E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Nuk kemi nevoje per argumenta alibik ne rast humbjeje

Kryetari i opozites Edi Rama thote ne nje interviste per Zerin e Amerikes se krahas theksit politik kunder qeverise fushata e opozites ka ne permbajtjen e saj edhe projektet e modelet e zhvillimit qe ajo ka ofruar per qytetaret. Zoti Rama deklaron se opozita eshte pergatitur qe te shmange perpjekjet sipas tij per deformimin e votes nga ana e pozites ndersa shton se nje deklarim i tille nuk ka te beje me nje alibi te mundshme te rast humbjeje.

Zeri i Amerikes Zoti Rama doja ta nisja kete interviste nga pozicioni juaj si kryetar i Bashkise se Tiranes dhe si nje kandidat qe kerkon per here te katert mandatin. A mund te beni nje bilanc te shkurter te ketyre kater viteve te fundit sepse kundershtaret tuaj thone se po e spostoni politikisht fushaten pikerisht per te evituar nje bilanc te deshtuar sipas tyre ne bashkine e Tiranes ndersa edhe ne fushaten tuaj krahasimet i beni me fillimet e mandatit tuaj te pare

Edi Rama Ne ne kater vite kemi realizuar nje volum kolosal pune por sigurisht edhe jemi penguar ne disa pune te nje rendesie te vecante. Une sapo po vij nga prezantimi i nje projekti te realizuar te banesave sociale. Nje projekt qe jeteson nje model te ri te politikes se strehimit social nje model te integruar. Eshte nje projekt i realizuar por shtepite presin kur te clirohet Keshilli Bashkiak me nje vote per PS ne Tirane ne menyre qe ky keshill te marre ate vendim qe eshte bllokuar ne menyre shume cinike nga Saliu dhe Iliri. Pra cka thuhet sigurisht thuhet e eshte thene por cka eshte bere eshte aty ne driten e diellit dhe tregon qarte se ne jemi e vetmja rruge dhe se bashkia e Tiranes nuk eshte thjesht nje kryetar por eshte nje institucion i standarteve europiane eshte program zhvillimi i standarteve europiane dhe nje lidership qe do te konfirmohet me 8 maj.

Zeri i Amerikes Zoti Rama le te flasim per kater vitet e ardhshme. Ju keni prezantuar disa projekte te medha. Te para ne ekran ngjan nje Tirane e endrres gati futuriste. Kur do nisin keto projekte

Edi Rama Sikur une tu kisha prezantuar ne ekran 10 vite me pare Tiranen qe ne kemi sot jo vetem ju po kushdo do kish thene te njejten gje eshte nje Tirane e endrres eshte nje Tirane futuriste. Ja kjo eshte Tirana qe kemi sot dhe sot ne jemi ne gjendje ta shohim te ardhmen me shume me teper besim sepse skemi vetem kurajen per te enderruar por edhe proven qe i realizojme endrrat tona

Edi Rama Po konkretisht kur do nisin keto projekte. projekti i Tramvajit projekti i nje qendre te re apo projektet e tjera qe ju keni prazantuar

Projekti i Tramvajit ne kendveshtrimin tone ka nisur me masterplanin e transportit te integruar dhe transformimi rrenjesor i te gjithe flotes se autobuseve dhe korsite e dedikuara jane pjese e ketij masterplani e sigurisht me radhe gjerat shkojne drejt fillimit te projektit te TRAM TIRANA. Ashtu sikunder edhe projektet e tjera jane pjese e programit tone te zhvillimit te qendrueshem nje program qe shtrihet ne horizontin e 10 viteve por te cilin ne mund  dhe do ta pershpejtojme sepse ne kete mandat te ri qe nis ka nje hark kohor qe perfshin me shume heret se sa vone edhe ndryshimin  e qeverise kombetare qendrore e ne kete menyre ne do te bejme te mundur ne Tirane dhe gjithe Shqiperine gjera qe sot duken po aq te pamundura sa cdukej transformimi i Tiranes dje.

Zeri i Amerikes Zoti Rama ju dje firmoset Paktin Qytetar. Vura re se perfshinte premtime qe nuk i perkasin vetem nje pushteti vendor apo hapjen e 300 mije vende pune. Kujtoj se ne 2009 ju gati ironizonit premtimin e se dhjathtes per 160 mije vende pune si do i hapni ju 300 mije vende pune

Edi Rama Une nuk e kam ironizuar une thjesht e kam bere te qarte se ata nuk mund te hapin vende pune ata me politiken e tyre qorre te shpenzimeve e shperdorimeve kuturru pa vizion pa nje program zhvillimi te qendrueshem pa masterplane te integruara ne nje rruge te qarte per Shqiperine vetem mund ta thellonin sic e thelluan krizen madje futen brenda edhe nje element qe eshte nje element i ri dramatik grabitjen e votes per te grabitur Shqiperine. Ndersa pakti qytetar eshte nje angazhim politik i nje force te madhe politike sic eshte Partia socialiste dhe i imi personalisht jo thjesht si nje kryetar Bashkie por edhe si kryetar i PS qe perfshin harkun e kater viteve ku sigurisht ka angazhime te cilat nuk jane drejtperdrejt te lidhura me cka mund te beje qeverisja vendore por e perseris flasim per nje hark kater vjecar dhe ne nderkohe ne do te fillojme intensivisht te kerkojme realizimin e atyre angazhimeve si opozite duke kembengulur ne te pakten pergjysmimin e TVSH per ushqimin baze  dhe heqjen e TVSh per ilacet gje qe do te sjelle nje ulje te konsiderueshme te cmimeve per ushqimet baze per familjet e zakonshme dhe qe ne menyren me absolute ne do ta realizojme qe ne momentin e pare kur te marrim nga qytetaret  mandatin per te qeverisur Shqiperine. Ashtu sikunder ka ne Paktin Qytetar angazhime te bazuara ne modelin tone te zhvillimit te qendrueshem ne Tirane ku ne flasim per punesim permes nxitjes se formimit profesional te te rinjve dhe te rejave dhe kreditimit te tyre per hapjen e nje biznesi ne flasim per nje program qe e kemi eksperimentuar me sukses ne Tirane por qe me eksperiencen e krijuar dhe sigurisht me mundesite e shumefishuara qe do te na jape ne kater vite te pasurit e nderit dhe sigurisht detyrimit per te qeverisur Shqiperine ne do ta kthejme ne nje model teresor ne te gjithe territorin per punesimin. Gje qe nga ana tjeter nenkupton se ne jemi shume te ndryshem nga kundershtaret tane qe bejne lista premtimesh bazuar ne nevojat dhe deshirat e njerezve nderkohe qe ne flasim me argumenta zhvillimi  bazuar ne nje vizion te qarte dhe ne nje program te shkruar.

Zeri i Amerikes Zoti Rama ne keto zgjedhje ju serish keni vene nje bast te madh me veten me karrieren tuaj me te ardhmen tuaj politike. Cila do te ishte per partine socialiste fitore me 8 Maj

Edi Rama Une nuk kam vene asnje bast. Une jam natyrshem ne detyrimin tim per te udhehequr drejt fitores partine me te madhe ne vend dhe une ju garantoj se PS i ka fituar zgjedhjet e 8 Majit dhe vetem deformimi i tyre mund te cenoje fitoren tone. Nga ana tjeter ne kemi bere pergatitjet me serioze per te shmangur deformimet.

Zeri i Amerikes Jeni te sigurt se nuk do e perdorni si argument ne rast te nje humbjeje

Edi Rama Ne nuk kemi nevoje per argumenta alibik ne rast humbjeje. Humbja jone e qershorit 2009 ishte humbje ne nje rezultat te deformuar dhe jo ne kutite e votimit dhe provat e nxjerra ne drite kohet e fundit te nje sere kutish me materialet zgjedhore treguan ne menyre rrenqethese se ne qershor te 2009 Shqiperia u vodh ne voten e saj dhe se shqiptaret sot nuk qeverisen nga ata qe kane zgjedhur po nga ata qe nuk i kane lene te zgjedhin.

Zeri i Amerikes Nje pyetje te fundit zoti Rama. Duket se ju e keni ndertuar kete fushate duke sulmuar qeverine dhe kryeministrin Sali Berisha e duke kerkuar me shume nje vote kunder kesaj qeverie se sa nje vote per opoziten per partine socialiste...

Edi Rama Kjo mund te duket por nuk eshte e vertete. Ne kemi ndertuar nje fushate te ndertuar ne dy plane qe jane edhe dy drejtime orientuese per cdo qytetar qe kerkon te clirohet nga kthetrat e papunesise varferise padrejtesise dhe qe sigurisht enderron nje Shqiperi te paster te pasur jo vetem per oborrin e pushtetit por per te gjithe shqiptaret. Nje Shqiperi qe shkon perpara si atdheu i sigurt i secilit ku lirite dhe te drejtat jane te garantuara. Dhe ne kete sens ne kemi thene Kurre me Saliut sepse kurre me nuk duhet te kete paudhesi si ato qe shohim cdo dite deri te kercenimet e turpshme te mesuesve per ti dekurajuar ne procesin e votimit apo ata qe votojne per here te pare per ti manipuluar ne hapin e tyre te pare ne rrugen e pjesmarrjes ne jeten demokratike.

Nga ana tjeter kemi ekspozuar ne Tirane ne Durres ne Elbasan ne Korce ne Fier ne vlore kudo ku kemi qeverisur ate cka kemi bere e ate cka do te bejme. Dhe eshte shume interesant fakti se nderkohe qe ne kemi nje model per te ofruar nuk ka model te persosur ka modele qe mund te persosen apo modele qe duhen zhbere sic eshte modeli I kundershtareve tane modeli I Saliut qe nuk tregon dot sot nje qytet apo nje komune ku mund te shohim se cfare kupton ai me plane me zhvillim me mireqenie me urbanistike e keshtu me radhe. Sepse kudo ku Saliu ka qeverisur ne nivelin vendor kemi nje katrahure urbane sociale dhe padyshim edhe ekonomike. Modeli yne dhe programet tona jane nje garanci per nje vijim ne te vetmen rruge qe kane shqiptaret sot.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›