E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Fitorja e Lulzim Bashës

05-05-2011 / Nga Matilda Gjoni

Ndoshta nuk do ta bëja publik këtë opinionin tim për Lulzim Bashën, kandidatin dhe fituesin më të mundshëm të bashkisë së kryeqytetit, nëse nuk do të shihja posterat dhe fushatën negativiste të rivalit të tij për një mandat të katërt dhe kreut të opozitës së shpërqëndruar, Edi Rama (Them të shpërqëndruar sepse nuk gjej grimcë të majtë në programin dhe propagandën e opozitës, por edhe më duket montimi më i keq i këtij koalicioni me Ngjelën, Kurtin (Kola), Ndokën, Zogajn, Koçin, Gjinushin e Paskalin). Kandidati i disahershëm i kryeqendrës shqiptare do të ishte sërish pretendues në Tiranë, nëse do të shpaloste çfarë ka bërë ai si kryebashkiak, çfarë do të ndryshojë në mandatin e ardhshëm, çfarë pengesa kishte pasur nga pushteti qendror apo pushtete të tjera dhe nuk do të sajonte një moto pa ngjyrë “kurrë më” duke identifikuar poshtërisht Berishën me Bashën. S’ka asnjë dyshim se Lulzim Basha është një ministër i përzgjedhur nga kryeministri aktual, por ai kurrsesi s’mund të identifikohet me të. Ish-titullari i dikasterit të Transporteve, të Jashtëm dhe të Brendshëm ka një karrierë brilante mes brezit të tij. Përpos tri ministrive të mësipërme, Basha ka qenë deputet i Legjislaturës XVII të Kuvendit të Shqipërisë, zëdhënës i zgjedhjeve më 2005-ën, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe i Kryesisë së PD-së, koordinator i KOP-it në PD, këshilltar special për Tranzicionin në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, Kosovë, zv. shef i kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë UNMIK, etj.
Pavarësisht se beteja e një ish ministri të trefishtë me një kandidat katërfishtë dhe me personin që ka qenë më shumë në pushtet në këto 20 vjet, nuk është e barabartë, (Edi Rama është njëheri edhe lideri i së majtës, një nga dy partitë kryesore në vend), Basha nuk është marrë asnjëherë me rivalin, por ka gjetur rrugën e dialogimit me njerëz të të gjitha shtresave. Në fushatën e tij nuk është angazhuar asnjë nga ish deputetët demokratë, cka jep edhe një mesazh të qartë se PD-ja e sheh këtë betejë zgjedhore thjesht si administrative dhe jo politike, të përgjithshme, siç janë rëndom zgjedhjet parlamentare.
Parë në këtë fokus, Lulzim Basha është më pranë fitores, jo vetëm si një domosdoshmëri për të pasur një ritëm të ri të reformave në pushtetin qendror dhe lokal, por edhe si një çlirim për vetë opozitën ku vetë flet, vetë vendos, vetë vulos: Edi Rama

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›