Letra/Alternativa “Kollozi”, mundësia për të shpëtuar Vlorën nga braktisja permanente e bashkisë
Fushata per zgjedhjet e 8 Majit ka hyre ne rrjedhën e saj. Po shohim qe ne nisje te saj dy fytyra ne këtë ballafaqim elektoral ne te dy kampet e politikes. Ne kampin e pozites aktuale, “Aleanca per qytetarin”, kemi nje fushate te nje modeli europian. Kjo duket qarte tek modeli dhe platforma e z.Basha, e cila duhet përgëzuar dhe mbeshtetur nga te gjithe krahet e politikes, per kete fryme dhe vizion te ri.
Ne krahun opozitar kemi nje shfaqje te vjeter, e cila eshte e deshtuar dhe e izoluar, qe ne siglën e vet (e vetmja rruge), na kujton kohen me te erret te partisë se punes, kur partia ne pushtet deklaronte ne emer te popullit (lufte kunder imperializmit amerikan dhe revizionizmit modern). Kete ka bere Edi Rama me radikalizmin e tij prej dy vjetësh, nga bllokimi i parlamentit, te greva e gropës deri tek marrja e pushtetit me dhune me 21 Janar. Me te vetmin slogan te paramenduar shume herët, i cili per karrigen e tij dhe vetëm te tij, vazhdon te mbaje ne tension politik me qindra e mijera njerez me bindje apo pa bindje për te destabilizuar vendin, për te mbajtur nen tension politiken kombëtare. Ne nje kohe qe jemi ne prag zgjedhjesh administrative lokale, te cilat asnjëherë s’janë ne ekstreme politike për pushtet por gjithsesi ato mbeten per njerëzit dhe qytetaret zgjedhje administrative. Është përfolur shume se Vlora eshte bastion i majte: Kjo teori nuk ekziston, këtë Vlora e ka vertetuar ne mbeshtetjen qe ka dhene qe ne ndryshimet e para demokratike dhe ne vazhdimesi, jo me larg ne vitin 2005, Vlora u perfaqesua me dy deputete dhe në 2009 me 5 deputetë. Tani Vlora ka fatin se ka ardhur momenti ne kohen e duhur dhe njeriun e duhur qe ne qeverisjen vendore, te përshtatet më së miri, te drejtoje Bashkine Vlorë, politikani i ri dhe me vizion z.Ardi Kollozi, i cili duke iu përgjigjur ftesës se forces politike ku ai militon, ka filluar suksesshëm punen, dhe po shpalos alternativat, qe te kandidoje si kryetar bashkie ne qytetin tone, duke u vendosur ne shërbim te qytetit dhe te qytetarit (Te gjithë së bashku).
Po cilat jane sfidat ne kete gare konkurruese, epersite e tij morale dhe politike, ne raport me kundërshtarin e tij politik, ku ne shpresojme dhe besojme se do ballafaqohet më së miri, dhe fitues.
Mendoj si qytetar se me cilësinë e nje politikani te ri etik, me figure te qarte morale, me përkushtim dhe vizion, me përgjegjësi politike, përballë do te kete nje kryetar te vjeter, te dale mode, qe per 8 vite as me shume e as me pak nga paraardhesit e tij Dredha e Veizi, nuk ka bere asgje me teper... Perkundrazi, te pakten ne figuren morale dhe qytetare duhet te perfitoje nga ata. Me 2007, Gjika i premtoi Vlores ne ballafaqim me kandidatin Alimerko, se do te punonte per Vloren, do te luftonte varferine, do te luftonte korrupsionin etj etj. Kjo nuk u pa asnjehere. E kundërta: s’ka pasur asnjë interesim dhe vizion per te luftuar varferine. Me qindra qytetare ne Vlore ndiejne varferine ekstreme, kur rasti me konkret: Nje familje humbi dy femijet e vet nga braktisja qe i beri kryetari qytetareve te tij, duke i lene ne ate mjerim, derisa u flijuan ne gjendje tmerri ne nje barakë, qe vetem shtepi nuk ishte. Por jo vetem kaq, edhe derën, edhe zyren e shtetit, nuk ua hapi asnjehere per hallin dhe problemet e tyre. Sa per perkushtimin e tij per Vloren, ndershmerine e tij, luften ndaj korrupsionit, Vlora dhe vlonjatët e kane patur kohen e mjaftueshme dhe tani e dine mire te vlerësojnë, punen dhe ndershmerine e kryetarit Gjika. E verteta eshte se ish-Kryetari ne fakt ka luftuar varferine e disa te privilegjuarve te perhershem, te nje grupi njerezish qe mban rreth tij ne administrate dhe jashte saj, me interesa korruptive ne çdo qelizë te puneve te saj. Pikerisht per keto 1001 arsye, Vlora duhet te ndryshojë. Mos te mbahet peng e interesave te ngushta, te ketij grupi njerëzish qe e kane sunduar Vlorën per vite te tera, dhe e duan përjetësisht ne gjendje te turbullt dhe te pashpresë. Me nje korrupsion galopant, kur vlonjatet nuk dine se ku shkojnë taksat e tyre, por nje realitet shikojme se keto taksa nuk kane shkuar as per rruge, as infrastrukture as per kanalizime, ambiente çlodhjeje, kende sportive apo qofte te vetmin semafor qe nuk ekziston. Ngado qe te hedhësh syte te shohesh, Vloren veçse bukurise natyrore qe i ka falur Zoti, dora e njeriut qe drejton bashkine, e ka lene si ne mesjetë. Betonizimi qe ai i ka bere Vorës me leje ndërtimi, me afera korruptive, me 20% apo qindra milionëshe, me sekserë apo edhe aksionerë me firma ndertuese,qe ato tashme dihen nga qytetaret vlonjate qe me te drejte e quajnë feudali i ri i Vlores.
Me vjen mire te përmend emrin e nderuar te z.Kastriot Islami, i cili e ka cilesuar publikisht jo vetem dhelpër dhe i babëzitur, se kete Vlora e di, por si çakall dhe i pabese, me babezine dhe gjëmat qe i ka bere Vlorës. Ky zotëri ka kërkuar hapjen e dosjeve te Shpëtim Gjikës qe flenë ne gjykate dhe prokurori. Si qytetar, përsa thamë me lart, pasi jane 1001 te zeza jam i bindur, se Vlora ndërmjet kandidimit te politikanit te ri Ardian Kollozit, do te dije te beje ndryshimin përballe nje kandidati, qe ka braktisur Vloren, i cili ka shkelur mbi besimin e pritshëm te votuesve, duke e shpërdoruar keq atë. I vodhi kapitalin financiar qe te jep administrimi i nje qyteti, dhe interesave te planit qe ai perfaqeson. Ka harruar gjithçka te premtuar për qytetin dhe qytetarët. Dhe çfare i duhet me tej qytetareve te Vlores, telenovela e premtimeve te Shpëtim Gjikes, qe per hir te se vertetes, ka qene nje kryetar futbolli, dhe pse i duhet Vlores Gjika kur per dy mandate radhazi, kishte kohen e mjaftueshme te ndryshonte Vloren. Por ne fundin e tij, me pandershmerine e tij po leviz disa pllaka neper trotuare, ku nuk eshte vene dore prej 30 vjetësh. Kjo eshte nje farse dhe e papranueshme, nje mashtrim mbi te gjitha amoralitetet (nje fshat qe duket s’do kallauz). Nga kjo trashegimi e keqe e një Vlore te braktisur, Vlora rënkon nga mbreteria e betonizimit, ku i ka marre mushkërite qytetarit vlonjat, jo vetem token dhe detin, por edhe ajrin. Vlora rënkon nga nje kaos trafiku, jo më larg se 50m nga bashkia, ne lagjen Tophanë, nje lagje tradicionale e paster dhe me rruge, tani sot gjendet para nje kaosi makinash te linjave te fshatrave, qe i kane marre frymen ketij komuniteti. Lagjja Muradie para Varrezave te Dëshmoreve e njëjta situate; makina te parkuara edhe me nje rrethrrotullim, gjoja lulishte por që nuk ekziston. Lagjja Lirim dhe Partizani, lagje te vjetra tradicionale te lëna ne harresë, apo lagjja Karabash e njejta situate ne rruge dhe infrastrukture. Pa u futur ne zona te tjera te populluara pas viteve ‘90, qe pothuajse jane tërësisht te braktisura, s’po le pa përmendur, si qytetar vlonjat, rrugen Vlore-kombinat, trotuare te shkatërruara, pa vënë dorë prej 30 vjetësh, dhe asnje vizion, per kete qender te qytetareve vlonjatë. Pra perballe nje kandidati qe nuk ofron dot më shume veçse mashtrime dhe hipokrizi, zoti Kollozi vjen me profilin e nje politikani te ri, me përkushtim dhe me vizion.
Nje kryebashkiak i ardhshem ne sherbim te qytetarit. Ne kuptimin demokratik, kemi nje protagonist te politikes, Z. Kollozi qe i njeh mire rregullat e lojes dhe i respekton ato. Te majte dhe te djathte qofshin. Absolutisht asnjeherë, s’do te imitoje paraardhësin e tij, te godasë familje qytetare vlonjate siç ka bere z.Gjika ne shume raste, qe per bindje politike i ka shkatërruar, ekonomikisht ne menyre barbare. Ne kete rast si qytetar vlonjat, i them ketij krimineli te kuq dhe te babezitur dhe amoralitetit të tij (kur thote “mire jua bëra, mos na ç… b…), Koha jote ka perënduar….(Kjo është e vetmja rrugë). Kjo eshte fytyra e karakterit, abuzimi me pushtetin e ketij kryetari futbolli, qe ne fakt edhe ketu investimi, qe gjoja ben per klubin “Flamurtari”, jane taksat e taksapaguesve vlonjate, te cilet edhe ne kete rast jane te bindur se shperdorohen, abuzohet me to ne menyrat me te ndryshme.
Ndersa ne kuptimin administrativ, kemi nje kandidat te ri me nje vizion te shpalosur qarte nga Z.Kollozi, ne sherbim te Vlores dhe te qytetarit,ne nje strategji per ndryshim jo vetem per te korrigjuar gabimet e paraardhesit te tij, por per te implementuar politika vepruese ne sherbim te qytetit dhe te qytetarit. Per kete Vlora e ka besimin, tek Z.Kollozi. Ajo s’do te jete më e braktisur, por me moton (Te gjithe bashke per Vloren) “Vlora do të ndryshojë”.