E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra, revista për kritikën e librit

Në Ditën Botërore të Librit, Departamenti i Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, organizoi një panair libri, dhe prezantoi revistën e re Letra. Ky botim i Departamentit, është e përkatërmuajshme kritike por jo e profilit shkencor, thekson kryeredaktorja e revistës, prof.asoc.dr. Dhurata Shehri. Një profil më divulgativ si ky, shpreson të vendosë një marrëdhënie të re të kritikës letrare me lexuesit. Promovimi i djeshëm u bë në një tryezë-debat ku përfaqësues të medias dhe profesorë të letërsisë e të përkthimit, ballafaquan veten për pak hapësirat dhe pak mundësitë që palët i kanë dhënë njëra-tjetrës për ti folur lexuesit mbi librin.

Letra është e ndërtuar me rubrikat klasike si intervista që në këtë numër të parë është realizuar me shkrimtarin Ismail Kadare, si e sheh ai rolin e kritikës; dosje kushtuar Milan Kunderës; recensione librash etj., të gjitha shkrime me autorë pedagogët e letërsisë. Letra është 92 faqe, kushton 300 lekë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›