OK atehere kryeministri paraqitet ne studio. Kjo ka ndodhur edhe ne televizione qe njihen si prane kreut te qeverise.


Deri me tani Garda e Republikes qe merret me sigurine e kreut te qeverise dhe Policia e Shtetit nuk kane bere publik asnje kercenim te mundshem ndaj Sali Berishes. Keto jane dy institucionet e vetme qe mund te raportojne kercenime te tilla pasi Sherbimi Informativ Shteteror dhe Prokuroria e Pergjithshme jane shpallur armiq te qeverise dhe duke besuar se paku deklaratat publike te S.Berishes informacionet qe percillen prej tyre jane te papranueshme.


Pavaresisht nese e gjithe kjo ka te beje me paranoje apo me kercenim real teknikisht thuajse te gjithe ekspertet e sigurise te pyetur nga Shekulli per keto masa sigurie bien dakord ne nje pike Lloji i masave te ndermarra tregon se frika eshte per nje atentat ne distance pra nje shperthim. Ky perfundim del duke pare se masat kane perimeter te gjere sigurie rruga e baneses i tremben nje telekomandimi shperthimi me celular makina e bllokimit te valeve prania e qenve anti-shperthim prane zonave ku i duhet te qendroje per nje kohe te gjate studiot televizive kuvendi etj.


Kercenimi i Rames perpjekja e fundit per te anuluar demonstraten

Nje dite 28 janarit kur do te mbahej demonstrata homazh per tre te vraret ne demonstraten e 21 janarit kreu i PS-se Edi Rama u njoftua per kercenim serioz te jetes. Sipas te dhenave kryesocialisti ka marre paralajmerime per rrezikun deri edhe nga disa perfaqesues te nje perfaqesie te huaj te akredituar ne Tirane.


Por te nesermen Edi Rama ishte ne krye te demonstrates paqesore dhe u vu re lehtesisht nga te gjithe numri i shtuar i truprojeve rreth tij dhe ne distance. Se paku 6 truproja mundoheshin ta mbulonin nga afer nderkohe qe te tjere ishin ne skajet e turmes.


Madje vete drejtori i Policise se Tiranes Hysni Burgaj do te dilte ne televizion per te deklaruar arrestimin e tre shtetasve nga Burreli pak ore aktivitetit te PS-se ne 28 janar. Shtetasit Luan Rami 37 vjec Fatos Rami 29 vjec dhe Afrim Kica 33 vjec te tre lindur ne Burrel dhe me banim ne Tirane ishin vene ne pranga rreth ores 1230 te 28 janarit vetem pak ore para demonstrates homazh te thirrur nga PS. Sipas policise shtetasi Luan Rami e kishte kercenuar me sms Edi Ramen.


Por ne 16 shkurt gjykata e Apelit do te lironte te ndaluarin e pare dhe me pas u liruan edhe dy te tjeret.


Nga deklarimet e tyre nuk rezultoi asnje rrezik serioz ndaj arsyet e paralajmerimeve sidomos nga perfaqesia e huaj mbeten te panjohura. Shume i kane cilesuar ato si nje perpjekje te fundit per te anulluar demonstraten-homazh anullim i cili u kerkua me ngulm te pazakonte pas protestes se 21 janarit ku 4 qytetare u vrane nga Garda e Republikes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›