E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Shpërthimi historik në Qafën e Krrabës

05-05-2011 / Nga Auror Destrani

Në javën e fundit  të fushatës për zgjedhjen e organeve të pushtetit vendor, vihet re sesi në takimet madhështore të Aleancës për Qytetarin, u tretën larg si pluhur i zi, shpifjet zinxhir të Ramës, Ballës, Braçes, Dokles, Ruçit, Majkos etj. Sëbashku me to edhe parashikimet dashakeqëse të kasandrave, si Sadedin Çeliku me shokë, për katastrofa atmosferike, ndotje detrash nga një central elektrik me naftë, apo nga një tec modern në bregdet, dëmtim shkëmbinjsh nga centralet elektrike me erë dhe përmbytje biblike nga hidrocentralet e ndriçmit të vendit, jug–veri. Madje Çeliku me sytë e mendjes së turbulluar, ato që ndodhin në Mal të Zi, Serbi e gjetiu i mbart  edhe në tokat e kombit  tonë, Shqipëri-Kosovë dhe shkruan për humbje shansesh, siç janë një korridor e gazsjellës fantazmë rusësh, lindje-perëndim, pakësim popullate nga regjistrimet e zakonshme, rreziqe për pushtime a humbje territoresh e ujërash, madje edhe qytetesh si Korça, Gjirokastra e Himara, nga helenët, latinët, apo sllavët, sikur të ishim kthyer në kohëra iliriane. Çeliku nga ish-zv.ministër transporti është khyer në diplomat e informator që di edhe sekretet më të mëdha të shtetit e bisedimet diplomatike me fqinjët. Përfundimisht e shohim, hidrolog, ekologjist, etnograf, gjuhëtar, ekonomist, jurist, prokuror, publicist  të vonuar dhe politikan komunist.
Kasandrat si Çeliku me shokë, heshtin si guri, për anëtarësimin në NATO, për heqjen e vizave e lëvizjen e lirë, heshtin për aeroportin modern “Nënë Tereza”, për Rrugën e Bashkimit të Kombit, urat madhështore e tunelin plot dritë, për Rrugën e Arbërit, Koridorin e jugut, për fillimin e punimeve të Unazës së madhe të Tiranës, për rrugën historike Tiranë-Elbasan, me vlerat e Koridorit 8, Lindje-Perëndim. Heshtin për projektet e punësimit të Lulzim Bashës në Tiranë, të Ferdinand Xhaferajt në Durrës, siç janë ndërtimi i nyjeve të rëndësishme  të transportit, projektet e Lorenc Lukës në Shkodër, Ardian Kollozit në Vlorë, të Andrea Manos në Korçë, Durim Hushit në Elbasan, Ilir Deçollit në Berat, për prodhimin, turizmin, ullishtat e vreshtarinë. Kasandrat heshtin për ndriçimin e djeshëm e të sotëm nga Shkodra e Kukësi në Gjirokastër, për gazsjellësin e nesërm, lindje-perëndim, për shtimin e eksporteve, uljen e taksave, rritjen e pagave etj. 
  Sadedin Çeliku me shokë, duhet të dëgjojë edhe zërin e së vërtetës së bukur, larg çdo shpirtligësie, sesi Elbasani me Tiranën do të lidhen me anën e një rruge me tunele që do të përshkojnë Kërrabën e për 20 minuta të gjendesh në kryeqytet. Madje në Tiranë, do të arrijë më parë një makinë e nisur nga Elbasani, sesa një automjet që përshkon rrugën e Tiranës së Re. Jo vetëm kaq. Sipas Berishës, ”Autostrada Tiranë Elbasan me tunelin e Kërrabës përbën pas Rrugës së Kombit veprën e dytë më të madhe në historinë e kombit. Kjo autostradë shkurton me 50 minuta distancen e Tiranës me Elbasanin dhe përgjysmon, edhe distancën me qytetet e tjera. Me kete rrugë, Tirana, Elbasani dhe Durrësi shndërrohen në një treg të përbashkët.” Por  S. Çeliku i partisë trashgimtare, na shkruan: “Do desha të apeloj si qytetar i këtij vendi që duke marrë shkas nga këto ngjarje dhe ato që kemi kaluar, të inkurajojmë çdo veprim qytetar dhe çdo shërbim që lidhet me mbrojtjen e identitetit kombëtar, gjuhës, kulturës dhe gjithçka të mirë që kanë prodhuar etërit tanë”. Ish zv/ministri i transportit, që sheh ëndrra mbrapsht, në vend që të provokojë qytetarët e ndershëm e punëdashës me apele sipas ideve të etërve komunistë, të na flasë se cilat kanë qenë projektet dhe arritjet e tij, si ndihmës i ministrit. Nga shkrimet politike e aspak teknike, mesa kuptohet projektet e tij paskan mbetur në sirtar dhe kur kalon nëpër rrugët e urat e reja e përmes tunelit të Kalimashit, siç duket përdor syze të forta dielli. Do të bënte mirë që studimet politike, albanologjike e demografike, tua lërë specialistëve dhe si qytetar i këtij vendi, të shoh e të shkruaj për ndotjen jashtë çdo norme të kryeqytetit tonë, të denoncojë për grabitjen e qytetarëve nga Bashkia e Edi Ramës, që me ngërdheshje premton një mal me gënjeshtra e mashtrime.
Gjëmimi nga shpërthimi historik në Qafë Kërrabë, me jehonën në tërë Shqipërinë paralajmëron ngadhnjimin më 8 maj të Aleancës për Qytetarin. Zoti e bekoftë Shqipërinë!  

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›